Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 2.17: Bashkimi i pamjes me prerjen

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 2.17

Bashkimi i pamjes me prerjen

Në vizatimet teknike paraqiten shpesh objekte, të cilat kanë forma simetrike. Në këto raste nuk është e nevojshme të paraqitet objekti edhe në pamje edhe në prerje, por përdoret kombinimi gjysmëpamje dhe gjysmëprerje.

Detalet rrotullues me vrima dhe hapësira të tjera brenda tyre, shpesh paraqiten me anë të një gjysmëprerjeje. Në këtë paraqitje, të gjitha të dhënat e nevojshme për prodhimin e detalit, vendosen në të njëjtën pamje. Sipërfaqja, vrimat dhe hapësirat e brendshme të objektit mund të dallohen qartë në të njëjtën pamje. Kur në detal bëjmë gjysmëpamje dhe gjysmëprerje, prerja bëhet gjithmonë në anën e djathtë. Ashtu si tek prerja e plotë (seksioni i plotë) edhe në këto raste, nuk dalin brinjë të tjera pas prerjes. Në prerjet me seksion dhe prerjet pa seksion, brinjët e padukshme nuk vizatohen, sepse ato nuk japin asnjë informacion shtesë dhe mund të rëndojnë vizatimin. Meqenëse te paraqitja me gjysmëprerje, dallohet qartë sipërfaqja dhe hapësira brenda objektit, mund të mos vizatohet pamja e sipërme dhe anësore. Kur ato vizatohen, mund të vizatohet edhe prerja në të. Aksi i simetrisë është ndarja ndërmjet gjysmëpamjes dhe gjysmëprerjes. Në rast se kjo nuk jep pamjen e qartë atëhere përdoret prerja e pjesshme. Vijat e përmasës dhe vijat ndihmëse të saj lejohen të kalojnë nëpër sipërfaqen e vijëzuar. Numrat e përmasave nuk duhet të priten nga vijëzimet apo vija të tjera.

Vidhat dhe perçinat si dhe disa elemente të tjerë nuk paraqiten në prerje gjatësore. Hapësirat boshe në të tilla objekte, ndërpriten dhe vizatohen në një prerje të pjesshme. Ndërprerja kufizohet me vija të hequra me dorë të lirë, ndërsa sipërfaqja e prerjes vijëzohet.

Nëse objekti përmban disa prerje të pjesshme, atëherë të gjithë këto prerje vijëzohen njësoj.

VIZATIMI I NJË PRERJE LUGINE LUMORE
1. Vendosni vijën e prerjes tërthore aty ku dëshironi të kalojë ajo. Për të vizatuar vijën e një lugine lumore, bashkohet pika më e lartë në secilën nga anët e luginës me këndin e duhur të lumit.
2. Vendosni fletën sipas drejtimit të vijës së seksionit tërthor dhe shënoni koordinatat e fillimit dhe mbarimit të seksionit.
3. Kaloni përmes vijës së seksionit tërthor, duke shënuar çdo herë një vijë dhe shtoni çdo numër lartësie. Shënoni pozicionin e çdo tipari kryesor si p.sh. lumë apo rrugë.
4. Në letër të milimetruar, vizatoni kornizën për prerjen. Gjatësia e vijës së poshtme duhet të jetë sa ajo e vijës së seksionit tërthor. Shkalla në aksin anësor duhet të jetë me intervale 10m dhe vazhdon deri në lartësinë maksimale të seksionit.
5. Vendosni letrën përgjate kornizës së vizatuar dhe shënoni me pikë çdo vijë konturi në vendin e duhur. Nëse nuk keni një numër (kuotë) për një vijë të caktuar, numëroni sipër ose poshtë nga një pikë ekzistuese.
6. Bashkoni pikat me një vijë të lakuar dhe kontrolloni përsëri. Vizatoni shigjeta dhe evidentoni tipare të rëndësishme si p.sh., lumi apo luginë e pjerrët.