Keni Pyetje?
Mesazhi u dërgua. Mbylle
0
0 vlerësime

Letersia Klasa 11 Shtepia Botuese Filara

1 359 Studenta Regjistruar
  • Përshkrimi
  • Kurrikula
  • Vlerësimi

Teksti “Letërsia 11” është konceptuar si në strukturë dhe në përmbajtje sipas një mënyre të re, e cila i përgjigjet programit të ri të shpallur nga MAS për vitin shkollor 2017-2018. Teksti mbështetet në kompetencat kyçe të përcaktuara në kornizën kurrikulare dhe që realizohen nëpërmjet ndërtimit dhe zhvilllimit të kompetencave të lëndës, të cilat janë:
Analiza dhe interpretimi i teksteve të gjinive dhe të llojeve të ndryshme letrare. Vlerësimi i letërsisë shqipe dhe botërore në periudha të ndryshme letrare dhe historike.

Këto kompetenca të cilat përcaktohen si njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime që një nxënës duhet t’i fitojë gjatë procesit mësimor, mundësojnë krijimin e një raporti pozitiv dhe të qëndrueshëm mes nxënësve dhe artit të letërsisë, ndikojnë në formimin estetik dhe letrar, në zhvillimin emocional, në rritjen e aftësive krijuese dhe në pasurimin e aftësive shprehëse të nxënësve.

Teksti “Letërsia 11” është konceptuar me një kapitull të shkurtër hyrës, ku përblidhen e sistemohen njohuritë nga Teoria e letërsisë, që janë vazhdim dhe thellim nga klasa e dhjetë. Pjesa më e madhe e njohurive mbi figuracionin stilistik është shtrirë në të gjithë librin, nëpërmjet rubrikave “Të mësojmë” dhe “Të kujtojmë”, me synim që nxënësi t’i përftojë këto njohuri në mënyrë praktike dhe të ilustruar me shembuj nga fragmented e përzgjedhura nga veprat e kërkuara në programin mësimor.

Në këtë pjesë jepen njohuri të nevojshme mbi zhvillimin historik të gjinive letrare nga format e llojet më të hershme deri në ditët e sotme. Këto njohuri teorike e ndihmojnë nxënësin të kuptojë panoramën e gjerë të organizimit të njohurive në lëndën e letërsisë dhe prejardhjen e zhvillimin historik të gjinive dhe llojeve letrare të cilat lëvrohen në kohën e sotme.

Pjesa e dytë e tekstit pasqyron zhvillimet e Letërsisë botërore dhe të Letërsisë shqiptare nga pararomantizmi deri në rrymat letrare moderne të fillimshekullit XX.

Veprat e rekomanduara në program dhe autorët përkatës janë strukturuar në katër kapituj bazuar në 3 kritere:
-Sipas rrymës letrare së cilës i përkasin;
-Sipas kriterit kronologjik të zhvillimit të formave letrare;
-Sipas kriterit të integrimit të Letërsisë shqiptare me atë botërore të së njëjtës rrymë letrare.

Secili kapitull përmban një deri në tre autorë dhe vepra përfaqësuese të analizuara. Në hyrje të secilës pjesë, trajtohen veçoritë kryesore të secilës rrymë letrare, autorët më përfaqësues dhe më me emër, si dhe konteksti historik, kulturor e letrar, njohja e të cilit e ndihmon nxënësin të kuptojë më mirë veprën dhe veçoritë e krijimtarisë së autorit. Kapitujt janë emërtuar nisur nga rryma letrare:
Kapitulli I – Romantizmi europian
Kapitulli II – Romantizmi shqiptar
Kapitulli III – Realizmi
Kapitulli IV – Modernizmi

Njohuritë për analizën e teksteve letrare sipas gjinive nxënësi do t’i përsërisë në mënyrë praktike përmes analizave të teksteve dhe autorëve të përcaktuar në program dhe studimit të fragmenteve të përzgjedhura nga këto vepra.
Në secilën pjesë:
– realizohen të shkrira me njëra-tjetrën dy kompetencat e lëndës;
– realizohen kompetencat e lëndës dhe kompetncat kyçe nëpërmjet kërkesave të larmishme didaktike si: Dëgjoni, Diskutoni, Analizoni, Interpretoni, Argumentoni, Hulumtoni, Shkruani, Ritregoni, Projekte, Punë individuale, Punë në grup etj.;
– integrohet letërsia me artet e tjera: me pikturën, teatrin, filmin;
– realizohet lidhja e letërsisë me fushat e tjera të të nxënit;
– realizohet lidhja e letërsisë me temat ndërkurrikulare përmes situatave mësimore, diskutimeve, bashkëbisedimeve në grup, eseve etj.

Për ilustrimin e të gjitha njohurive teorike jepen fragmente letrare të shoqëruara me rubrikën Studim teksti. Rubrika Studim teksti realizon studimin e fragmentit nga pikëpamja kuptimore, e analizës si dhe interpretimin dhe komentin gjuhësor e stilistik. Rubrika Përsëritje njohurish do ta ndihmojë nxënësin në evokimin dhe rimarrjen e njohurive teorike të vitit të kaluar, sidomos për ngulitjen në mënyrë praktike të njohurive mbi figuracionin letrar. Rubrika interesante që shërbejnë si materiale plotësuese janë Informacion shtesë, Skedari i kritikës; Skedari i teatrit dhe Skedari i filmit që herë pas here shoqërohen me detyra që synojnë përmirësimin e aftësive digjitale të nxënësit.

Një risi e tekstit “Letërsia 11” është rublika Provoni njohuritë, e cila është konceptuar si një test vetëvlerësimi në fund të çdo autori. Synimi i kësaj rubrike është familjarizimi i nxënësit me modele testesh; zbatimi i njohurive të marra mbi një vepër në analizën dhe interpretimin e një fragmenti të papunuar më parë; praktikimi i njohurive në mënyrë individuale; vetëvlerësimi i testit në bazë të çelësit të përgjigjeve për secilin test, i cili do të pasqyrohet në “Librin e  Mësuesit Letërsia 11”.

Teksti “Letërsia 11” ofron për nxënësit një përmbajtje tërheqëse, bashkëvepruese, me një larmishmëri veprimtarish krijuese dhe zhvilluese që synon ngritjen shkencore dhe intelektuale të nxënësve në pikëpamje të zhvillimit të të menduarit, të zhvillimit të mendimit kritik, zhvillimit gjuhësor e letrar, moral, estetik, filozofik, sociologjik e më gjerë.