Historia Klasa 11; Shtepia Botuese FILARA
- Përshkrimi
- Kurrikula
- Vlerësimi
TEMATIKA I PARAHISTORIA DHE ANTIKITETI NË TERRITORET SHQIPTARE
• Identifikon ekzistencën e kulturave parahistorike dhe avancimin e këtyre kulturave.
• Gjykon ndryshimet që solli lindja e bujqësisë dhe zbulimi i metaleve në jetën e njeriu.
• Dallon tezat e ndryshme për etnogjenezën e ilirëve.
• Dallon tiparet e qytetërimit ilir.
• Gjykon rolin që luajtën kolonitë greke në shkëmbimin kulturor ndërmjet dy qytetërimeve.
• Vlerëson kontributin e mbretërive ilire dhe drejtuesve të tyre në zhvillimin e qytetërimit ilir.
• Shpjegon format kryesore të organizimit politik, ekonomik dhe shoqëror të shtetit të Epirit.
• Shpjegon tiparet kryesore të organizimit politik, ekonomik dhe shoqëror të mbretërisë dardane.
• Gjykon mbi ndryshimet që pësoi jeta dhe kultura ilire gjatë sundimit romak.
TEMATIKA I KONCEPTE DHE TERMA PËR T’U KUPTUAR
Parahistori, paleolit, neolit, eneolit, bronz; matriarkat, patriarkat, etnogjenezë, ilir; mbretëri, paganizëm, autokton, barbar, tuma, urna, terrakota, federata fisnore, palafite, bazileu, shtet federativ, lidhje molose, aleanca epirote, provincë, kolonë, koloni helene.
TEMATIKA II. TERRITORET SHQIPTARE NË MESJETË
• Shqyrton të dhënat arkeologjike dhe historike që tregojnë vazhdimësinë ilire-arbërore.
• Gjykon për pasojat e dyndjeve sllave në Ballkan dhe territoret shqiptare.
• Dallon ndryshimet që pësuan territoret shqiptare në Perandorinë Bizantine.
• Përshkruan tiparet kryesore të organizimit politik e shoqëror të Principatës së Arbrit.
• Përcakton karakteristikat e qytetit dhe fshatit mesjetar arbëror dhe përshkruan mënyrat e jetesës në to.
• Përcakton në hartë shtrirjen e principatave Arbërore (shek. XIV-XV).
• Tregon disa nga aspektet e zhvillimit të artit, kulturës, letërsisë dhe arsimit në Arbërinë mesjetare.
• Përcakton kushtet e përhapjes dhe organizimit të besimit të krishterë në Arbërinë mesjetare.
TEMATIKA II KONCEPTE DHE TERMA PËR T’U KUPTUAR
Arbër, asimilim, sllavë, principatë, kodikë, prona, bashtina, statut, kultura e Komanit, vasalitet, sundim dinastik, epitaf, ikonë, despot, despotat, korporatë, metropol i Ilirikut, toponimi.
TEMATIKA III. SHQIPTARËT NË FUNDIN E SHEK.XIV DERI NË FILLIMIN E SHEK.XX
• Dallon momentet kryesore të qëndrimit të klasës feudale shqiptare dhe ballkanike ndaj sulmeve të para osmane.
• Shpjegon momentet kryesore të jetës dhe veprimtarisë së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
• Vlerëson rëndësinë historike të periudhës së Skënderbeut.
• Analizon zhvillimin ekonomik e shoqëror të qyteteve shqiptare në shek. XVII-XVIII dhe faktorët që ndikuan në përhapjen • e islamizmit në tokat shqiptare.
• Tregon rrugën e formimit të pashallëqeve (Shkodrës, Janinës).
• Përshkruan zhvillimin e artit, kulturës, arkitekturës, arsimit dhe fesë gjatë kësaj periudhe.
• Dallon kushtet historike të lindjes së Rilindjes Kombëtare.
• Vlerëson programin e Rilindjes Kombëtare, platformën dhe organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, momentet kyçe
• të lëvizjes kulturore-arsimore.
• Dallon rëndësinë e mësonjëtores së Korçës, Kongresit të Manastirit dhe atë të Elbasanit.
• Shpjegon veçoritë e kryengritjeve antiosmane gjatë viteve 1911-1912.
