Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 2.21 Hapja e sipërfaqeve të trupave gjeometrike

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 2.21

Hapja e sipërfaqeve të trupave gjeometrikë

Në shumë ndërmarrje industriale, prodhohen produkte (druri) dhe objekte ambalazhimi (metal, plastikë, dru etj) që përbëhen nga materiale në formë flete. Për prodhimin e tyre është e domosdoshme që në fillim të vizatohet sipërfaqja e tyre e hapur. Hapje e sipërfaqes quhet figura e rrafshët, e cila përftohet pas shtrirjes së trupave gjeometrik në plan (rrafsh). Trupat ndahen në trupa të hapshëm (cilindri, koni, prizmi etj.) dhe të pahapshëm (sfera, hiperbola etj.). Hapja e saktë e sipërfaqeve të kurbëzuara ndodh te trupat, që përbëhen prej faqeve rrafshe dhe sipërfaqeve me kurbaturë të thjeshtë, si koni dhe cilindri. Hapje të përafërta, por me saktësi të pranueshme, mund të arrihen për disa sipërfaqe teorikisht jo të hapshme, si ato me kurbaturë të dyfishtë (p.sh., sfera ose hiperbola). Për të vizatuar sipërfaqen e hapur të trupave të hapshëm, duhet që në projeksionet ortogonale të trupit, të maten madhësitë e vërteta të brinjëve ose faqeve të tij. Në hapjen e trupave duhet të parashikohet edhe mënyra e ngjitjes së brinjëve. Në rastet kur ngjitja bëhet me saldim, atëhere prerjet bëhen të sakta. Ndërsa në rastet kur përdoren mënyrat me mbivendosje ose palosje (si në rastet e ambalazhimeve me karton), atëhere duhet që të parashikohen shtesa të sipërfaqeve për realizimin e këtyre bashkimeve.

HAPJA E SHUMËFAQËSHAVE

Hapja e shumëfaqëshave realizohet nga ndërtimi i njëpasnjëshëm i faqeve të tij në rrafsh.

– Hapja e kubit
Duke ditur se kubi i ka brinjët e barabarta, hapja e faqeve anësore të tij përfaqësohet nga drejtëkëndëshi me gjatësi sa katërfishi i brinjës së tij dhe lartësi sa brinja. Gjithashtu vendosen edhe dy katrorë të bazave (baza e sipërme dhe e poshtme).

– Hapja e prizmit të rregullt trekëndor
Për prizmin e drejtë me bazë trekëndore, hapja e sipërfaqes anësore përfaqësohet nga një katërkëndësh, gjatësia e të cilit është e barabartë me shumën gjatësive të bazës dhe lartësia është sa lartësia e prizmit.

– Hapja e piramidës me bazë katrore
Sipërfaqja e hapjes së piramidës përbëhet prej një katrori dhe katër trekëndësha dybrinjëshëm të pjerrët dhe me kulm të përbashkët. Përcaktohet lartësia e piramidës dhe ajo bashkohet me dy skajet e katrorit. Me qendër në majën e piramidës dhe me rreze sa brinja e formuar, vizatohet një hark rrethi dhe mbi të shënohet katër herë korda e barabartë me gjatësinë e brinjës së bazës së trupit.

– Hapja e cilindrit
Sipërfaqja e hapjes së cilindrit të drejtë, realizohet nga dy rrathë, që janë bazat e tij dhe një drejtëkëndësh, me brinjë të barabartë me perimetrin e rrethit (baza e cilindrit). Lartësia e hapjes do të jetë e barabartë me lartësinë e cilindrit.

– Hapja e konit
Për të përftuar sipërfaqen e konit, në fillim vizatohet rrethi, si baza e trupit gjeometrik. Në perimetrin e rrethit vendoset lartësia e konit. Nga skaji i lartësisë dhe me rreze sa lartësia, hiqet një hark, perimetri i të cilit është sa perimetri i rrethit të bazës së konit. Në rastet e hapjeve të sipërfaqeve të trupave, që formohen nga rrotullimi i figurave gjeometrike të rrafshta rreth një boshti, si: cilindri, koni etj., matjet e perimetrave të harkuar nuk realizohen saktësisht.