Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 2.20 Paraqitje aksinometrike e trupave

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 2.20

Paraqitja aksonometrike e trupave gjeometrikë

AKSONOMETRIA IZOMETRIKE E TRUPAVE GJEOMETRIKË

– Paralelpipedi
1. Vendosen gjatësia, gjerësia dhe lartësia e paralelpipedit mbi akset përkatëse. Nga pikat e gjetura në akset x dhe y, hiqen vija paralele me aksin z dhe nga pika e gjetur në aksin z, vizatohen vija paralele me akset x dhe y, duke u formuar dy faqet anësore të paralelpipedit.
2. Vizatohen paralelet me aksin x dhe y, duke plotësuar aksonometrinë e bazës së poshtme dhe të sipërme, respektivisht të paralelpipedit.
3. Fshihen vijat ndihmëse, duke theksuar konturet e paralelpipedit, në mënyrë të njëtrajtshme. Vizatohen me vija të ndërprera brinjët e padukshme. Në këtë mënyrë vizatohet paralelpipedi me përmasa të pandryshuara.

– Prizmi i rregullt trekëndor
1. Vizatohet trekëndëshi barabrinjës dhe kufizohet me një drejtkëndësh. Hiqen vijat ndihmëse mbi akset x, y dhe z. Vendoset kompasi me qendër O, i cili pret akset x dhe y në pikat e duhura, për të ndërtuar aksonometrinë e drejtkëndëshit dhe të trekëndëshit, që është baza e prizmit.
2. Vizatohen mbi aksin z lartësitë e prizmit dhe formohet paralelpipedi me lartësinë e barabartë me atë të prizmit.
3. Ngrihet lartësia edhe në këndin e tretë, duke plotësuar bazën e sipërme trekëndore. Vizatohen brinjët e dukshme dhe të padukshme.

– Piramida e rregullt gjashtëkëndore
1. Vizatohet gjashtëkëkëndëshi i rregullt, duke e kufizuar nga një drejtëkëndësh.
2. Vizatohen akset në mënyrë të tillë që kulmi i tyre të përputhet ne qendrën O me një kulm të drejtkëndëshit. Vendoset kompasi në qendrën O dhe hiqen harqet ndihmëse, të cilat presin akset x dhe y në pikat e nevojshme për ndërtimin e aksonometrisë të drejtkëndëshit dhe të gjashtëkëndëshit, baza e piramidës.
3. Nga qendra e gjashtëkëndëshit, ngrihet lartësia e piramidës paralelisht me boshtin z dhe më pas bashkohet kulmi me qoshet e bazës. Vizatohen brinjët e dukshme dhe të padukshme.

– Cilindri
1. Vizatohet rrethi dhe në sipërfaqen e tij hiqen diagonalet dhe akset. Vizatohen akset në mënyrë të tillë, që kulmi i tyre të përputhet në qendrën O me një kulm të katrorit. Vendoset kompasi në qendrën O dhe hiqen harqet ndihmëse, të cilat presin akset x dhe y në pikat e duhura për ndërtimin e aksonometrisë së katrorit.
2. Pasi është ndërtuar aksonometria e bazës së cilindrit, vendoset edhe lartësia e tij në boshtin z. Mbi lartësinë ndërtohehet sërish aksonometria e bazës.
3. Bashkohen dy rrathët (elipset) me dy tangjente. Theksohet konturi i cilindrit, duke mos harruar edhe vizatimin e vijave të padukshme.

AKSONOMETRIA DIMETRIKE E TRUPAVE GJEOMETRIKË

– Paralelpipedi
1. Vendosen gjatësia, gjerësia dhe lartësia e paralelpipedit mbi akset përkatëse, duke pasur kujdes që mbi aksin y duhet të vizatohet në shkallën 1:2 (gjatësia e brinjës të përgjysmohet). Më pas veprohet njësoj si tek paralelpipedi në aksonometrinë izometrike. Nga pikat e gjetura në akset x dhe y hiqen vija paralele me aksin z dhe nga pika e gjetur në aksin z vizatohen vija paralele me akset x dhe y, duke u formuar kështu dy faqet anësore të paralelpipedit.
2. Vizatohen paralelet me aksin x dhe y, duke plotësuar aksonometrinë e bazës së poshtme dhe të sipërme, respektivisht të paralelpipedit.
3. Fshihen vijat ndihmëse, duke theksuar konturet e paralelpipedit, në mënyrë të njëtrajtshme. Vizatohen me vija të ndërprera brinjët e padukshme. Në këtë mënyrë vizatohet paralelpipedi.