• Analizon evolucionin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
TEMATIKA III KONCEPTE DHE TERMA PËR T’U KUPTUAR
Koalicion, antiosman, territore vasale, besëlidhje, ferman, sanxhak bej, haraç, vasalitet, diplomaci, aleanca, timar, spahinj, raja, esnafë, elbjet, vilajet, ejalet, sanxhakë, nahije, kaza, pashallëk, sheriat, kanunare, venome, statut, vezir, islamizim, divani, vali, kleri, pashë, islamizim, lëvizje kombëtare, Rilindje Kombëtare, nacionalizëm, ideologji, Kanuni i Lidhjes së Prizrenit, Traktati i Shën Stefanit, Kongresi i Berlinit, diasporë, autonomi, pavarësi.
TEMATIKA IV. SFIDAT E SHTETIT TË PAVARUR SHQIPTAR 1912 – 1939
• Përshkruan veprimtarinë e qeverisë së përkohshme të Vlorës.
• Analizon vendimet e Konferencës së Ambasadorëve Londër për statusin, kufijtë dhe organizimin shtetit shteti shqiptar.
• Shpjegon rrethanat e ardhjes së princ Vidit në krye të shtetit shqiptar.
• Përcakton në hartë ndarjen e territorit të Shqipërisë në zona pushtimi gjatë Luftës së Parë Botërore.
• Përshkruan dhe gjykon qëndrimin e Fuqive të Mëdha ndaj çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris.
• Analizon vendimet e Kongresit të Lushnjës, duke veçuar rëndësinë e tyre.
• Dallon lindjen e parlamentarizmit në Shqipëri gjatë viteve 1920-1924.
• Shpjegon veprimtarinë e grupimeve kryesore politike gjatë viteve 1921-1924.
• Shpjegon përpjekjet e presidentit Ahmet Zogu për stabilizimin e situatës ekonomike dhe politike në Shqipëri.
• Përcakton drejtimet kryesore të politikës së jashtme të shtetit shqiptar.
TEMATIKA IV KONCEPTE DHE TERMA PËR T’U KUPTUAR
Qeveri kombëtare, status ndërkombëtar, administrim ndërkombëtar, KNK, lëvizja vorio-epirote, asnjanësi, zona pushtimi, traktati i fshehtë i Londrës, statut, vetëvendosje, parlamentarizëm, paktet e Tiranës, grupime/parti politike, republikë, monarki, senat, opozitë, reforma europianizuese, statut, kod civil, kod tregtar, kod penal, autoritarizëm, centralizim, stabilitet.
TEMATIKA V. SHQIPTARËT DHE LUFTA E DYTË BOTËRORE 1939 – 1944
• Shpjegon procesin e vendosjes së administratës italiane të pushtimit në Shqipëri.
• Analizon tiparet e regjimit fashist italian në Shqipëri.
• Përshkruan format e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtuesve italianë.
• Analizon qëndrimet dhe programet e grupimeve kryesore politike jo fashiste në Shqipëri.
• Shpjegon mënyrën e administrimit të Shqipërisë gjatë pushtimit gjerman.
• Përshkruan qëndrimin e grupimeve të ndryshme politike jo fashiste ndaj pushtuesit gjerman.
• Diskuton mbi rolin dhe qëndrimin e misioneve të huaja që vepruan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shpjegon pasojat e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
• Vlerëson qëndresën e armatosur të shqiptarëve gjatë Luftës II Botërore dhe të rënët në luftë.
TEMATIKA V KONCEPTE DHE TERMA PËR T’U KUPTUAR
Bashkim personal, Asamble Kushtetuese, rezistencë, administratë pushtimi, Konferenca e Pezës, aleatë, mision ushtarak, Konferenca e Mukjes, Front Nacionalçlirimtar, Balli Kombëtar, Legaliteti, lëvizje nacionalçlrimtare, luftë civile, çlirim, dëme lufte, dëshmorë, qeveri kolaboracioniste, Dekalogu, Këshilli i Lartë i Rregjencës, Këshill Kombëtar
TEMATIKA VI. SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT KOMUNIST 1945 – 1990
• Dallon masat ekonomike dhe politike që mori regjimi komunist në Shqipëri gjatë viteve 1944-1948 duke gjykuar mbi pasojat e tyre.
• Shpjegon tiparet e qëndresës së forcave demokratike dhe antikomuniste ndaj regjimit komunist në Shqipëri.
• Dallon dhunën e ushtruar nga organet shtetërore ndaj opozitës demokratike dhe antikomuniste.
• Përcakton diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave si tipar kryesore ideologjik të regjimit komunist.
• Shpjegon politikat ekonomike të shtetit shqiptar duke evidentuar shtetëzimin, centralizimin, planifikimin, industrializimin dhe kolektivizimin e bujqësisë si tiparet kryesore të saj.
