Kurrikula
Kursi: Teknologjia 12 me zgjedhje
Identifikohu

Curriculum

Teknologjia 12 me zgjedhje

0/55
Mësimi me video

Mësimi 2.7 vizatimet gjeometrike

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Teknologjia 12 me zgjedhje Mësimi 2.7

Vizatimi gjeometrik

Vizatimi gjeometrik është një nga llojet e vizatimit, që shërben përgjeometrinë në plan, gjeometrinë deskriptive, për paraqitjen e formës dhe përmasave të sakta të një objekti. Zbatimi i tyre përbën bazën e vizatimit teknik. Për të bërë një vizatim teknik duhen patur njohuri paraprake për ndërtimin e figurave gjeometrike.

Çdo vizatim teknik përbëhet nga një numër i madh formash të ndryshme gjeometrike, të cilat quhen konstruksione gjeometrike. Të gjitha objektet kanë forma të ndryshme gjeometrike, si: kubi, sfera, cilindri, prizmi, piramida dhe koni. Për të studiuar trupin gjeometrik nuk bazohemi në vetitë e tij, si: ngjyra, materiali, temperatura, pesha etj., por është e rëndësishme të përcaktohet forma dhe madhësia e tij. Në vizatimin teknik shpesh aplikohen konstruksione gjeometrike, të cilat realizohen me përdorimin vetëm të vizores dhe kompasit. Përdorimi vetëm i vizores dhe i kompasit për ndërtimin e konstruksioneve gjeometrike u paraqit nga Euklidi. Ai i vlerësoi vizoren dhe kompasin si mjetet më të rëndësishme dhe të barabarta nga rëndësia e tyre me konstruksionet. Të gjitha konstruksionet gjeometrike në vizatimin teknik bëhen në mënyrë grafike. Gjatë vizatimit të këtyre pjesëve përdoren trekëndëshat dhe mjetet tjera për vijat drejtëvizore, kompaset dhe lakoret e ndryshme për bashkimin e vijave të lakuara.

ELEMENTET BAZË TË GJEOMETRISË Në vizatim teknik përdoren elementet bazë të gjeometrisë, që janë: pika, drejtëza, segmenti, rrezet, diametri, këndet, rrethi etj., të cilat mund të dallohen nga njëri – tjetri por në tërësi ato përcaktojnë formën e trupit.
Elementet bazë të gjeometrisë janë:
– Pika – nuk ka përmasa (dimensione). Atë e dallojmë në prerjen e drejtëzave, në fillim dhe mbarim të segmentit etj.
– Drejtëza është vijë, e pakufizuar, që vazhdon deri në infinit.
– Gjysmëdrejtëza është drejtëza me njërën anë të kufizuar me pikë.
– Segmenti është drejtëz e kufizuar.
– Figura është pjesë e rrafshit me formë dhe përmasa të caktuara.
– Këndi është pjesë e rrafshit, e kufizuar me dy drejtëza që priten.