Kurrikula
Kursi: Hyrje në Ekonomi
Identifikohu

Curriculum

Hyrje në Ekonomi

0/43
Mësimi me video

Tematika 4 Mësimi 4: Financimi

Hyrje në Ekonomi Tematika 4 Mësimi 4

Financimi

Si të financojmë projektin për krijimin e një biznesi?
Një nga qëllimet kryesore të planit të biznesit është sigurimi i financimit. Për këtë arsye seksioni financiar i këtij plani është shumë i rëndësishëm. Në qoftë se bëni gabime në këtë seksion, ju mund të mos siguroni fondet e nevojshme edhe sikur të gjithë pjesët e tjera të planit të biznesit të jenë shumë të mira.

Në seksionin financiar përfshihen këto rubrika:
kostot fillestare;
financimi i biznesit; projeksionet e të ardhurave; projeksionet e shpenzimeve; pikat kritike ose pikat e ekuilibrit që tregojnë sasinë minimale të shitjeve në mënyrë që kompania të mbijetojë, indikatorët e rentabilitetit.

Ekzistojnë pesë mënyra financimi, të cilat ndahen në 2 grupe të mëdha, të brendshme dhe të jashtme, që mund të shfrytëzohen në këtë rast:
1. Investimet private individuale ose të ortakëve të projektit
– Ju
mund të dispononi individualisht një shumë të caktuar parash që garanton nivelin e financimit të planifikuar, ose mund ta grumbulloni këtë shumë parash duke mbledhur kontribute nga ortakët e projektit. Ortakët mund të jenë “ortakë aktivë”, të cilët do të punojnë në biznesin e propozuar, ose “ortakë të heshtur”, të cilët investojnë para dhe zotërojnë një pjesë të biznesit, por nuk angazhohen në menaxhimin e përditshëm të tij.
2. Fondet e investimeve – Janë dy llojëshe: a. institucione që financojnë projekte që gjykohen të suksesshme; b. platformat kredituese me pjesëmarrje të gjerë të quajtura “platforma crowdfunding”.
3. Kredia bankare – Sigurohet pranë një banke tregtare ose institucioneve të tjera kredituese. Banka vendos të financojë projektin tuaj në raport me katër kritere kryesore:
a. projekti e justifikon shumën
e kërkuar për financim nga banka;
b. kontributi juaj financiar në projekt,
i cili mund të luhatet nga 10% – 30% të shumës së kërkuar për financim;
c. garanci që ju i jepni bankës në rast se biznesi nuk realizon treguesit
4. Financime nga institucione publike qendrore ose të pushtetit lokal dhe financime që akordohen nga OJF apo fondacione të ndryshme që mbështesin iniciativat për krijimin e bizneseve të reja dhe zhvillimit.
Për
të siguruar këtë lloj financimi është mjaft e rëndësishme të njihet mirë financiarë të planifikuar dhe shfaq vështirësi në shlyerjen në kohë dhe në sasinë e duhur të kësteve të kredisë; d. aftësinë e biznesit për të garantuar sukses. strategjia dhe objektivat bazë të funksionimit të këtyre institucioneve, në mënyrë që kërkesa për financime të përputhet me qëllimet dhe politikat për të cilat këto lloj institucionesh janë të gatshme të financojnë projekte të reja biznesi.
5. Shitja e aksioneve dhe obligacioneve është një nga mënyrat e financimit të bizneseve. Aksionet janë tituj që konfirmojnë pronësi mbi asetet e një shoqërie aksionere dhe praktikisht nuk kanë datë maturimi të paracaktuar. Përmes shitjes së aksioneve, investitorët sigurojnë paratë e nevojshme në këmbim të fitimeve të mundshme financiare në të ardhmen. Obligacioni është një tjetër mjet që bizneset mund të përdorin për të mbledhur para dhe investitorët mund të përdorin për të kursyer para. Një obligacion është një certifikatë borxhi, e lëshuar nga një qeveri ose një korporatë. Kur një biznes dëshiron të mbledhë para, ajo mund të lëshojë një obligacion, i cili i kërkon një individi ose institucioni që t’i japë para biznesit. Biznesi do të përdorë paratë për zgjerim dhe kushtet e obligacionit do të shpjegojnë se si dhe kur obligacioni do të paguhet.