• Gjykon mbi pasojat që patën politikat ekonomike në jetën e shqiptarëve.
• Dallon ideologjizimin e arsimit, artit dhe kulturës shqiptare si pjesë të procesit të krijimit të “njeriut të ri”.
• Shpjegon pasojat që pati lufta e klasave dhe shkelja e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist.
• Liston format dhe metodat e ushtrimit të represionit nga shteti i diktaturës së proletariatit.
• Shpjegon pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris.
• Tregon drejtimet kryesore të politikës së jashtme të shtetit shqiptar.
• Përshkruan veçoritë e marrëdhënieve ndërshtetërore Shqipëri-Jugosllavi duke evidentuar faktorët që çuan në prishjen e këtyre marrëdhënieve dhe pasojat.
• Shpjegon shkaqet e orientimit të ri politik të qeverisë shqiptare drejt BRSS pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë.
• Përshkruan marrëdhëniet me BRSS pas ardhjes së Hrushovit në krye të shtetit sovjetik.
• Dallon faktorët që çuan në prishjen e marrëdhënieve me BRSS-në dhe pasojat.
• Shpjegon shkaqet e orientimit të ri politik të qeverisë shqiptare drejt Republikës Popullore të Kinës.
• Shpjegon tiparet e marrëdhënieve të qeverisë shqiptare me Kinën dhe ndikimin e tyre në shoqërinë shqiptare.
• Shpjegon shkaqet që çuan në prishjen e këtyre marrëdhënieve dhe pasojat e tyre.
• Përcakton veçoritë e politikës së qeverisë komuniste shqiptare, të cilat çuan në izolimin e plotë ndërkombëtar të vendit.
• Dallon arsyet që çuan në krizën ekonomike dhe politike të shoqërisë shqiptare në gjysmën e dytë të viteve ’80.
• Identifikon disa nga tiparet e krizës ekomomike dhe përpjekjet e drejtuesve komunistë për të lehtësuar gjendjen.
• Përshkruan disa nga momentet kryesore të shprehjes së pakënaqësisë popullore kundër diktaturës komuniste.
• Përshkruan gjendjen ekonomike, politike dhe qëndresën e shqiptarëve në Jugosllavi 1945-1968.
• Vlerëson Kushtetutën e vitit 1974 për Kosovën.
• Përshkruan rrugën e rivendosjes se autoritetit serb në Kosovë dhe pasojat e tij në pozitën e popullsisë shqiptare në Jugosllavi.
• Shqyrton aspekte të jetës së përditshme në Kosovë.
TEMATIKA VI KONCEPTE DHE TERMA PËR T’U KUPTUAR
Diktaturë e proletariatit, grupi i deputeteve, pozitë, kryengritje antikomuniste, parti-shtet, kulakë,
shtetëzim, ekonomi e centralizuar, luftë klasash, sigurimi i shtetit, gjykatë popullore, republikë popullore, asamble kushtetuese, reforma agrare, KNER, Traktati i Varshavës, bllok i vendeve socialiste, revizionizëm, imperializëm, superfuqi, kolektivizim, industrializim, pronë shtetërore dhe kooperativiste, kult i individit, propagandë, disident, ekonomi e centralizuar dhe e planifikuar, bllokadë ekonomike, vetizolim, shkelje e të drejtave themelore të njeriut, kamp internimi, emancipim i gruas, ateizëm, ideologjizimi komunist.
TEMATIKA VII. RËNIA E REGJIMIT KOMUNIST. FITORJA E DEMOKRACISË
• Përshkruan manifestimet e pakënaqësisë popullore që kulmuan me Lëvizjen e Studentore të Dhjetorit
1990. Përshkruan rrugën që çoi në vendosjen e pluralizmit politik dhe ndërrimin e pushteteve në
Shqipëri (1991-1992).
• Përshkruan veçoritë e sistemit të ri politik ekonomik e shoqëror.
• Dallon aspekte të globalizimit në jetën e përditshme në Shqipëri.
• Tregon sfidat e shtetit shqiptar në rrugën e integrimit euro-atlantik.
• Shpjegon faktorët që ndikuan në procesin e pavarësimit dhe të integrimit euro-atlantik të Kosovës.
• Vlerëson rolin që luajtën ndërkombëtarët në këtë proces.
• Vlerëson rëndësinë që pati shpallja e pavarësisë për Kosovën.
