Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 2.12: Projeksionet kënddrejta të figurave gjeometrike

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 2.12

Projeksionet kënddrejta të figurave dhe trupave gjeometrik

Për realizimin e projeksioneve kënddrejta të pikës, segmentit, figurave, trupave gjeometrik dhe objekteve jepen shembujt e mëposhtëm:
– Pika
Në hapësirë ndodhet një pikë e rrethuar nga tre plane projektuese. Paraqitja e saj në projeksion ortogonal jepet në figurë.
– Segmenti AB
Segmenti AB ndodhet pingul me planin horizontal dhe paralel me dy planet e tjera. Projeksioni ortogonal i segmentit është dhënë në figurë.
– Katrori
Katrori ABCD ndodhet paralel me planin vertikal (V) dhe me brinjën AB të mbështetur në planin horizontal (H).
Projeksioni ortogonal i katrorit ABCD ndërtohet si në figurë.
– Pesëkëndëshi i rregullt
Jepet pesëkëndëshi i rregullt, i cili është paralel me planin vertikal (V) dhe ka një brinjë të mbështetur në planin horizontal (H). Ndërtimi i projeksionit ortogonal të pesëkëndëshit bëhet si në figurë
– Rrethi
Rrethi është vendosur në pozicion paralel me planin vertikal (V) dhe është tangent me planin horizontal (H). Ndërtimi i projeksionit ortogonal të rrethit jepet në figurë.
– Drejtëkëndëshi
Jepet drejtëkëndëshi paralel me planin vertikal (V) dhe me planin horizontal (H). Për të ndërtuar projeksionin e tij veprohet si në figurë.
Kubi
Kubi është mbështetur në planin horizontal (H ) dhe është paralel me planin vertikal (V) dhe me planin anësor (W). Projeksioni i tij ortogonal jepet në figurë.
– Paralelpipedi
Paralelpipedi mbështetur në planin vertikal (V) dhe është paralel me planin horizontal (H ) dhe me planin anësor
(W). Ndërtimi i projeksionit ortogonal i paralelopipedit jepet në figurë.
– Prizmi
Prizmi me bazë trekëndore mbështetur në planin vertikal (V) dhe në planin horizontal (H ).
– Piramida
Piramida me bazë katrore është mbështetur në planin horizontal (H).
– Cilindri
Cilindri me bazë rrethore është mbështetur në planin horizontal (H).
– Karrige
Një karrige është vendosur paralel me planin vertikal (V) dhe me planin anësor (W). Në projeksion ortogonal paraqitet si në figurë.
– Tavolina
Tavolina është vendosur paralel me planin vertikal (V) dhe me planin anësor (W). Në projeksion ortogonal paraqitet si në figurë.