Kurrikula
Kursi: Hyrje në Ekonomi
Identifikohu

Curriculum

Hyrje në Ekonomi

0/43
Mësimi me video

Tematika 5 Mësimi 3: Të ardhurat

Hyrje në Ekonomi Tematika 5 Mësimi 3

TEMATIKA 5 PRODHIMI, KOSTOJA DHE TË ARDHURAT E FIRMËS

Të ardhurat

Kategoritë e të ardhurave
Të ardhurat e një firme lidhen me vlerën totale të marrë nga shitja e produkteve të prodhuara ose shërbimeve të ofruara të saj. Në formë të përgjithshme, të ardhurat e firmës mund t’i shprehim si TR = P * Q . Nuk duhet të ngatërrojmë të ardhurat me fitimin e firmës. Në rastin e fitimit kemi të bëjmë me atë çfarë i ngelet firmës, pasi ka zbritur të gjitha shpenzimet që ka bërë në funksion të saj.

Përveç të ardhurave totale, kur flasim për të ardhurat, u referohemi edhe dy treguesve të tjerë, të ardhurat mesatare, të cilat janë të ardhurat që firma merr mesatarisht për çdo njësi të shitur dhe llogariten duke pjesëtuar të ardhurat totale me sasinë e prodhuar e të shitur dhe i vlerësojmë si: AR = TR Q dhe të ardhurat marxhinale, të cilat paraqesin të ardhurat shtesë që firma merr për çdo njësi shtesë të prodhuar dhe të shitur dhe i vlerësojmë si: = MR TR Q , ku − − = − = − n n 1 n n 1 TR TR TR , Q Q Q .

Në grafikun më poshtë jepet një paraqitje e treguesve të të ardhurave, ku vihet re që niveli maksimal i tyre është atje ku MR=0

Nëse marrim një shembull si në tabelën e mëposhtme, duke supozuar që kërkesa ka lidhje të zhdrejtë me çmimin dhe llogarisnim treguesit e tjerë, vëmë re se të ardhurat mesatare kanë trend rënës me rritjen e sasisë së prodhuar (duke mbajtur faktorët e prodhimit konstant), ndërkohë që të ardhurat marxhinale arrijnë nivelin zero, aty ku çmimi barazon të ardhurat mesatare.

Nga tabela më sipër kuptohet që firma do të prodhojë 8 njësi prodhimi me çmim 10 lekë për njësi, pasi për këtë nivel maksimizon të ardhurat e veta.

Fitimi
Fitimi është diferenca mes të ardhurave totale që arrin të krijojë një firmë për një periudhë të caktuar kohore dhe kostove totale për të njëjtën periudhë. Fitimin mund ta shprehim, pra si: = TR − TC. Në rastin e një fitimi normal, pra kur firma ka një fitim të parashikuar dhe e quan atë si pjesë të shpenzimeve për t’u shpërndarë te pronarët ose aksionerët e firmës, ose ndryshe të ardhurat janë të barabarta me shpenzimet, në mënyrë grafike do të paraqitej si në grafikun 5, nga drejtkëndëshi ABP1P*. Pra, firma do të prodhojë aty ku MR = MC dhe do të vendosë çmimin aty ku për këtë nivel sasie pritet AR. Normalisht që firmat mund të operojnë me fitim pozitiv ose negativ. Në rastin kur firmat kanë fitim pozitiv, pra çmimi është mbi ATC, ato mund të rrisin aktivitetin e tyre në të ardhmen. Ndërsa, nëse kanë fitim negativ, pra çmimi është më i vogël se ATC, analiza është pak më komplekse. Analiza në këtë rast do të varet, nëse çmimi është mbi kurbën AVC apo jo. Në rast se çmimi është mbi kurbën AVC, firma mund të qëndrojë në treg dhe nëse është nën kurbën AVC, atëherë firma duhet të dalë nga tregu. Këto analiza janë të një niveli më të avancuar dhe ngelen për t’u studiuar në nivele më të larta të studimeve ekonomike.