Kurrikula
Kursi: Hyrje në Ekonomi
Identifikohu

Curriculum

Hyrje në Ekonomi

0/43
Mësimi me video

Tematika 10 Mësimi 4: Inflacioni

Hyrje në Ekonomi Tematika 10 Mësimi 4

Inflacioni

Pse kemi inflacion?
Niveli i inflacionit përcaktohet nga rritja ose rënia e çmimeve bazë të konsumit dhe shërbimeve. Niveli i tij reflektohet në fuqinë blerëse të konsumatorit. Ka dy raste të inflacionit: rasti i parë është kur kemi rritje të nivelit të çmimeve nga një vit në tjetrin ose inflacion pozitiv, të cilit përgjithësisht i referohemi thjesht si inflacion, ndërsa rasti i dytë është kur kemi rënie të nivelit të çmimeve nga një vit në tjetrin ose inflacion negativ, të cilit i referohemi si deflacion.

Në varësi të shpejtësisë me të cilën rritet niveli i përgjithshëm i çmimeve, dallojmë lloje të ndryshme inflacioni:
1. Inflacion i kontrolluar-niveli i inflacionit arrin nivelin e synuar nga banka qendrore e një vendi dhe përgjithësisht luhatet në intervalin 2-4% në vit;
2. Inflacion i moderuar-niveli i inflacionit tejkalon normën e synuar nga Banka Qendrore dhe mund të shkojë deri në 10% në vit;
3. Inflacion galopant-niveli i inflacionit shkon mbi 10% në muaj;
4. Hiperinflacion-niveli i inflacionit shkon mbi 50% në muaj.

Në varësi të faktorëve që e shkaktojnë atë, njihen dy lloje kryesore inflacioni:
1. Inflacion i shkaktuar nga kërkesa-ndodh kur ekonomia rritet shpejt: kur kërkesa agregate rrritet më shpejt se oferta agregate, duke shkaktuar rritje të nivelit të përgjithshëm të çmimeve;
2. Inflacion i shkaktuar nga kostoja-ndodh që ka një rritje në nivelin e përgjithshëm të çmimeve të faktorëve të prodhimit që përdoren për të prodhuar produktet, si për shembull pagat e punonjësve, të lëndës së parë, ose një rritje të taksave.

Presidenti Reagan theksonte se: “Inflacioni është aq i dhunshëm sa një sulmues, aq i frikshëm sa një grabitës i armatosur dhe vdekjeprurëse si një njeri i goditur”. Shkaqet e rritjes/uljes së inflacionit mund të jenë të ndryshme, por një faktor i konsiderueshëm është oferta e parasë, e cila përfaqëson instrumentin kryesor, me të cilin banka qendrore ul ose rrit koston e parasë në ekonomi, duke lehtësuar ose shtrënguar rritjen ekonomike. Kur oferta e parasë në ekonomi rritet, kostoja e parasë ulet. Kjo politike këshillohet gjatë fazave kur ekonomia është prekur nga rënia ekonomike, apo ndryshe recensioni.

Kostot e inflacionit
Kur flasim për inflacion duhet të kemi parasysh dy tipe të tij; inflacion i pritur dhe inflacion i papritur.

1. Inflacioni i pritur është kur aktorët në ekonomi janë të vetëdijshëm që ka një inflacion dhe ata e marrin parasysh këtë gjë.

2. Inflacioni i papritur është kur inflacioni real është i ndryshëm nga ai që aktorët në ekonomi presin. Në të dy rastet kemi kosto të lidhura me inflacionin të cilat janë:
a. Kosto e prodhimit – Kur kemi inflacion të lartë. Pra, edhe pse dihet që do të ketë inflacion, firmat janë të detyruara që të ndryshojnë çmimet e tyre shumë shpesh. Për shembull supozoni një restorant, i cili duhet të ndryshojë menutë çdo javë për shkak të inflacionit që të reflektojë çmimet e reja. Kosto e bërjes së menuve do të reflektojë në rritjen e kostove totale e si rrjedhim dhe të produkteve të shitura.
b. Kosto kohore – Inflacioni i lartë i detyron njerëzit që të mos mbajnë para cash. Pra një individ, sapo të marrë një pagesë, do të përpiqet që ta kthejë atë në të mira materiale, pra do të vrapojë për në dyqane që të blejë sa më parë në mënyrë që të mos humbasë nga ndryshimi i çmimeve.
c. Kosto e mospërshtatjes me bazën tatimore – Shumë taksa janë të pandjeshme nga inflacioni. Kështu, për shembull, nëse i referohemi tatimit mbi të ardhurat personale në vendin tonë, ai është 15 %. Supozoni se keni 100 lekë obligacione nga të cilat keni një normë fitimi 10% në vit. Pra, në fund të vitit, keni 110 lekë. Supozoni më tej se norma e inflacionit është po 10 %. Pra, në terma real, ju nuk keni fituar asgjë. Për shkak të sistemit tatimor ju jeni i detyruar që t’i jepni shtetit 1.5 lekë nga 10 lekë që keni fituar. Pra, edhe pse inflacioni ju ka bërë më keq, përsëri ju jeni i detyruar të paguani taksat.
d. Rishpërndarja e pasurisë – Ka të bëjë me inflacionin e papritur. Në rastin kur kemi inflacion të ndryshëm nga ai i pritshmi, do të kemi dhe një humbës dhe një fitues nga marrëveshjet. Kështu, për shembull, nëse inflacioni real është më i lartë se inflacioni i pritur, atëherë huamarrësi fiton dhe huadhënësi humbet dhe, nëse inflacioni i pritur është më i vogël se ai real, huamarrësi humbet dhe huadhënësi fiton. Pra, në rastet e periudhave inflacioniste ka gjithmonë kosto, por nëse është edhe i paparashikuar ka edhe një shpërndarje të pasurisë mes huadhënësve dhe huamarrësve.

Vlerësimi i inflacionit
Për të vlerësuar vlerën e inflacionit nisemi nga Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit (IÇK). Ky indeks shpreh ndryshimin e çmimeve të një shporte fikse mallrash dhe shërbimesh që janë përfaqësuese për një vend. Përcaktimi i shportës është shumë i rëndësishëm, pasi duhet të përmbajë mallra dhe shërbime që përdoren nga shumica e njerëzve të një vendi. Hapi i dytë i vlerësimit të IÇK lidhet me përcaktimin e peshave të çdo produkti. Pra, në varësi të shpenzimeve që bëjnë familjet për produkte të caktuara, përcaktohet dhe pesha që zënë këto produkte në shportë. Së fundmi me frekuenca të rregullta kohore ndiqen çmimet për të gjithë këto produkte që janë përfshirë në shportë. Patja e të gjithë këtyre informacioneve mundëson që të mund të bëhet vlerësimi i IÇK-së me një nga mënyrat e paraqitura më poshtë.

Figura Ekonomia Tematika 10 Mesimi 4 F 1

Inflacioni në fund nuk është gjë tjetër veçse:

Figura Ekonomia Tematika 10 Mesimi 4 F 2