Keni Pyetje?
Mesazhi u dërgua. Mbylle

Filozofia Klasa 11

Metoda e studimit të filozofisë 1. Hartimi i kronologjisë kohore. 2. Klasifikimi i ideve, sipas periudhave historike. 3. Njohja e kushteve social-kulturore, ku u zhvilluan idetë. 4. Klasifikimi i ideve në rryma filozofike, sipas veçorive kryesore të tyre. 5. Njohja e evoluimit të mendimit filozofik. Studimi i kontributit të filozofëve të veçantë. Objekti i studimit: […]

909 studentët u regjistruan

Metoda e studimit të filozofisë

1. Hartimi i kronologjisë kohore.

2. Klasifikimi i ideve, sipas periudhave historike.

3. Njohja e kushteve social-kulturore, ku u zhvilluan idetë.

4. Klasifikimi i ideve në rryma filozofike, sipas veçorive kryesore të tyre.

5. Njohja e evoluimit të mendimit filozofik. Studimi i kontributit të filozofëve të veçantë.

Objekti i studimit:

1. Studiohen konceptet filozofike, termat dhe nocionet.

2. Studiohen filozofët, idetë dhe historia e mendimit filozofik.

Filozofia është produkt njerëzor i çdo filozofi, i cili i përkushtohet këtij aktiviteti, jo vetëm me arsye, por me forcën e dashurisë dhe vullnetit, duke u përfshirë emocionalisht, me trup e me shpirt, drejt horizonteve të reja të dijes.

Pyetjet filozofike fillojnë që në fëmijëri.

Pyetjet më të zakonshme që i bëjmë vetes, në moshë të vogël, janë: Kush jam unë? Si kam ardhur në këtë botë? Sa është bota? Pse ka vdekje? A ekziston lumturia si në përralla? Pyetjet thellohen me rritjen e individit dhe shndërrohen në refleksione, si: A jam i lirë sa duhet? Si t’i ndërtoj raportet me të tjerët? A duhet të besoj në fuqi të mbinatyrshme? Pse ekziston shteti përballë meje … e shumë e shumë të tjera…

Pse duhet të studiojmë filozofi?

Pyetjet, që bëjnë shpesh nxënësit në shkollat e sotme, janë: Përse më duhet filozofia, në profesionin që do të zgjedh? Çfarë profesioni mund të kem, nëse zgjedh të studioj filozofi? A është e paguar sot dija filozofike?

Mund të themi me siguri se sot, filozofia është e respektuar në çdo profesion që ëndërroni të zgjidhni, si: mjek, inxhinier, jurist, mësues, teknolog, artist apo programues kompjuterash.

FILOZOFIA

Aktivitet intelektual
– E ka origjinën në lashtësi, në Greqinë e vjetër (philo – mik dhe sophia – dije)
– Filloi si habi ndaj të panjohurës dhe dëshirë për të zbuluar
– U konsiderua si dije për gjithçka, si shkenca e shkencave
– I ndihmoi njerëzit të njihnin botën dhe vetveten

Filozofia ka në bazë procesin e refleksionit
– Është akti i të menduarit, i kthyer drejt vetvetes
– Vë në dyshim, edhe të vërtetat më të thjeshta
– Lind bashkë me shqetësimin intelektual
– Është aftësi për të shtruar pyetje dhe për të ngritur hipoteza
– Gjen argumente bindëse, pro ose kundër idesë së dhënë

Reflektimi filozofik, çon drejt ideve të reja
– Debatit dhe dialogut filozofik
– Vlerësimit në mënyrë kritike të gjykimeve të të tjerëve
– Ruajtjes së pavarësisë së gjykimeve tona
– Aftësisë për bashkëpunim me të tjerët

TË NDIHMON TË JESH QYTETAR I MIRË, KRITIK, AKTIV, QË PËRDOR NË MËNYRË RACIONALE LIRITË DHE TË DREJTAT

    Bëhu i pari që shton një vlerësim.

    Ju lutem, futu për të lënë një vlerësim

    Përfshin

    418.29
    53 leksione
    Filozofia Klasa 11
    Çmimi:
    Falas
    Layer 1
    Identifikohu Kategoritë