Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 6.2: Sektori i shërbimeve

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 6.2

Sektori i shërbimeve

Për një ekonomi të zhvilluar, krahas sektorëve të tjerë të ekonomisë ka rëndësi edhe sektori i shërbimeve. Ekonomitë në botë në mënyrë tradicionale synojnë të kalojnë nga ekonomia agrare në atë industriale e më pas në ekonomi shërbimesh. Kërkesa për shërbime dhe mënyra me të cilën njerëzit i përdorin ato, ka ndryshuar si rezultat i një sërë ndryshimesh sociale. Gjithnjë e më tepër vihet re se njerëzit po jetojnë vetëm ose në familje të vogla dhe shumë prej familjeve kanë më shumë se dy të rritur që duhet të punojnë. Si rezultat i kësaj, kanë gjithnjë e më pak kohë dhe janë të detyruar të punësojnë firma ose individë që të kryejnë detyra, të cilat më parë i kryente një anëtar i familjes. Shembujt janë të shumtë: kujdesi për fëmijët, pastrimi i shtëpive, larja e rrobave etj. Mirëqenia iu siguron njerëzve më tepër të ardhura, por tendenca po zhvendoset në blerjen e shërbimeve dhe eksperiencave

SEKTORËT E SHËRBIMEVE
Në këtë grup të madh renditen aktivitete të ndryshme të lidhura me shërbimin tregëtar, administrimin publik dhe asistencën e personit. Sektorët e shërbimeve janë:
• Tregtia me shumicë dhe pakicë. Tregtia me shumicë kuptohet si shitje tek bizneset dhe tregtia me pakicë, si shitje tek individi.
• Transporti, magazinimi dhe shërbimet publike. – Llojet e transportit janë: ajror, ujor, tokësor, hekurudhor etj.
– Shërbimet publike ofrojnë furnizimet me elektricitet, ujë e gaz natyror si dhe pastrim mbeturinash.
– Informacioni, me anë të të cilit prodhohen dhe shpërndahen informacione dhe produkt kulturore. Këtu bëjnë pjesë të tilla aktivitete, si: administrimi i rrjeteve të transmetimit të programeve televizive kabllore, satelitore etj; aktivitete telefonie, postare, telekomunikacion.
• Aktivitete financiare. Financa dhe sigurimet janë ndërmarrje, të cilat angazhohen kryesisht në transaksione financiare, unionet e kreditit, ndërmjetësit financiarë edhe kompanitë e sigurimeve. Pasuri të paluajtshme, dhënie me qera, leasing: ndërmarrje që menaxhojnë pasuritë e paluajtshme, shesin, japin me qera, apo blejnë për të tjerë dhe i vlerësojnë këto pasuri etj.
• Aktivitete imobiliare, si: dhënie me qera (automjete, pajisje, banesa, zyra etj.).
• Shërbime profesionale dhe të biznesit, si: këshillim ligjor, kontabilitet, arkitekturë,
• inxhinieri, shërbime kompjuterike, konsulencë etj.
• Administrimi publik (mbrojtje, drejtësi, sigurim kombëtar, rend publik, mbrojtje civile, zjarrfikës).
• Kujdesi shëndetësor dhe asistenca sociale. Në këtë grup renditen: spitale, qendra shëndetësore, klinika mjekësore dhe dentare; shërbime të rehabilitimit, huamanitare, shërbime të ushqimit.
• Hoteleri turizmi ofron shërbime që plotësojnë interesat çlodhëse dhe argëtuese, ndërmarrje që ofrojnë akomodim, ushqime dhe pije për konsum të menjëhershëm (hotele, restorane, bar – kafe, fast food etj).
• Qeverisja përfaqëson institucionet publike të qeverisjes qendrore dhe lokale. Shërbime të tjera janë ato që nuk përfshihen në kategoritë e sipërmendura. Këtu bëjnë pjesë: riparimi i pajisjeve dhe makinerive, pastrimi kimik dhe larja, kujdesi personal, shërbime funerale, kujdesi për kafshët shtëpiake, përpunim fotosh, shërbime parkimi etj. Këto aktivitete ofrojnë mundësi punësimi dhe zhvillim të vazhdueshëm.

Teknologjia është shumë e pranishme në sektorin e shërbimeve: në shumë profesione përdoren instrumente, pajisje e makina me një teknologji të përparuar, të cilat janë nga më të thjeshtat deri tek aparate për diagnostikimin e sëmundjeve dhe kurimin mjekësor.

