Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 2.13: Shkrimi Teknik

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 2.13

Shkrimi teknik
Vizatimi teknik, përveç vijave mund të përmbajë edhe shkronja dhe numra, me të cilat shënohen tituj të ndryshëm, sqarime, dimensione etj.
Vizatimi i tekstit dhe numrave është proces i komplikuar, i vështirë dhe me përgjegjësi, sepse vizatimi teknik duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për përdoruesit e tij.
Në vizatimin teknik përdoren shkronja dhe numra të drejta dhe të pjerrëta. Shkronjat dhe numrat e pjerrëta shkruhen me kënd 75°. Ato përdoren në vizatime në mekanike dhe në elektroteknike. Të dy llojet mund të shkruhen me: dorë të lirë, trekëndësh dhe kompas, shabllon dhe skicim të shkronjave dhe numrave nga letrasetet. Në punën praktike, më shpesh zbatohet shkrimi me dorë të lirë dhe më rrallë përdoret shablloni.

Madhësia e shkronjave dhe numrave varet nga madhësia e vizatimit, qëllimi dhe karakteri i titullit. Madhësia e shkronjave përcaktohet nga lartësia (h). Sipas madhësisë (lartësisë) shkronjat dhe numrat ndahen në: shkronja të mëdha me lartësi h = 15 – 25 mm (përdoret për të shkruar titujt kryesorë); shkronja të mesme me h = 8 – 14 mm (përdoren për shënim të titujve dytësorë); shkronja të vogla dhe numra me h = 3 – 6 mm (përdoren për sqarime, kuotime etj.).

Shkronjat dhe numrat përbëhen nga vija. Drejtkëndëshat ndihmës të gjerësive të ndryshme lehtësojnë vizatimin e shkronjave. Shkronjat (numrat apo shenjat e pikësimit) përbëhen nga vija vertikale (si: I, 1, !..); vija horizontale ( T, H, E, F, L); vija të pjerrëta (Z, V, 7, N, X..) ose me forma të rrumbullakosura (O, C, S, G, 8..). Kjo formë e numrave dhe e shkronjave të alfabetit latin është e standardizuar dhe përdoret për të shkruar vizatimet teknike, në të gjitha vendet ku përdoret ky alfabet.

Lartësia e miratuar (h) e shkronjave është e ndarë në 7 pjesë, pra madhësia 1 /7 e h, përcakton të gjithë madhësitë e shkronjave. Gjerësia e shkronjave është 5 /7 h, përveç shkronjave I, J, L, M dhe Ë. Numrat për këtë lloj shënimi janë me gjerësi 4 /7 h. Në varësi të gjerësisë, shkronjat e mëdha ndahen në tre grupe: të ngushta ( I, J, L..), të gjera ( E, D, B..), dhe shumë të gjera (Ë, A, M..). Ndërsa shkronjat e vogla grupohen: të ulta (a, c, e..), të larta sipër (t, l, d..) dhe të larta poshtë (p, q, g..). Lartësia e shkronjave të vogla të ulta është 5 / 7 h të shkronjave të mëdha.