Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 3.6: Veprimtari praktike Vetitë e materialeve

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 3.6

PROVA PËR KONTROLLIN E VETIVE TË MATERIALEVE

Aktivitetet praktike për materialet teknologjike janë të shumëllojshme dhe nëpërmjet tyre, qoftë edhe me prova të thjeshta, merren informacione të rëndësishme në lidhje me to. Provat për kontrollin e vetive të materialeve kanë qëllim të përcaktojnë vetitë e tyre, në kushte të njëjta ose të ngjashme me kushtet në të cilat kryhet përpunimi. Këto prova eksperimentale kryhen në laboratorë të specializuar, duke përdorur instrumenta matës shumë të saktë. Provat që do të kryhen marrin emrin e vetive të materialeve që do të provohen.

Prova e rezistencës
Ndërtimi i çdo lloj objekti kërkon lëndë të caktuara me veti të tilla, që të durojnë trysninë e veprime mbi to. Prova e tërheqjes. Në praktikë trupi tërhiqet në skaje dhe si pasojë fibrat tentojnë të zgjaten, ndërsa kur tërheqja realizohet tërthorazi ato mblidhen. Forcat e ushtruara veprojnë përgjatë aksit gjatësor në kahe të kundërta. Kur nuk ushtrohen forca të tilla, materiali kthehet në formën fillestare, nëse ka elasticitet të mirë.

Shtypja
Në këtë rast materiali gjendet nën veprimin e dy forcave me kahe të kundërt përgjatë aksit gjatësor, me tendencë përafrimin e pikave të zbatimit.

Fleksibiliteti
Nga një anë ushtrohet tërheqje dhe nga ana tjetër vepron forca shtypëse. Forcat veprojnë në drejtim të tërthortë ndaj trupit duke shkaktuar përkulje të aksit të tij gjeometrik.

Përdredhja
Forcat e zbatuara veprojnë në plane të tërthorta duke shkaktuar rrotullimin e fibrave të trupave. Rezultatet e provave i paraqisni në një tabelë dhe gjykoni për procesin teknologjik që do të përshtatej për përftimin e produkteve me veti të kërkuara.

PROVA PËR VETITË E DRURIT

Kompetenca
• Pret rimeso me përmasa të caktuara në drejtim të fibrave ose në drejtim të kundërt të tyre.
• Përcakton me prova të thjeshta rezistencat e copave të rimesos ndaj prerjes.
• Pret rimeson në drejtimin e duhur në përshtatje me orientimin e fibrave ndaj peshës që ushtrohet mbi to.
• Gjykon vetitë e drurit për shmangien e defekteve të mundshme në zhvillimin e procesit teknologjik të prodhimit të objekteve të thjeshta prej druri.

 

 

Materiale
− Rimeso druri,
− gurë peshe,
− thikë e mprehtë.

Prova e prerjes.
Nga rimesoja e drurit priten me thikë dy copa me përmasa 6 x 7cm. Njëra copë pritet në drejtim të fibrave dhe tjetra në drejtim të kundërt. Vërtetoni nëse copa e parë e rimesos pritet lehtë, ndërsa e dyta më me vështirësi. A tregon kjo se druri paraqet rezistenca të ndryshme ndaj prerjes?

Prova e lakueshmërisë.
Priten nga rimesoja dy copa kënddrejta, të barabarta me përmasa 4x10cm duke pasur kujdes, që fibrat e njërës të jenë paralele me anën më të gjatë dhe ato të tjetrës, të jenë paralele me anën më të shkurtër. Vendosen skajet e dy copave drejtkëndore mbi dy mbështetëse, si në figurë dhe vendosen pesha mbi to. Vërtetoni nëse copa e dytë e rimesos përkulet më shpejt dhe më shumë se copa e parë. Jepni mendimin tuaj në lidhje mënyrën e prerjes në drejtim ose jo të fibrave dhe për ndikimin e veprimeve tona në rezistencën e objekteve të përftuar nga kjo rimeso. Provoni që orientimi i fibrave ka rëndësi ndaj peshave të cilat ushtrohen mbi to.

PROVA PËR VETITË E FIBRAVE TEKSTILE

Kompetenca
• Pret pëlhura me fibra natyrale dhe sintetike, me përmasa të caktuara.
• Mat me vizore lartësinë e ngjitjes së ujit në pëlhurë në kohë të caktuar.
• Argumenton lidhjen e vetisë të thithjes së lagështirës, me qëllimin e përdorimit të pëlhurave në jetën e përditshme.

Materiale
− Enë me ujë,
− tre listela druri,
− vizore,
− 5 copa me të njëjtat dimensione (30 x 5cm), pëlhura të leshta, të pambukta, mëndafshi, lino dhe najlon.

Prova e thithjes të lagështirës
Ndërtohet fillimisht një objekt të thjeshtë, me listela druri, si në figurë. Tek ato vendosen 5 copa pëlhure, në mënyrë që ato të takojnë ujin e enës, të vendosur poshtë mbështetëses. Vëzhgoni se me çfarë shpejtësie, ngjitet uji në copat e ndryshme. Matni këtë lartësi: pas 10’, 20’, 30’. Paraqisni rezultatet e provës në tabelën e mëposhtme.

PROVA PËR VETITË E METALEVE

Kompetenca
• Përcakton ngjyrën dhe intensitetin e flakës për metale të ndryshme.
• Emërton metalet në bazë të ngjyrës dhe intensitetit të flakës.
• Gjykon për lidhjen midis vetive fizike, mekanike dhe teknologjike të metaleve me teknologjinë e përpunimit të tyre.

Materiale
− Llambë gazi,
− tela metalesh,
− mbajtësi i telit,
− gotë kimike,
− HCL,
− syze mbrojtëse.

Sjellja e metaleve ndaj flakës
Duke ditur që metalet në kontakt me flakën, marrin ngjyra të shumëllojshme me intensitete dhe kohë të ndryshme, mund të përcaktohen llojet e metaleve. Në fillim teli prej metali kapet me kapsen metalike dhe zhytet në acid klorhidrik. Ai vendoset me kujdes në mes të flakës. Përsëritet eksperimenti, duke e vendosur herë pas here në pika të ndryshme të saj dhe vëzhgohen ngjyrat karakteristike si, e: gjelbër, kuqe, vjollcë, portokalli etj., dhe shpesh nuancat e ndryshme të tyre. Kjo provë kryhet edhe për metalet e tjera të zgjedhura për këtë eksperiment.