Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 4.10: veprimtari praktike

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 4.10

NDËRTIMI I MODELIT TË MEKANIZMIT TË TRANSMISIONIT TË BIÇIKLETËS

Kompetenca
• Përzgjedh mjetet e nevojshme për ndërtimin e modelit të mekanizmit të transmisionit të biçikletës.
• Vizaton në kompensatë rrotën e madhe dhe të vogël (rrotëza) të biçikletës me përmasat e caktuara rregullave të vizatimit teknik.
• Sharon disqet e kompensatës sipas skicës së dhënë.
• Pret dhëmbët e ingranazhit mbi disqet e vizatuara në kompe¬satë, me gërshërë ose me pinca.
• Monton mbajtësen e rrotave të biçikletës sipas modelit të skicuar.
• Vlerëson funksionimin e mekanizmit të transmisionit të biçikletës në bazë të raportit të transmisionit të rrotave.

Materiale dhe pajisje
− 2 vida (30mm dhe 25mm)
− Kompensatë (trashësi 1 cm)
− Karton (trashësi 1mm)
− Shirit letre 76 cm me vrima (49)
− 35 gjilpëra me kokë
− 3 dado me fileto të njëjtë me vidhat
− 2 dado regjistruese
− një unazë
− sharrë hekuri, punto, kacavidë, pinca, laps, kompast, vinovil, vizore, thumba, gërshërë.

• Në kompensatë vizatohen dy rrathë me diametra përkatësisht 9.9 cm dhe 5.8 cm. Këto do funksionojnë si rrota e madhe dhe rrotëza.
• Disqet e kompensatës sharohen, pritet rrethi i kartonit dhe vendosen në të njejtën qendër.
• Me gërshërë ose me pinca realizohen dhëmbët e ingranazhit mbi disqet e kompe¬satës (duke shkurtuar afërsisht gjysmën e gjatësisë së gjilpërave).
Për ta realizuar me saktësi ndihmon letra me vrima, e cila siguron një renditje të saktë (letra vendoset në kufirin e jashtëm të disqeve dhe futet një gjilpërë në qendrën e çdo vrime). Mbi kompensatë vizatohet baza për modelin me përmasa 30 x 10 cm dhe dy mbajtëse me përmasa 24 x 4,5 cm, pastaj priten me sharrë.

Në fund realizohet montimi:
2 vidat vendosen tek vrimat e mbajtëseve. Në njërën mbajtëse vendoset rrota dhe rrotëza, ndërsa në mbajtësen tjetër rrota e madhe (shumëfishuese). Me thumba dhe me vinovil fiksohen në pjesën e brendshme të bazës. Shiriti me vrima, mbyllur në unazë futet në dhëmbëzat e rrotave. Duke rrotulluar fillimisht me dorë rrotën e madhe e më pas atë të vogël, mund të llogaritet numri i rrotullimeve, që kryen rrotëza për çdo rrotullim të rrotës së madhe. Meqenëse rrota më e madhe ka gjithmonë diametër më të madh se rrotëza (edhe numër më të madh dhëmbëzash), atëherë kur e para bën një rrotullim, rrotëza do të bëjë më shumë se një rrotullim.