Kurrikula
Kursi: Hyrje në Ekonomi
Identifikohu

Curriculum

Hyrje në Ekonomi

0/43
Mësimi me video

Tematika 5 Mësimi 2: Kostot e firmës

Hyrje në Ekonomi Tematika 5 Mësimi 2

Kostot e firmës

Kategoritë e kostos
Me kosto do të kuptojmë të gjitha shpenzimet që bën firma për të mundësuar aktivitetin e saj ekonomik. Kostot totale ndahen në dy kategori kryesore:

1. Kostot (shpenzime) fikse – Shpenzime, të cilat janë të pranishme çdo muaj apo frekuenca të tjera kohore për firmën, si: qiraja, pagesat e personelit, energjisë elektrike dhe uji, telefonave, karburantit, taksat dhe tarifat, interesat bankare etj. Këto janë pagesa të pashmangshme për firmën dhe duhet të merren në konsideratë të parat. Për të pasur një siguri më të madhe, këto shpenzime duhet të planifikohen, në mënyrë që firma të mos gjendet në vështirësi likuiditeti.

2. Kostot (shpenzime) variabël – Shpenzime, të cilat janë në varësi të volumit të aktivitetit dhe kanë të bëjnë me blerje mallrash për rishitje, produkte që na ndihmojnë të kryejmë aktivitetin tonë në formën e lëndës së parë, shpenzimet për udhëtime për të takuar klientë ose furnitorë etj. Në momentin e fillimit të biznesit, përveç kostove fikse dhe variabël, duhet të merren në konsideratë edhe investimet fillestare
– shpenzime që janë të nevojshme për hapjen e biznesit, si kosto për regjistrimin e biznesit, pajisje zyre, sisteme sigurie, mobilimi, blerje e lëndëve të para për krijim inventari etj. Pra, kostot totale të një firme janë të barabarta me kosto fikse plus variabël, ose ndryshe mund t’i shkruajmë si TC = TFC + TVC . Edhe për kostot, siç folëm për treguesit e mësipërm, mund të llogarisim:
a. koston fikse mesatare, e cila është e barabartë me raportin e kostos fikse me sasinë e produktit të prodhuar, llogaritet me formulën AFC = TFC Q
b. koston variabël mesatare, që është e barabartë me raportin e kostos së ndryshueshme me sasinë e produktit të prodhuar, llogaritet me formulën AVC = TVC Q
c. koston mesatare, që është e barabartë me raportin e kostos së përgjithshme me sasinë e produktit të prodhuar, llogaritet me formulën ATC = TC Q
d. koston marxhinale, që paraqet shtesën në koston e përgjithshme, kur firma rrit me një njësi sasinë e prodhimit,
llogaritet me formulën = MC TC Q ku − − = − = − n n 1 n n 1 TC TC TC dhe Q Q Q . Në grafikun 2 paraqiten kurbat e kostove fikse, variabël dhe totale. Siç mund ta vini re, kosto fikse është e njëjtë gjatë gjithë kohës, pavarësisht se çfarë sasie prodhojmë, ndërsa kosto variabël vjen duke u rritur me rritjen e sasisë, pasi kërkohen më shumë inpute për çdo njësi të prodhuar.