Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 2.6 skicimi i figurave të rrafshta

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 2.6

Skicimi i figurave të rrafshta dhe ndarja e thjeshtë e këndeve

Në çdo vizatim teknik, në fillim përdoren vetëm vija të holla, të cilat vizatohen lehtë me laps të fortë, që zgjidhet në varësi të cilësisë së letrës, që do të përdoret. Më pas, duke zgjedhur vijën e duhur, përdoret laps më i butë. Lapsi gjatë vizatimit, mbahet me tre gishta përafërsisht vertikalisht, me pjerrësi të vogël (100°) në drejtim të heqjes së vijave. Lapsi duhet të jetë i gjatë (jo më i shkurtër se 10 cm) dhe duhet të mbahet lirshëm në dorë. Ai mbahet në dorë lehtë dhe vendoset pingul në fletën e vizatimit. Mjet tjetër është portamina, e cila gjatë vizatimit duhet të fiksohet në tehun e trekëndëshit.

Fillimisht për të vizatuar vija vertikale, horizontale ose të pjerrëta duhet praktikuar skicimi me dorë të lirë.

Përdorimi i vizoreve Në vizatim teknik, vijat hiqen me ndihmën e vizores
– T dhe një trekëndëshi, dy trekëndëshave ose duke përdorur teknografin. Vizatimi i vijave horizontale më shpesh kryhet me vizoren -T. Kjo mbahet me dorën e majtë dhe tërhiqet lart – poshtë, nëpër tehun e majtë të tavolinës ose të tabelës së vizatimit. Vijat vertikale vizatohen me njërin nga dy trekëndëshat, i cili mbështetet në vizoren –T. Ato vizatohen nga poshtë – lart, duke e mbajtur vizoren – T me dorën e majtë. Me tërheqje të trekëndëshit, nga ana e djathtë vizatohen vija paralele vertikale.

Për vizatimin e vijave të drejta me kënd të caktuar, përdoren vizorja – T dhe njëra nga dy vizoret trekëndore.
Për përpunim të vizatimeve teknike, në vend të vizores – T dhe një trekëndëshi, mund të përdoren edhe dy trekëndësha. Vizatimi i vijave paralele është veprim, që kryhet shumë shpesh në vizatimin teknik.

 

 

Për vizatimin e vijave paralele, me anë të vizoreve, duhet pasur parasysh, që një nga trekëndëshat (cilido qoftë) të shërbejë si mbështetës, ndërsa me hipotenuzën e tjetrit, të vizatohen drejtëzat (vijat). Kjo mënyrë vizatimi vijash, mund të bëhet edhe duke përdorur një vizore të drejtë të thjeshtë dhe një vizore trekëndësh.

Përdorimi i kompasit
Përveç vijave të drejta, vizatimi teknik mund të ketë edhe vija të lakuara ose rrathë, të cilat vizatohen me kompas. Gjilpëra e kompasit (që ndodhet në njërin krah të tij) vendoset në pikën, e cila paraqet qendrën. Më pas, hapet krahu tjetër i kompasit, aq sa është rrezja e kërkuar dhe rrotullohet në drejtim të akrepave të orës.

NDËRTIMI I KËNDEVE DHE NDARJA E THJESHTË E TYRE
Në skicimin me dorë të lirë është i nevojshëm edhe vizatimi i këndeve të drejta, të ngushta dhe të gjera.
Ndërtimi i këndeve. Për të vizatuar kënde në vizatim teknik mbahen parasysh këto rregulla:
• Për këndin e drejtë, ndërtohet vija pingul me drejtëzën horizontale.
• Për këndin e ngushtë 30°, nga pika O vendoset segmenti njësi (i çfarëdoshëm) pesë herë mbi një drejtëz horizontale dhe gjendet pika
a. Në këtë pikë ngrihet një vijë vertikale, mbi të cilën vendoset segmenti njësi, tre herë deri në pikën
b. Duke bashkuar pikën O me pikën b formohet këndi i ngushtë 30°.
• Për këndin e ngushtë 60°, mbi një drejtëz horizontale vendoset segmenti njësi tre herë, duke filluar nga pika O. Ky segment vendoset pesë herë në drejtëzën vertikale. Si në rastin e ndërtimit të këndit të ngushtë 30°, bashkojmë pikën O me pikën b.
• Për këndin e drejtë 90°, vendoset segmenti njësi mbi drejtëzën horizontale dhe drejtëzën vertikale.

Ndarja e këndeve
– Këndi i ngushtë AOB ndahet në dy pjesë të barabarta, si më poshtë:
Mbi brinjën OB dhe brinjën OA vendoset segmenti O1- O2. Bashkohet pika 1 me pikën 2 dhe me sy të lirë vendoset pika 3 në mes të segmentit 1, 2. Pika 3 bashkohet me pikën O; kjo jep përgjysmoren e këndit AOB.

– Këndi i drejtë AOB ndahet në dy pjesë të barabarta, si më poshtë:
Mbi brinjën OA ndërtohet një kënd 450. Gjysmëdrejtëza e formuar OC e ndan këndin e drejtë në dy pjesë të barabarta.

SKICIMI I FIGURAVE NË SHKALLË ZMADHIMI OSE ZVOGËLIMI
Një mënyrë praktike për vizatimin e figurave është zmadhimi (zvogëlimi) i tyre, me ndihmën e rrjetit kuadratik. Figura, e cila duhet të paraqitet në përmasa të ndryshuara, ndahet në një rrjet kuadratik. Çdo pikë e rrjetit emërtohet, horizontalisht me gërma (A, B, C.. etj.) dhe vertikalisht me numra (1,2,3,4 etj.). Më pas vizatohet rrjeti kuadratik me shkallën e zgjedhur, ku çdo kuadrat zmadhohet (ose zvogëlohet), duke ruajtur emërtimet e rrjetit kudratik të mëparshëm.
Vendosen në të pikat korresponduese të figurës dhe me bashkimin e tyre formohet e njëjta figurë, por tani në shkallën e dëshiruar.