Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Gjeografia 10 Mësimi 3.1
NËNTEMATIKA 2 HARTOGRAFIA
ORIENTIMI NË TERREN DHE EKSPLORIMI I HAPËSIRËS
►Orientimi në terren
Orientimi në terren përbën njohuritë e domosdoshme për t’u orientuar. Ato janë nevojshme për të eliminuar fatkeqësitë gjatë ekskursioneve në zona të panjohura, gjatë lëvizjeve natën, në pyll, në mjegull etj. Metodat e orientimit përdoren për caktimin e njërës prej pikave të horizontit: Lindja, Perëndimi, Veriu e Jugu. Disa prej metodave kryesore janë:
Me anë të Yllin Polar. Ky yll ndodhet pingul me Polin e Veriut dhe shihet vetëm në Hemisferën tonë Veriore. Për ta gjetur atë në fillim gjejmë konstelacionin e Arushës së Madhe, që përbëhet nga 7 yje të ndritshëm, në trajtën e një luge të madhe. Pastaj zgjatim në mënyrë imagjinare një vijë të drejtë, me pesëfishin e largësisë midis dy yjeve të fundit, të Arushës së Madhe dhe do të gjejmë një yll tjetër të ndritshëm, në bishtin e një kostelacioni tjetër yjor Arushës së Vogël. Nëse ecim drejt këtij ylli, jemi orientuar drejt Veriut.
Me anën e hartës orientimi është më i lehtë. Mjafton që të vendosim hartën në mënyrë të tillë, që të gjithë drejtimet e objekteve të hartës të përputhen më ato në terren. Koka e hartës, emërtesa, tregon vetëm Veriun, pjesa e poshtme Jugun, në krahun e majtë kemi Lindjen dhe në të djathtë kemi Perëndimin.
Orientimi me busull është metoda më e shpejtë. Pasi vendosim busullën horizontalisht, shohim fillimisht që gjilpëra do të lëvizë dhe pas pak do të qëndrojë. Drejtimi i shigjetës do të tregojë Veriun. Nëse do të lëvizim në terrene të panjohura, mund të orientohemi me anë të hartës dhe busullës. Duke përdorur busullën ne mund të përcaktojmë veriun dhe duke rrotulluar hartën, emërtesën e saj e vendosim në drejtimin që tregon busulla. Ne gjithashtu mund të caktojmë edhe rrugën ose intinerarin që do të ndjekim duke e ngjyrosur atë në hartë. Rruga ndahet në sektorë me orientues të qartë. Evidentojmë këndet e distancat e segmenteve të intinerarit dhe gjatë rrugës bëjmë edhe saktësimin e tyre. Nga pika e nisjes fillon lëvizja, e cila vazhdon sipas të dhënave të nxjerra nga harta.
Një mënyrë tjetër është orientimi me anë të Diellit. Në sipërfaqen e sheshtë vendosim një shkop dhe shënojmë ekstremitetin e hijes së tij çdo 15 min. Pas dy-tre matjeve bashkojmë këto pika dhe drejtëza e formuar do të na tregojë drejtimin lindje– perëndim.
Orientimi në terren mund të realizohet dhe me anë të Diellit dhe orës. Orën e vendosim horizontalisht duke e drejtuar akrepin e vogël drejt pikës së horizontit ku ndodhet Dielli. Përgjysmorja e këndit midis akrepit të vogël dhe numrit 12 tregon drejtimin e Jugut. Kjo është e saktë vetëm në ditët e ekuinokseve, ndërsa në ditët e tjera orientimi është i përafërt.
Në rast se ne nuk kemi absolutisht asgjë, atëherë mund të orientohemi nëpërmjet shenjave e objekteve në terren. Gjithnjë në ekspozicionin jugor gjejmë: foletë e milingonave, rrjedhjen e rrëshirës në trungjet e pishave. Kurse në anën veriore gjithmonë zhvillohet: myshku tek drurët, shkëmbinjtë, si dhe gjejmë dendësimin e rrathëve vjetorë në një dru të prerë.
