Keni Pyetje?
Mesazhi u dërgua. Mbylle
0
0 vlerësime

Letersia Klasa 10 Shtepia Botuese Filara

1 339 Studenta Regjistruar
  • Përshkrimi
  • Kurrikula
  • Vlerësimi

Teksti “Letërsia 10” është konceptuar si në strukturë dhe në përmbajtje sipas një mënyre të re, e cila i përgjigjet programit të ri të shpallur nga MAS

Teksti mbështetet në kompetencat kyçe të përcaktuara në kornizën kurrikulare dhe që realizohen nëpërmjet ndërtimit dhe zhvillimit të kompetencave të lëndës, të cilat janë:
• Analiza dhe interpretimi i teksteve të gjinive dhe të llojeve të ndryshme letrare.
• Vlerësimi i letërsisë shqipe dhe botërore në periudha të ndryshme letrare dhe historike. Këto kompetenca të cilat përcaktohen si njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime që një nxënës duhet t’i fitojë gjatë procesit mësimor, mundësojnë krijimin e një raporti pozitiv dhe të qëndrueshëm mes nxënësve dhe artit të letërsisë, ndikojnë në formimin estetik dhe letrar, në zhvillimin emocional, në rritjen e aftësive krijuese dhe në pasurimin e aftësive shprehëse të nxënësve.

Teksti “Letërsia 10” ofron për nxënësit një përmbajtje tërheqëse, bashkëvepruese, me një larmishmëri veprimtarish krijuese dhe zhvilluese që synon ngritjen shkencore dhe intelektuale të nxënësve në pikëpamje të zhvillimit të të menduarit, të zhvillimit të mendimit kritik, zhvillimit gjuhësor e letrar, moral, estetik, filozofik, sociologjik e më gjerë.

Struktura e tekstit është konceptuar me dy ndarje të mëdha, përkatësisht:

PJESA E PARË – Teoria e letërsisë

Në këtë pjesë të tekstit janë trajtuar njohuri të përgjithshme teorike që lidhen me funksionin dhe vlerat e letërsisë, lidhjen e letërsisë me artet e tjera, ndarjen e letërsisë sipas gjinive dhe tiparet e tyre. Gjithashtu në këtë pjesë të parë i ofrohen nxënësit njohuri të plota të mbështetura në program, mbi figuracionin, llojet e strofave, te rimës dhe, gjithashtu, njohuri mbi analizën e teksteve letrare: poezisë, prozës dhe dramës.

PJESA E DYTË – Folklori dhe vepra letrare nga Antikiteti, Rilindja dhe Klasicizmi

Pjesa e dytë ka pesë nënndarje, kryesisht, mbështetur mbi kriterin e periudhës letrare:
Folklori; Antikitetit; Humanizmi dhe Rilindja Europiane; Humanizmi dhe letërsia e vjetër shqipe; Klasicizmi.

Pasi nxënësi është pajisur me një sërë njohurish teorike dhe praktike në pjesën e parë të tekstit, ai kalon, fare natyrshëm, në pjesën e dytë, e cila përbën pjesën më të madhe të tekstit për arsye se:
– rimerren të gjitha njohuritë e pjesës së parë në mënyrë praktike përmes analizave të teksteve dhe autorëve të përcaktuar në program dhe studimit të fragmenteve të përzgjedhura nga këto vepra;
– realizohen të shkrira me njëra-tjetrën dy kompetencat e lëndës;
– integrohet letërsia me artet e tjera: me pikturën, teatrin, filmin;
– realizohet lidhja e letërsisë me fushat e tjera të të nxënit;
– realizohet lidhja e letërsisë me temat ndërkurrikulare, përmes situatave mësimore, diskutimeve dhe bashkëbisedimeve në grup, eseve etj.

Në secilën nënndarje, në hyrje, trajtohen veçoritë kryesore të secilës periudhë dhe konteksti historik, kulturor e letrar, njohja e të cilit e ndihmon nxënësin të kuptojë më mirë veprën dhe veçoritë e krijimtarisë së autorit. Për ilustrimin e të gjitha njohurive teorike jepen fragmente letrare të shoqëruara me rubrikën Studim teksti, gjithashtu edhe Skeda komenti të shoqëruara me rubrikën Diskutim mësimor. Rubrika Studim teksti realizon studimin e fragmentit nga pikëpamja kuptimore, e analizës si dhe interpretimit dhe komentit gjuhësor e stilistik. Rubrikat interesante që shërbejnë si materiale plotësuese janë Skedari i kritikës; Skedari i teatrit dhe Skedari i filmit që herë pas here shoqërohen me detyra që synojnë përmirësimin e aftësive digjitale të nxënësit.