TEMATIKA VII KONCEPTE DHE TERMA PËR T’U KUPTUAR
Kriza e regjimit komunist, demokraci, pluralizëm, fushatë elektorale, zgjedhje të lira, liri e shtypit, ekonomi e lirë e tregut, barazi para ligjit, tranzicion, integrimi euroatlantik, NATO, BE, marrëveshje stabilizim- asocimi, Pavarësia e Kosovës, administrim ndërkombëtar, UÇK, KFOR
-
1Tema 1 Mësimi 1: Gjurmë të parahistorisë në territoret shqiptarePamje paraprake 10:17
Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu:
Lexoni në libër Historia 11 Tema 1 Mësimi 1
FJALË KYÇ
Shpjegoni fjalët kyç: Parahistori, Xarë, Kryegjatë, Dajt, Gajtan.PËRGJIGJUNI
1. Cilat janë kulturat parahistorike në trojet historike shqiptare?
2. Si u zhvilluan ato?
3. Cilat janë veçoritë e organizimit shoqëror në parahistori?
4. Cilat janë shkaqet dhe pasojat e ndryshimit të shoqërisë në parahistori?
5. Si u bë kalimi nga epoka e gurit në atë të metaleve?
6. Cila është rëndësia e ndryshimeve që solli lindja e bujqësisë dhe zbulimi i metaleve në jetën e njeriut?MENDONI NË MËNYRË KRITIKE
1. Vëreni hartën. Gjeni në Hartën arkeologjike të Shqipërisë, fq. 7, qendrat e banuara parahistorike.
Formuloni përfundimet tuaja.2. Vëreni fotot. Çfarë mësimi përcjellin për ju? Formuloni opinionin tuaj.
3. Lexoni pohimin. Meqenëse, kemi të bëjmë me banorë ende të paidentifikuar si popuj të caktuar, banorët që jetonin në jug-perëndim të gadishullit ballkanik janë njohur më vonë, nga burime të shkruara greke, me emrin e përbashkët pellazgë. Formuloni përfundimet tuaja.
KËRKONI INFORMACION
A ka gjurmë të parahistorisë në vendbanimin tuaj?
Gjetjet tuaja diskutojini në klasë. -
2Tema 1 Mësimi 2: Ilirët, prejardhja dhe shtrirja e tyrePamje paraprake 7:47
-
3Tema 1 Mësimi 3: Marrëdhëniet e ilirëve me grekëtPamje paraprake 6:21
-
4Tema 1 Mësimi 4 Organizimi ekonomik dhe shoqeror i ilirëvePamje paraprake 10:24
-
5Tema 1 Mësimi 5: Organizimi ekonomik dhe shoqëror i ilirëvePamje paraprake 11:46
-
6Tema 1 Mësimi 6: Shteti i EpiritPamje paraprake 12:18
-
7Tema 1 Mësimi 7: Mbretëria DardanePamje paraprake 12:59
-
8Tema 1 Mësimi 8: Iliria nën Perandorinë RomakePamje paraprake 6:24
-
9Tema 1 Mësimi 9: Ndikimi romak në IliriPamje paraprake 5:11
-
10Tema 2 Mësimi 1: Mesjeta e hershme arbërore, vazhdimësia etno kulturore shek V XPamje paraprake 8:31
-
11Tema 2 Mësimi 2: Arbëria mes Bizantit dhe PerëndimitPamje paraprake 7:18
-
12Tema 2 Mësimi 3: Krijimi i principatës së ArbritPamje paraprake 5:11
-
13Tema 2 Mësimi 4: Ekonomia dhe shoqëria në qytetin dhe fshatin mesjetar arbërorPamje paraprake 9:54
-
14Tema 2 Mësimi 5: Organizmi politik në Arbërinë e shek XIV XVPamje paraprake 9:40
-
15Tema 2 Mësimi 6: Arti, kultura, besimi, letërsia dhe arsimi në Arbërinë mesjetarePamje paraprake 8:04
-
16Tema 3 Mësimi 1: Ardhja e osmanëve në BallkanPamje paraprake 9:18
-
17Tema 3 Mësimi 2: Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Besëlidhja e LezhësPamje paraprake 8:31
-
18Tema 3 Mësimi 3: Qëndresa e shqiptarëve kundër osmanëvePamje paraprake 6:54
-
19Tema 3 Mësimi 4: Territoret shqiptare gjatë sundimit osman shek XVI shek XVIIIPamje paraprake 9:07
