Kurrikula
Kursi: Filozofia Klasa 11
Identifikohu

Curriculum

Filozofia Klasa 11

0/53

0/0
Mësimi me video

Linja 4: Filozofia e mesjetes, Hyrje

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Filozofia 11 Linja 4 Hyrje

Filozofia gjatë Mesjetës dhe Rilindjes

Mesjeta, është quajtur ndryshe epoka e obskurantizmit, sepse gjatë kësaj periudhe, në Europë, do të zhdukej çdo arritje e kulturës së lashtë greke dhe romake. Filozofia u ndërthurr me teologjinë dhe shumë dijetarë u përpoqën të integronin besimin me arsyen. Të tillë ishin, Shën Agustini, Shën Thoma Akuini etj. Pjesa më e madhe e filozofëve ishin shkolluar në shkolla fetare dhe ishin në shërbim të kishës. Disa prej tyre, shpalleshin shenjtorë, pas vdekjes.

Mesjeta u kthye në pengesë për mendimin e lirë dhe të pavarur, por megjithatë filozofët arritën ta gjejnë rrugën e tyre. Disa prej tyre kanë dhënë kontribut me vlerë, duke krijuar vazhdimësinë e ideve nga epoka e lashtësisë në kohët moderne. Kështu, Shën Akuini është një nga figurat më të rëndësishme të Mesjetës. Ai u mundua të kapërcente kundërshtinë mes besimit të tij fetar dhe dijes filozofike.

Rilindja europiane ishte lëvizje gjithëpërfshirëse, që nisi në Firence të Italisë, më pas në Francë dhe në të gjithë Europën. Ajo u ndihmua nga shpikja e shtypshkronjës së parë nga Gutenberg (1450) dhe zbulimi i Amerikës nga Kristofor Kolombi (1492). Rilindja përfshiu shumë fusha të krijimtarisë njerëzore, si: letërsinë, artet, arkitekturën, filozofinë, politikën, shkencën dhe teknologjinë.

Pyetja kryesore e filozofëve të hershëm, ishte: “Nga çfarë elementësh përbëhet bota?” Përgjigjet e dhëna prej tyre, u bazuan në arsyen dhe natyra u bë objekt i studimit. Këta filozofë, krijuan lidhjen mes filozofisë dhe shkencës, që vazhdon sot e kësaj dite.