Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 1.7 dhe 1.8: Riciklimi i mbetjeve

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 1.7 dhe 1.8

VEPRIMTARI PRAKTIKE 1.7 – 1.8 Veprimtari praktike

RICIKLIMI I MBETJEVE, PROBLEM I MADH SOT NË SHQIPËRI
Natyra prodhon mbetje të cilat i riciklon vetë në mënyrë të vazhdueshme. Në ndryshim nga natyra, njeriu nuk i ka respektuar parimet ekologjike.

Teknologjitë ekzistuese dhe zhvillimi i tyre në kohët moderne, në fusha të ndryshme të ekonomisë e industrisë, veçanërisht ato nxjerrëse dhe përpunuese, kanë ndikuar ndjeshëm në ndryshimet mjedisore. Ndotja e mjedisit, që vjen nga aktivitetet industriale, ndikon në ujin e pijshëm, çliron toksina të padëshiruara në ajër dhe ka impakt negativ në cilësinë e tokës, në bimësi dhe gjallesa si dhe në shëndetin e njeriut.

Të gjitha aktivitetet prodhuese të të mirave materiale dhe të shërbimeve së bashku me problematikat e tyre përfshihen në të tri sektorët e ekonomisë.
– Sektori i parë përfshin: agrokulturën, zooteknikën, peshkimin dhe pylltarinë.
– Sektori i dytë grupon të gjitha aktivitetet industriale
– Sektori i tretë përmbledh aktivitete që prodhojnë shërbime, pra të mira materiale, që u nevojiten njerëzve.

Nga këto tre sektorë, aktivitetet industriale që i përkasin sektorit të dytë kanë ndikuar shumë në mjedis, si rezultat i përdorimit të energjisë dhe lëndës së parë. Përpunimi i mbetjeve është problem i madh mjedisor, që duhet zgjidhur. Të gjitha veprimtaritë, që zhvillohen në sektorët e mësipërm, janë ndotësit kryesorë të mjedisit. Mbetet çështje kryesore, mënyra e zgjidhjes së problemeve të shkaktuara nga sektori i industrisë. Ndotjet mund të zvogëlohen nëpërmjet përdorimit të teknologjive të pastra mjedisore. Në bujqësi, përdorimi i tepruar i plehrave kimike dhe i pesticideve shkakton dëme, si në drejtim të ndotjes së mjedisit, prishjes së ekuilibrit kimik e biologjik të tokës, ashtu dhe në shëndetin e njeriut nëpërmjet ndotjes së produkteve ushqimore. Zhvillimi i bujqësisë organike është zgjidhja më e mirë. Zhvillimi i turizmit, si pjesë e rëndësishme e sektorit të tretë, shkakton dëmtime në mjedisin natyror, në rajonet malore dhe ato bregdetare. Turizmi masiv rrit kërkesën për energji elektrike, ujë, produkte konsumi dhe shërbime duke ndikuar negativisht në mjedisin natyror. Shumica e vizitorëve përdorin makina, që sjellin ndotjen e zonave turistike. Zgjidhja më e mirë e këtyre problemeve do të ishte kombinimi i ndërgjegjes së njeriut me bashkëpunimin e komunave të zonave me sektorin privat.

 

 

 

Duhet të merren masa jo vetëm për largimin e mbetjeve apo zëvendësimin e kanalizimeve të hapura me tubacione në sisteme të mbyllura, por edhe nëpërmjet vendosjes së taksave për automjetet që prodhojnë ndotje të mëdha. Gjithashtu vendosja e taksave për përdorimin e burimeve natyrore ka çuar në minimizimin e harxhimit të tyre. Ndërsa në transport, problemet kryesore janë:
ndikimi i ndotjes së ajrit dhe shpenzimi i energjisë. Ndonëse përfitimet nga përdorimi i transportit janë të mëdha, përdorimi i tyre dëmton mjedisin. Përdorimi i transportit elektrik ka sjellë përmirësimin sidomos në ndotjen e ajrit. Ndotja mjedisore ka filluar të dallohet si problem dhe njeriu nëpërmjet kërkimeve shkencore ka eksploruar për zgjidhjen e problemeve teknologjike mjedisore duke kopjuar natyrën, për të respektuar ciklin e jetës. Objekt i politikës mjedisore është ndryshimi i sjelljes në lidhje me ndotësit dhe me përdorimin me kriter të burimeve natyrore. Për të zgjidhur këto probleme, duhen kryer një seri veprimtarish të planifikuara sipas një rradhe të caktuar dhe të organizuar si një plan veprimi ose projekt.