Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 1.6 Sistemet teknologjike komplekse

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi

Sistemet teknologjike komplekse

STRUKTURA E SISTEMIT ME SHUMË INPUTE DHE SHUMË OUTPUTE
Çdo sistem, që ka më shumë se një input ose më shumë se një output quhet sistem me shumë inpute dhe outpute. Shembulli i këtij sistemi është sistemi teknologjik i prodhimit të energjisë elektrike. Energjia elektrike, që përdoret në shtëpitë tona prodhohet në centralet elektrike dhe transportohet me anë të rrjetit elektrik. Centralet elektrike janë impiante të mëdha, në të cilat ndodhin transfortermocentral. Nëse analizohet në mënyrë skematike vihet re se furnizimi me energji elektrike është thjesht rezultat përfundimtar, pra output / produkt (energji elektrike). Nuk mund të mos përmendet dhe një pjesë sado të vogël e veprimtarisë komplekse që duhet kryer për të garantuar prodhimin e output- eve të tjerë, të cilët sigurojnë cilësinë e shërbimit, kujdesin ndaj mjedisit etj.

• Faza input/inpute. Në hyrje të sistemit janë burimet natyrore dhe materialet, që duhen transformuar. Gjithashtu duhet të ketë edhe një formë energjie për nevojat e brendshme (energji për ndriçim dhe ngrohje) dhe tërësi shërbimesh.
• Procesi ose faza e aktivitetit të centralit. Këtu realizohet prodhimi i energjisë elektrike me mënyra të ndryshme dhe cikle të shumta, por në të njëjtën kohë sigurohet cilësia e prodhimit dhe aktivitetet e mirëmbajtjes, dhe aktivitete të tjera.
• Faza e output/ outpute. Produkti përfundimtar është energjia elektrike. Në mënyrë të pashmangshme prodhohen edhe mbeturina teknologjike të llojeve të ndryshme.
• Feedback. Në këtë fazë të këtij sistemi dallohen ndërhyrje për ndryshimin e tensionit dhe frekuencës së burimit, sasisë së lëndës së parë dhe temperaturës e trysnisë së avullit.
Termi sistem kompleks nënkupton sistemet, në të cilat elementet e saj ndryshojnë dhe kanë marrëdhënie komplekse e të ndërlikuara ndërmjet tyre.

Modeli i sistemit kompleks
Për të kuptuar modelin e sistemit kompleks, shqyrtohet sistemi i transportit rrugor (transporti i pasagjerëve me autobus). Që të ekzistojë dhe të funksionojë si duhet ky sistem, duhet të bashkëveprojnë dy sisteme, që janë: sistemi i transportit (ST) dhe i aktiviteteve (SA). Në figurën e mëposhtme jepet shembulli i një hapësire territoriale (E), brenda së cilës ndodhen sistemi i transportit dhe sistemi i aktiviteteve. Gjithashtu tregohet edhe marëdhënia ndërmjet grupeve të elementeve të sistemit ST, me elementet e sistemit SA.

Duket qartë se sistemet ST dhe SA kanë një varësi të dyfishtë me njëra- tjetrën. Stuktura e sistemit të transportit Edhe sistemet e transportit kanë komponentët bazë, të cilët janë: input-et, proceset, output-et dhe feedbacku. Qëllimi i sistemit të transportit është që t’i drejtojë të gjithë këta komponentë në mirëfunksionimin e tyre.
• Input – et, janë burimet që nevojiten për zhvillimin e procesit në këtë sistem. Më kryesoret në sistemin e transportit, janë:
– energjia (e) që nevojitet për funksionimin e sistemit (mekanik, elektrik, termik);
– materialet (m), në të cilat përfshihet autobusi, pajisje, mjete, vegla etj;
– krahu i punës (p) janë njerëzit, të cilët kryejnë funksione të ndryshme: mirëmbajtje, kontroll, furnizim, riparim, komandim etj.;
– kapitali (c) përbën paratë që përdoren për mbarëvajtjen e sistemi (blerje, furnizim etj.);
– koha (t) përfaqëson kohën e nevojshme për kryerjen e shndërrimeve input – output;
– informatat (i) është i gjithë burimi i informacionit, që nevojitet për ndërtimin dhe funksionimin e gjithë sistemit të transportit.
• Procesi është element i rëndësishëm për të gjitha sistemet e transportit.
• Output-et, realizojnë zhvendosjen e objekteve (udhëtarë, bagazhe etj.) nga një pozicion në një pozicion tjetër. Në sistemin e transportit, aksidentet dhe ndotja e mjedisit janë output – e të padëshiruara.
• Feedback – u, krahason outputin e marrë me inputin. Sistemet komplekse përbëhen edhe nga nënsistemet, që përfaqësojnë një numër elementesh ndërveprues. Nënsistemet janë sisteme të thjeshta, që krijojnë një strukturë të qendrueshme për të realizuar qëllimin kryesor të sistemit teknologjik të transportit.

Shembulli i sistemeve dhe nënsistemeve teknologjike të burimeve të energjisë, tregon qartë lidhjen midis  nënsistemeve.
STBE ( sistemi i transmetimit të burimit të energjisë) përbëhen nga disa nënsisteme të lidhura me njëri-tjetrin. Duke u nisur nga shembulli i sistemit me shumë input- e dhe shumë output – e për prodhimin e energjisë elektrike në një termocentral (TEC), do të dallohen disa nënsisteme:
kaldaja, turbina, gjeneratori, transformatori, të cilët lidhen në mënyrë të tillë, që output – i i njërit nënsistem të shërbejë si input për nënsistemin tjetër.

Një sistem kompleks funksionon në sajë të tri elementeve funksionale:
informacionet, materialet dhe energjia. Përfaqësuesit fizikë të këtyre elementeve funksionalë, quhen komponentë dhe klasifikohen në gjashtë grupe kryesore.
Si të gjitha sistemet e tjera edhe sistemi kompleks ndërtohet për të përmbushur një ose disa qëllime, në përputhje me atë çfarë kërkohet. Nëpërmjet përmirësimit dhe modernizimit të mëtejshëm sigurohet jetëgjatësia e sistemeve teknologjike.