KARAKTERISTIKAT E SHËRBIMEVE
Karakteristikat e veçanta të shërbimeve renditen sipas rëndësisëqë ato paraqesin në sektorin e tyre.

– Paprekshmëria
Çelësi përcaktues, për të vendosur nëse një ofertë është ose jo një shërbim, është paprekshmëria. Ajo kategorizohet si burim i të gjitha ndryshimeve mes mallrave (sende, objekte, pajisje) dhe shërbimeve (performanca, veprime, përpjekje). Për të kuptuar ndryshimet mes mallrave dhe shërbimeve jepet shembulli i aktivitetit për blerjen e biletës për kinema dhe i aktivitetit për blerjen e televizorit. Nëse konsumatorët duhet të japin vlerësim për filmin që kanë parë në kinema, përgjigjet e tyre sipas preferencave do të jenë: i keq, nuk pati ndonjë vlerë artistike, i mirë, shumë i mirë etj. Nëse konsumatorët duhet të japin vlerësim për për cilësinë e televizorit, përgjigjet do të jenë më konkrete dhe më të matshme. Shumë pak produkte janë krejt të paprekshme ose plotësisht të prekshme. Shërbimet tentojnë të jenë më të paprekshme se produktet e fabrikuara dhe produktet e fabrikuara tentojnë të jenë më të prekshme se shërbimet, p.sh.: industria e fast – food, ndërsa klasifikohet si shërbim, por ka shumë element të prekshëm, si: ushqimi, ambalazhimi e kështu me rradhë.

Makinat, klasifikohen në sektorin prodhues, por ofrojnë gjithashtu edhe shumë elemente të paprekshëm, si: transporti. Kur shitet shërbimi, në fakt shitet diçka që nuk “ekziston”. Nëse konsumatorët blenë një shërbim, ata në fakt blenë produktin që nuk mund ta prekin, kështu: kur vizitohen tek mjeku apo konsultohen me një avokat, ata nuk mund ta provojnë shërbimin kur e paguajnë atë. Për të zvogëluar pasojat negative të paprekshmërisë blerësit kërkojnë cilësi në shërbime. Ata duan të jenë të sigurt për vendimet që do të marrin. Profesione të bazuara në shërbime iu shtojnë prekshmërinë shërbimeve të tyre duke reklamuar dhe vendosur në vende të dukshme diplomat, licensat, për t’i njohur klientët me edukimin e tyre, gradat në institucionet përkatëse.

– Pandashmëria
Një karakteristikë tjetër dalluese e shërbimeve është pandashmëria. Konsumi i një shërbimi është i pandarë nga prodhimi i tij. Në disa lloje shërbimesh konsumatori duhet të jetë i pranishëm gjatë gjithë procesit të prodhimit, pra bëhen bashkëprodhues të shërbimeve. Në tabelën më poshtë, për dy karakteristikat kryesore të shërbimeve, janë dhënë problemet e ndryshme të tyre dhe zgjidhjet e mundshme në raport me ato.

– Zhdukshmëria është karakteristikë tjetër e shërbimeve. Shërbimet nuk mund të ruhen, pra nuk mund të krijohen rezerva të shërbimeve. Por për të gjitha këto raste ka disa zgjidhje, si:ofrohen çmime kreative, zhvillohen shërbime plotësuese, realizohen përgatitje për kërkesë në periudhë kur ka më pak kërkesa për shërbime, shfrytëzohen palët të treta etj. Në blerjen e shërbimeve ndikojnë disa faktorë:
•Politikat qeveritare (ndryshimet në rregullat qeveritare, privatizime, rregulla për mbrojten e konsumatorit etj.)
•Ndryshime sociale.
•Zhvillimet në teknologji (përdorimi i elektronikës dhe telekomunikacionit, zgjerimi i frekuencave, rrjetet kompjuterike, sistemet operative më të shpejta e të fuqishme etj.).
•Ndërkombëtarizmi dhe globalizmi (rritja e udhëtimeve ndërkombëtare, aleancë dhe shkrirje ndërkombëtare të kompanive etj.).
Shumë firma shërbimi financiar, agjenci të reklamave, degë të hoteleve e restoranteve dhe shumë kompani sot operojnë në disa kontinente. Zhvillimi i një strategjie për të konkuruar efektivisht në vende të ndryshme të botës, po bëhet prioritet kryesor për shumë firma shërbimesh.