– Piramida e rregullt me bazë katrore
1. Vizatohet sipërfaqja e katrorit, i cili është baza e piramidës në aksonometri.
2. Vizatohen diagonalet e katrorit dhe në kulmet e tij ngrihen vija ndimëse vertikale, të cilat janë sa lartësia e piramidës. Pika e lartësisë së qendrës së katrorit (lartësia e piramidës) bashkohet me këndet e katrorit të bazës, duke formuar piramidën me bazë katrore.
3. Vizatohen brinjët e dukshme dhe të padukshme.

– Prizmi i rregullt gjashtëkëndor
1. Vizatohet gjashtëkëkëndëshi i rregullt, duke u kufizuar nga një drejtëkëndësh.
2. Në drejtim të akseve, vizatohen vijat e projektuara të kulmeve të drejtkëndëshit dhe gjashtëkëndëshit, duke vizatuar aksonometrinë dimetrike të tij.
3. Ngrihen lartësitë e prizmit paralelisht me boshtin z, duke plotësuar edhe bazën e sipërme gjashtëkëndore. Bashkohen kulmet me lartësitë dhe më pas vizatohen brinjët e dukshme dhe të padukshme.

– Koni
1. Vizatohet rrethi, i cili është baza e konit që do të ndërtohet. Vizatohet një katror, që i jashtëshkruhet rrethit dhe hiqen diagonalet dhe akset mbi to (si në rastet e mësipërme).
2. Vizatohen diagonalet e katrorit dhe në kulmet e tij ngrihen vija ndimëse vertikale, të cilat janë sa lartësia e konit. Pika e lartësisë së qendrës së katrorit (lartësia e konit) bashkohet tangjent me skajet e rrethit, duke formuar konin.
3. Vizatohen brinjët e dukshme dhe të padukshme.

AKSONOMETRIA MONOMETRIKE E TRUPAVE GJEOMETRIKË

Paralelpipedi
1. Vizatohen tre akset, duke përdorur vizoren trekëndësh 30° dhe më pas vendosen mbi to përmasat përkatëse të paralelpipedit.
2. Vizatohet baza e trupit dhe hiqen vertikalet e saj paralel me boshtin z. Vendoset përmasa e lartësisë mbi vijat paralele, bashkohen pikat e përftuara, duke formuar bazën e sipërme të paralelpipedit.
3. Me vijë të dukshme vizatohen brinjët në pamje dhe me vijë të ndërprerë vizatohen brinjët e padukshme.

– Prizmi i rregullt gjashtëkëndor
1. Vizatohet gjashtëkëkëndëshi i rregullt, duke u kufizuar nga një drejtëkëndësh.
2. Në drejtim të akseve, vizatohen vijat e projektuara të kulmeve të drejtkëndëshit dhe gjashtëkëndëshit, duke vizatuar aksonometrinë dimetrike të tij.
3. Ngrihen lartësitë e prizmit paralelisht me boshtin z, duke plotësuar edhe bazën e sipërme gjashtëkëndore. Bashkohen kulmet me lartësitë dhe më pas vizatohen brinjët e dukshme dhe të padukshme.

Piramida e rregullt me bazë katrore
1. Vizatohet katrori i bazës mbi akset x dhe y.
2. Vizatohen diagonalet e katrorit dhe në qendrën e tij ngrihet vertikalisht lartësia e piramidës, që është paralel me boshtin z. Bashkohen kulmet e katrorit të bazës me lartësinë e qendrës së gjetur më parë.
3. Vizatohen brinjët e dukshme dhe të padukshme.

– Cilindri
1. Vizatohet rrethi, i cili është baza e cilindrit që do të ndërtohet. Vizatohet një katror, që i jashtëshkruhet rrethit dhe hiqen diagonalet dhe akset mbi to.
2. Pasi është ndërtuar aksonometria e bazës së cilindrit, vendoset edhe lartësia e tij në boshtin z. Mbi lartësinë ndërtohet sërish aksonometria e bazës.
3. Bashkohen dy rrathët (elipset) me dy tangjente. Theksohet konturi i cilindrit, duke mos harruar edhe vizatimin e vijave të padukshme.