►Përdorimi i naviguesit satelitor
Naviguesi satelitor është një mjet i përdorur shumë nga udhëtuesit. Ky marrës GPS mund të zbulojë vendndodhjen tonë, lëvizjen tonë duke na drejtuar dhe treguar rrugën drejt pikës së vendosur prej nesh si destinacion. Funksioni i saj bazohet në teknologjinë GPS. Ky sistem përdor një rrjet satelitësh artificialë për komunikim (që gravitojnë rreth Tokës), e cila përmes valëve të radios i jep marrësit GPS për të dhënat e koordinatave gjeografike, lartësisë e kohës. Me përpunimin e informacionit nga satelitë të ndryshëm sistemi i navigimit arrin të identifikojë vendndodhjen e tyre (mjetit) me një gabim prej 10 – 20m. Pasi fitohen të dhënat satelitore të pozicionit, programet e brendshme të navigatorit shfaqin të vijëzuar rrugën që duhet ndjekur për të arritur tek vendndodhja. Udhëtuesit sigurojnë, gjithashtu, shumë informata të nevojshme për udhëtimin të përfshira në softweare, të tilla si rrugët, sheshet, pikat e karburanteve, shërbimet hoteliere etj. Aparatet pritëse satelitore që funksionojnë me një sistem të njëjtë janë ata që përdoren nga udhëtuesit (ekskursionistët dhe biçiklistët) që gjithmonë e më tepër në vend që të bazohen tek hartat topografike (përveç konsultimeve me planet e hartat topografike). Ata lëvizin me ndihmën e pajisjeve portative të quajtura thjesht GPS që janë të pajisur me softwear të veçantë që tregojnë rrjetin e shtigjeve (me pika të veçanta të interesit), p.sh. kasollet malore, ose gjurmët e çiklizmit.
►Si të gjenden koordinatat gjeografike?
Për të specifikuar pozicionin që duhet të arrijmë duhet dixhitalizuar emri i vendit ose koordinatat e tij (qyteti, kodi postal, adresa e numri i shtëpisë). Nëse ju keni një rrjet të internetit ju mund të kërkoni Engine Google Maps, ose si alternativë të lidheni me portalin e hartës dixhitale One Street Map. Në adresën e www. street map.org . Nëse përdorni google maps kur jeni i lidhur në rrjet ju duhet të shikoni për vendin që na intereson dhe më pas klikoni mbi të duke mbajtur shtypur butonin e djathtë të mousit. Në këtë pikë që hapet duhet zgjedhur: çfarë është këtu? Në kutinë e kërkimit në vend të emrit të vendndodhjes s ë treguar më sipër do të shfaqet automatikisht koordinata e saj gjeografike, p.sh. 43.11215, 12.388802. Shifra e parë tregon gjerësinë dhe e dyta gjatësinë gjeografike. Këto koordinata janë shprehur në formën e numrave dhjetorë. Kur gjerësia gjeografike ndodhet në veri të ekuatorit do të ketë shenjë pozitive +, ndërsa pikat që ndodhen në Jug të tij do të kenë shenjë negative –. Në rastin e gjatësisë gjeografike, nëse pikat ndodhen në lindje të meridianit të Greenwich do të ketë shenjë pozitive + dhe nëse ndodhet në perëndim të tij do të ketë shenjë negative –. Kur përdorim Open Street Map, për të gjetur koordinatat e një vendi në fillim nevojitet të gjenden e më pas të lexohen koordinatat në një navigator. Këto koordinata janë vendosur në shiritin e adresave të shfletuesit, në pjesën e fundit të saj, ku në fillim është gjerësia e më pas gjatësia gjeografike. Nëse përputhen të dyja koordinatat në një aparat navigatori do të ishte në fazën e gjetjes së pikës së dëshiruar. Në qoftë se navigatori do të përdorte një sistem të ndryshëm paraqitjeje të koordinatave do të kërkohej të vendosej ndryshe konfigurimi, ose në internet mund të gjendet një numër i pafund sitesh që automatikisht të kryejnë konvertimin. Është e mundur të punohet edhe në një mënyrë tjetër pra duke ditur koordinatat mund të gjendet një lokacion një vendndodhje tek www.openstreetmap.org. Në këtë rast është e mjaftueshme të përcaktohet koordinatat gjeografike në kutinë e kërkimit e ndarë nga një presje dhe automatikisht harta pozicionohet në pikën e përcaktuar.