-
20Tema 3 Mësimi 5: Pashallëku i Shkodrës 1757 1831Pamje paraprake 9:32
-
21Tema 3 Mësimi 6: Pashallëku i JaninësPamje paraprake 9:07
-
22Tema 3 Mësimi 7: Rilindja Kombëtare ShqiptarePamje paraprake 6:14
-
23Tema 3 Mësimi 8: Shqiptarët gjatë periudhës së TanzimatitPamje paraprake 5:28
-
24Tema 3 Mësimi 9: Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e sajPamje paraprake 5:20
-
25Tema 3 Mësimi 10: Përpjekjet e shqiptarëve për gjuhëPamje paraprake 4:36
-
26Tema 3 Mësimi11: Xhonturqit dhe shqiptarët 1908-1912Pamje paraprake 7:30
-
27Tema 3 Mësimi 12: Kuvendi i Vlorës dhe shpallja e PavarësisëPamje paraprake 5:27
-
28Tema 4 Mësimi 1: Qeveria e Përkohshme e VlorësPamje paraprake 6:53
-
29Tema 4 Mësimi 2: Konferenca e Ambasadorëve të Londrës 1912Pamje paraprake 10:45
-
30Tema 4 Mësimi 3: Shqipëria nën qeverisjen e princ Vilhelm ViditPamje paraprake 6:53
-
31Tema 4 Mësimi 4: Shqipëria gjatë Luftës I BotërorePamje paraprake 7:56
-
32Tema 4 Mësimi 5: Shqiptarët e Kosovës, ÇamërisëPamje paraprake 8:14
-
33Tema 4 Mësimi 6: Çështja Shqiptare në Konferencën e PaqesPamje paraprake 8:12
-
34Tema 4 Mësimi 7: Shteti shqiptar gjatë viteve 1921-1924Pamje paraprake 8:50
-
35Tema 4 Mësimi 8: Republika Shqiptare 1925-1928Pamje paraprake 10:03
-
36Tema 4 Mësimi 9: Monarkia Shqiptare 1928-1939Pamje paraprake 9:45
-
37Tema 4 Mësimi 10: Lëvizjet politike 1925-1939Pamje paraprake 9:12
-
38Tema 5 Mësimi 1: Shqipëria nën pushtimin e Italisë së MusolinitPamje paraprake 10:02
-
39Tema 5 Mësimi 2: Shqipëria nën pushtimin gjerman shtator 1943-nëntor 1944Pamje paraprake 6:58
-
40Tema 5 Mësimi 3: Rezistenca shqiptare kundër pushtuesvePamje paraprake 9:49
-
41Tema 5 Mësimi 4: Pasojat e Luftës II Botërore për ShqipërinëPamje paraprake 6:45
-
42Tema 6 Mësimi 1: Vendosja e regjimit komunist në ShqipëriPamje paraprake 11:16
-
43Tema 6 Mësimi 2: Kundërshtimi i regjimit komunistPamje paraprake 16:30
-
44Tema 6 Mësimi 3: Shteti totalitar merr në dorë drejtimin e ekonomisëPamje paraprake 11:07
-
45Tema 6 Mësimi 4: Transformime të thella ekonomikePamje paraprake 8:52
-
46Tema 6 Mësimi 5: Arsimi dhe kultura në Shqipëri në vitet 1945-1990Pamje paraprake 12:30
-
47Tema 6 Mësimi 6: Lëvizjet revolucionare të rinisëPamje paraprake 12:46
-
48Tema 6 Mësimi 7: Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë në vitet 1944-1948Pamje paraprake 14:31
-
49Tema 6 Mësimi 8: Marrëdhëniet e Shqipërisë me Vendet e Lindjes 1948-1978Pamje paraprake 17:17
-
50Tema 6 Mësimi 9: Tipare të represionit komunist gjatë viteve 1945-1990Pamje paraprake 12:36
-
51Tema 6 Mësimi 10: Kriza e regjimit komunist në vitet ‘80Pamje paraprake 8:42
-
52Tema 6 Mësimi 11: Shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1945-1990Pamje paraprake 17:11
-
53Tema 7 Mësimi 1: Lëvizja studentore e dhjetoritPamje paraprake 9:44
-
54Tema 7 Mësimi 2: Shqipëria gjatë tranzicionit për në demokraci 1990-2013Pamje paraprake 12:49
-
55Tema 7 Mësimi 3: Proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë 1990-2013Pamje paraprake 10:20
-
56Tema 7 Mësimi 4: Rruga e Kosovës për pavarësiPamje paraprake 10:24