Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 3.2: Druri Letra

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 3.2

Druri dhe letra

Druri, si lëndë e parë është përdorur nga njeriu, për të përmbushur nevojat e tij për: ngrohje, ndërtim, prodhimin e pajisjeve shtëpiake (mobilje), përpunimin e tokës etj. Druri është i lehtë, ka kosto të ulët, gjendet me lehtësi, ka fuqi izoluese, përpunohet mirë dhe përdoret në fusha të ndryshme. Megjithëse janë zbuluar materiale edhe më rezistente se druri, të cilat shpesh e kanë konkuruar atë, ai është i pazëvendësueshëm në aplikime të ndryshme. Struktura e përbërë e drurit, e bën atë të dallohet nga materiale të tjera, si: hekuri, betoni, qelqi, materiale plastike etj. Materiali drusor është prodhim natyral dhe nxirret nga pemët. Zakonisht përdoret trungu tij, që ka formë cilindrike dhe me lartësi në varësi nga lloji i tij. Kurora paraqet një kompleks të degëve, degëzave, gjetheve dhe frutave. Nga aspekti fiziologjik kurora ka rëndësi të madhe, sepse aty, në bazë të gjetheve dhe dritës, materialet inorganike (uji, kripëra minerale), që druri i merr nga toka (rrënja), i dërgon në gjethe ku i kthen në materiale organike (amidon, oksigjen); procesi i fotosintezës.

Struktura e një trungu peme
Nëse presim trungun e një peme, dallojmë strukturën e saj. Pjesa e jashtme e hollë, e fortë dhe rezistente është lëvorja, e cila luan rol mbrojtës për trungun nga parazitët dhe agjentët atmosferikë. Pjesa e trungut pas lëvores, është shtresë e hollë e përbërë nga fibra të përkulshme, që lejojnë kalimin e limfës (substancë ushqyese) të prodhuar nga fotosinteza e gjetheve dhe ushqim për të gjithë pjesët e pemës. Kjo pjesë e trungut është shtresë e hollë poroze (blana) dhe ka ngjyrë të çelët. Pas kësaj vjen një shtresë tjetër, që quhet “druri i vërtetë”. Ajo përbëhet nga disa shtresa të holla riprodhuese ku qelizat janë në formim e sipër si dhe nga pjesa aktive e drurit. Më pas është zemra e trungut, që përbëhet nga palca, e cila formohet nga qeliza të vdekura, të ngjeshura me ngjyrë të errët. Në pjesën e trungut, karakteristikë tjetër e veçantë, janë unazat e rritjes, nëpërmjet të cilave caktohet mosha e pemës (bëhet fjalë për rrathë koncentrikë).

Vetitë dhe evolucioni teknologjik i drurit
Druri rrallë përdoret i sapo nxjerrë nga trungu dhe për shkak të vetive kryesore të tij, si: izolues termik, elektrik dhe akustik, rezistent ndaj përkuljes, tërheqjes, shtypjes, prerjes dhe sidomos për vetitë e tij teknologjike (elasticiteti, lakueshmëria dhe rezistenca në çarje),ka përdorim të gjerë Për të lehtësuar përpunimin industrial përdoren të ashtuquajturat, panele të drurit.

Kostot e larta në përdorimin e drurit për ndërtim, mobilim dhe veçanërisht dëmet nga shfrytëzimi pa kriter i pyjeve kanë sjellë nevojën e zëvendësimit të këtij procesi. Teknologjia ka bërë të mundur prodhimin e produkteve të reja, duke shfrytëzuar edhe mbetjet teknologjike nga prodhimet e mëparshme. Këto produkte kanë veti mekanike e teknologjike të njëjta me ato, por janë më të bukura e më estetike. Industria e panelit ka revolucionarizuar mënyrën e prodhimit të mobiljeve, duke i kushtuar vemendje të madhe mjedisit dhe duke ulur shpenzimet në mënyrë të konsiderueshme pa cënuar cilësinë. Paneli i drurit është i përbërë nga materiale druri (ashkla), që përftohen nga teknika të ndryshme të përpunimit të drurit, me trashësi të ndryshme. Nuk është gjithmonë e mundur të sigurohen sipërfaqe të mëdha druri pa nyje dhe defekte; prandaj teknologjia është fokusuar në prodhimin e paneleve të drurit me madhësi standarde.