Si ndërtohet plani financiar?
Plani financiar është një pasqyrë e veçantë e biznesplanit. Për të qenë i saktë e eficient, plani financiar duhet të përmbajë disa informacione të domosdoshme që evidentojnë dhe argumentojnë ekuilibrin financiar të projektit tuaj. Ai përmbledh tërësinë e nevojave financiare të domosdoshme për projektin tuaj dhe rrugët apo mënyrat e financimit të tyre. Plani i financimit të biznesit studion flukset financiare të aktivitetit sipërmarrës të zgjedhur:
– fluksin e shpenzimeve apo pagesave të nevojshme të planifikuara të detajuara sipas zërave të bilancit financiar (paga, lëndë të para, makineri dhe pajisje, materiale të ndryshme, qira ambientesh, këste kredie, taksa e tatime etj.);
– fluksin e të ardhurave të planifikuara nga aktiviteti i biznesit tuaj (të ardhura nga shitjet, nga shërbimet etj.).

Përpara ndërtimit të planit të financimit është e domosdoshme të jetë përfunduar një “check-listë e plotë e planit të biznesit”, e cila përmbledh gjithë elementët e planit të biznesit: rezultatet e studimit të tregut; vëllimin e prodhimit apo shërbimeve të planifikuara; afatet e pagesave të ndryshme; vlerësimin e shpenzimeve sipas llojit dhe strukturës së tyre; madhësinë e taksave dhe tatimeve, investimet; strukturën dhe afatet e të ardhurave; shpenzimet fikse dhe ato variabël etj. Mbi bazën e këtyre të dhënave ndërtohen tabelat financiare të planit të biznesit: tabela e përmbledhur e rezultatit ekonomik, plani i shpenzimeve, plani i të ardhurave, plani i investimeve, bilanci financiar, treguesit e rentabilitetit etj.

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve është një raport formal i operacioneve të biznesit brenda një periudhe të caktuar kohore. Ajo quhet edhe pasqyrë e fitimit apo humbjes ose pasqyrë e të ardhurave dhe shpenzimeve. Ajo tregon diferencën në mes të ardhurave nga shitja e mallrave dhe shërbimeve, si dhe shumës së shpenzuar për të operuar biznesi. Diferenca njihet si fitim neto apo humbje neto. Është një regjistër i të hyrave të gjeneruara dhe shpenzimeve të ndodhura për një periudhë kohore (zakonisht njëvjeçare). Kjo pasqyrë tregon nëse biznesi ka pasur më shumë të hyra se sa shpenzime (fitim) dhe e kundërta (humbje).
Të ardhurat përcaktohen si hyrje nga shpërndarja ose prodhimi i mallrave, kryerja e shërbimeve ose aktiviteteve të tjera. Shpenzimet përcaktohen si dalje nga shpërndarja ose prodhimi i mallrave, kryerja e shërbimeve ose aktiviteteve të tjera. Ato janë dalje e pasurisë-aseteve ose rritje e detyrimeve. Shpenzimet paraqesin koston e krijuar për të realizuar të ardhurat. Të ardhurat neto quhen hyrjet totale të përfitimeve ekonomike gjatë periudhës. Fitimi është rezultat i tejkalimit të të ardhurave ndaj shpenzimeve, ndërsa humbja neto është rezultat i tejkalimit të shpenzimeve ndaj të ardhurave. Të ardhurat ndahen në: Të ardhura nga shitja e mallit; të ardhura nga kryerja e shërbimit; të ardhura nga qiraja, interesi, dividenti etj. Shpenzimet përcaktohen si dalje apo konsum pasurish apo lindje detyrimesh, të kryera gjatë një aktiviteti normal të një ndërmarrjeje. Ekuacioni i pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve është: të ardhurat – shpenzimet = fitim.

Klasifikimi i elementeve të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve mund të bëhet në dy mënyra:

1. Sipas natyrës së shpenzimeve – Shpenzimet grumbullohen në pasqyrë në përputhje me natyrën e tyre (p.sh. zhvlerësimi, blerja e materialeve, kostot e transportit, pagat etj.) dhe nuk shpërndahen sipas funksioneve të ndryshme brenda njësisë.

2. Sipas funksioneve – Shpenzimet klasifikohen në përputhje me funksionin e tyre si pjesë e kostos së shitjeve, shpërndarjes ose aktivitetit administrative.