Kurrikula
Kursi: Filozofia Klasa 11
Identifikohu

Curriculum

Filozofia Klasa 11

0/53

0/0
Mësimi me video

Linja 3 Hyrje: Drejtimet filozofike në shekujt e parë të erës sonë

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Filozofia 11 Linja 3

Drejtimet filozofike në shekujt e parë të erës sonë

Qytetërimi romak në shekujt e parë të erës sonë, njohu zhvillim të madh. Ai u ndikua nga shkëlqimi i kulturës klasike greke, nga e cila mori elementë të rëndësishëm, në kulturë, art, filozofi, etj. Romakët ndërtuan objekte të rëndësishme arkitekturore, të cilat kanë ardhur deri në ditët tona. U realizuan një sërë veprash me vlerë historike, si: harqe, tempuj, amfiteatra, etj., jo vetëm në Romë, por në të gjithë Europën

Seneka njihet për këshillat e tij, të bazuara në parimet kryesore të etikës stoike. Ai shfaqet si udhërrëfyes moral, jo vetëm për bashkëkohësit, por edhe për brezat e ardhshëm. Filozofia dhe dituria, sipas tij, formojnë mendjen dhe të drejtojnë për të marrë vendimet e duhura në jetë.

 

Etika stoike është një etikë aktive, madje heroike. Stoikët u kërkojnë qytetarëve të jenë aktivë, të marrin përgjegjësi dhe të jenë vigjilentë për ruajtjen e rendit dhe shtetit. Kjo doktrinë nënkupton bashkëpunimin me të tjerët, drejt qëllimeve të mëdha dhe finale, duke mos rendur pas gjërave të parëndësishme. Për ta, e rëndësishme është ruajtja e qetësisë së palëkundur të shpirtit.

Gjatë shek. III të e.s., feja po i zinte vendin filozofisë. Në këtë kohë, Plotini rigjallëroi idetë e Platonit, në shkollën neoplatoniane. Me neoplatonizmin, përfundon periudha e artë e mendimit të lirë filozofik, që u përfaqësua denjësisht nga mendimtarët klasikë grekë. Për shumë shekuj, Europa do të zhytej në errësirën e Mesjetës. Doktrina e krishterë dhe dogmat e saj, do të sundonin arsyen dhe logjikën shkencore.