– Kompesata, formohet duke ngjitur mes tyre një numër tek fletësh druri, në mënyrë të kryqëzuar, për t’i bërë fletët më të qëndrueshme. Ngjitja e fletëve kryhet në të ngrohtë ose të ftohtë. Zgjatja e fazës me ngrohje dhe shtimi i ngjitësit, formojnë kompesatën me shumë shtresa, rezistente ndaj agjentëve atmosferikë dhe përdoren për anije, karrige stadiumesh etj.

– Në grupin e dytë, janë pllaka gjysmë të përpunuara, që përftohen nga listela me seksion katror ose drejtkëndor, të ngjitura pranë njëra – tjetrës dhe të mbyllura mes dy rimesosh. Përdoren për mobilje.

Tamburati përftohet nga ngjitja e fletëve të mbuluara me dy shtresa kompesatë ose laminat plastik. Në brendësi ngjiten fletë me strukturë si ajo e hojeve të bletës ose të valëzuar. Përdoret më tepër për prodhimin e dyerve.

– Pllakat e zdrukthit kanë kosto të ulët, sepse prodhohen me mbetjet nga përpunimi i drurit (ashkla, tallash etj.), të ngjitura dhe të presuara në temperaturë të lartë, të cilat vishen me rimeso ose laminat plastik.

LETRA
Në jetën e përditshme termi letër përdoret, jo vetëm për të emërtuar fletët e holla mbi të cilat shkruhet, por edhe për të përcaktuar shumëllojshmëri produktesh, që kanë të përbashkët prejardhjen dhe procesin bazë të përpunimit. Megjithatë këto dallojnë nga karakteristikat e veçanta dhe përdorimet e tyre. Letra dhe kartoni janë produkte me të cilat njeriu është në kontakt të shpeshtë gjatë ditës, në ambjentin e shtëpisë, shkollë, punë, zyra etj. Gjithashtu letra i shërben njeriut për të shkruar, lexuar, pastruar, transportuar sendet e konsumit dhe në shumë raste të tjera. Sektori ekonomik i prodhimit të letrës dhe kartonit, si dhe produkteve të tyre është i gjerë, i ndryshëm dhe parashikon zbatimin e një teknologjie të re dhe moderne në përputhje me kërkesat e kohës. Për prodhimin e letrës përdoren lëndë të para, të cilat përmbajnë fibra bimore të gjata, të forta, të holla, elastike, që kanë veti të thuren lehtë me njëra – tjetrën të tilla si fibrat, që përftohen nga: pambuku, liri, kërpi, drurët halorë etj. Baza e fibrave bimore është faktori kryesor, që ndikon në jetëgjatësinë e letrës. Celuloza është masë amorfe e bardhë, e cila nuk tretet në ujë dhe në tretës organik. Molekulat e celulozës, përbëhen nga një varg molekulash glukozë, që lidhen me njëra – tjetrën (C6H10O5)n. Sa më i madh të jetë numri “n”, aq më e gjatë dhe rezistente është fibra dhe po aq e fortë letra që fitohet prej saj. Cilësitë e letrës varen nga përbërja e saj, veti këto që përcaktojnë jetëgjatësinë. Në figurat e mëposhtme jepen tre lloje letre me veti të të ndryshme.
– Kartëpeceta, ka veti absorbuese, është e lehtë, praktike në përdorim dhe është e butë.
– Letra e ambalazhit ushqimor, është me trashësi të caktuar dhe ka veti ruajtëse sipas qëllimit të përdorimit.
– Kartoni i kutive është më i trashë dhe i lëmuar, nuk përçon bojën e stampimit dhe lagështirën dhe mbron produktet e ambalazhuara me të.

VETITË E LETRËS 
FIZIKO – KIMIKE
Pesha e letrës g/m2, Pesha specifike
Trashësia
Karakteristika optike
Nuk lejon të ndajë ajrin nga uji
Poroziteti – aftësia për të thithur ujë
Shkalla e bardhësisë, ngjyra
Fortësia
Padepërtueshmëria e dritës

VETITË E LETRËS 
MEKANIKE
Rezistenca në tërheqje
Rezistenca në çarje dhe këputje
Rezistenca ndaj grisjes
Rezistenca në palosje
Rezistenca ndaj presionit
Rezistenca në zgjatje

VETITË E LETRËS
TEKNOLOGJIKE
Lëmimi – shumë i ashpër, i ashpër, i lëmuar
Rrjedhshmëria
Opaciteti (paraqitja e letrës ndaj dritës varet nga mënyra e thurjes së filtrave në letër. Kjo lejon që të kopjohet)