Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 1.5 Sistemet teknologjike dhe struktura e tyre

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi

Sistemet teknologjike dhe struktura e tyre

Mjedisi teknologjik lejon për të kuptuar dhe për t’i përdorur mirë njohuritë për teknologjinë, e cila është një nga degët më të vjetra të teknikës. Gjithashtu krijon lehtësi në kuptimin, projektimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të teknologjive ekzistuese. Mjedisi teknologjik konceptohet si një tërësi sistemesh teknologjike. Sistemet janë të ndryshme dhe që të kuptohen e dallohen, për ato jepen përkufizime të ndryshme. Sistemet teknologjike janë:
– bashkësi komponentësh të lidhur, që ndërthuren për të përmbushur objektiva të përbashkëta,
– bashkësi që ekziston përmes ndërveprimit të elementeve,
-elemente që lidhen dhe ndërveprojnë me njëri – tjetrin,
-tërësia e makinave, krahu i punës, proceset, etj., që të gjitha së bashku, sigurojnë të mira dhe shërbime.

STRUKTURA E SISTEMEVE TEKNOLOGJIKE
Çdo sistem ka strukturë të veçantë, që përbëhen nga elemente të ndryshëm me marrëdhenie të caktuara midis tyre. Në mënyrë të përmbledhur elementet e të gjithë llojeve të sistemeve janë:
– Qëllimi, i cili është vendim i bazuar në studimin e mirëfilltë të nevojave dhe të tregut, për prodhimin e një produkti/ shërbimi të caktuar.
– Input – et, janë burimet që nevojiten për zhvillimin e procedurave/ proceseve në këto sisteme, ku më kryesoret prej tyre janë:
• energjia (e) e nevojshme për funksionimin e sistemit (termike, diellore, kimike, mekanike, elektrike, bërthamore),
• materialet (m) ndërtesa, makina, vegla, pajisje, lëndë të para etj.,
• krahu i punës (p) përfaqëson njerëzit të cilët, sipas njohurive që zotërojnë kryejnë funksione të ndryshme në sistem,
• kapital (c) janë paratë që shpenzohen për ndërtim, funksionim dhe mirëmbajtje të sistemit,
• informacioni ( i ) nënkupton njohuritë e nevojshme për ndërtimin dhe funksionimin e sistemit,
• koha (t) është një input i pakthyeshëm dhe përfaqëson kohën e nevojshme për kryerjen e shndërrimeve
input – output.
– Procesi është një element i rëndësishëm, jo vetëm për të dy llojet e sistemeve të përmendura, por edhe për shumë lloje të tjera sistemesh teknologjike. Procesi i sistemit teknologjik është shndërrimi i input- eve në output – e. Me proces teknologjik kuptojmë metodat, procedurat dhe pajisjet e përdorura për të transformuar materialet në input – e të tjera, që përfaqësojnë produkte apo shërbime.

Industri të ndryshme përdorin procese të ndryshme.
Në një fabrikë prodhuese, si në rastin e prodhimit të mjeteve të transportit, procesi teknologjik paraqet shndërrimin e materialit nga lënda e parë në produkt përfundimtar. Në industrinë e motoçikletave, materialet, si: çeliku special, plastika, alumini, qelqi, goma në fillim transformohen në pjesë të veçanta dhe këto të fundit në produkt përfundimtar (motoçikletë).

Krahu i punës drejton makineritë dhe mirëmban pajisjet. Energjia është e domosdoshme gjatë proceseve transformuese, ndërsa informacionet shfrytëzohen për të njohur kërkesat në rritje të konsumatorit në mënyrë që të realizohen shërbime/ produkte të pëlqyera prej tyre. Proceset e prodhimit janë sisteme transformuese, që i shndërrojnë input – et në gjysmë produkte/produkte, shprehur me këtë varësi:
P = T( I ) ku:
P – produkt/ shërbim,
T – sistemi transformues i input- it.
– Output – i është rezultati i sistemit, i cili mund të jetë produkt/ shërbim. Shpeshherë është i pritshëm, por dallojmë dhe output – e jo të pritshme ose të dëmshme.
– Feedback –u është analizë e mirëfilltë e mënyrës se si zhvillohen elementet e tjerë, si bashkëveprojnë me njëri- tjetrin. Pra ai verifikon suksesin për: cilësinë, sigurinë, shpërndarjen, fitimin etj., dhe identifikon nevojat për ndërhyrje në rastet e nevojshme. Në varësi të numrit të elementeve si dhe specifikave të lidhjes midis tyre, dallojmë:
– Sistemin me cikël të hapur, i cili përkufizohet si sistem që nuk ka mjete për të krahasuar outputin. Kontrolli i këtij sistemi kërkon në përgjithësi ndërhyrjen e njeriut, nëpërmjet aktiviteteve prodhuese si në shembullin e dhënë për prodhimin e produkteve të letrës.

Sistemin me cikël të mbyllur, i cili ka një komponent më shumë në krahasim me sistemin me cikël të hapur. Për ta konkretizuar sistemin me cikël të mbyllur, më poshtë jepet procesi teknologjik i prodhimit të birrës. Si në të gjitha proceset për prodhimin e produkteve ushqimore edhe ky proces, realizohet me ndihmën e sistemeve të veçanta teknologjike ushqimore. P.sh., prodhimi i maltit është një sistem teknologjik më vehte. Në këtë sistem, si në çdo sistem tjetër përfshihen të gjithë elementet, si:
-Qëllimi.
-Inputet, ku përveç energjisë, krahut të punës, ndërtesës, kapitalit, informacionit, nevojiten në mënyrë specifike lënda e parë, lëndët ndihmëse dhe makineritë. Lëndët e para dhe ndihmëse për prodhimin e këtij produkti ushqimor, janë: elbi distik, majaja e birrës, lupula dhe uji.

Në makineritë kryesore rendisim: tharëse për maltin, mulli bloje, kazan për zierjen e mushtit, filtërpresë, seperator, ftohës, tanke fermentimi, pasterizator, makineri ambalazhimi. – Proceset e sistemit teknologjik ushqimor janë: procese të administrimit të punës dhe proceset teknologjike për përpunimin e lëndës së parë. Në këto procese enditen: 
përpunimi i elbit, shndërrimi i elbit në malt, bluarja e elbit, përgatitja e mushtit, zierja e mushtit me lupul (humus lupulus), qartësimi, ftohja, fermentimi dhe stazhionimi, filtrimi, pasterizimi (jo për ambalazhet plastike), ambalazhimi, magazinimi dhe shpërndarja. Secili nga këto procese mund të shpjegohet si një sistem teknologjik më vehte.

– Outputi i këtij sistemi teknologjik, është birra.
– Feedback – u nënkupton, kontrollin dhe verifikimin jo vetëm të veprimtarisë prodhuese, por edhe të cilësisë dhe sigurisë së birrës.
Jo vetëm proceset e teknologjisë ushqimore, por të gjitha proceset në përgjithësi mund të jenë të ose të pa automatizuara. Automatizimi dhe prodhimi në seri kanë përshpejtuar proceset dhe kanë rritur cilësinë e produkteve dhe shërbimeve