Kurrikula
Kursi: Gjuha Shqipe Klasa 12
Identifikohu

Curriculum

Gjuha Shqipe Klasa 12

0/40
Mësimi me video

Mësimi 8.3: Ushtrime mbi teknikat e shkrimit të tekstit udhëzues

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Gjuha Shqipe 12 Mësimi 8.3

Ushtrime mbi teknikat e shkrimit të tekstit udhëzues

Siguria e fëmijëve në internet
Udhëzues për fëmijët

HYRJE
Interneti është mjet komunikimi e argëtimi i përdorur në mbarë botën. Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë, por një nevojë e domosdoshme për ta. Të gjithë fëmijët kanë një sërë të drejtash që duhet të respektohen, edhe në internet:
– të mos shqetësohen, ofendohen ose ngacmohen nga përdoruesit e tjerë;
– të komunikojnë dhe gjithashtu të argëtohen;
– të marrin informacione që të kenë përmbajtje të përshtatshme për moshën e tyre.
Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë në vitet e fundit shoqërohet njëkohësisht edhe me ekspozimin e fëmijëve ndaj rreziqeve të shfaqura si rrjedhojë e lundrimit jo të sigurt të fëmijëve në internet. Po cilat janë rreziqet kryesore, ndaj të cilave janë më të ekspozuar fëmijët?
1. Jo të gjitha informacionet dhe argëtimet në internet janë të përshtatshme për fëmijët e moshave nën 18 vjeç.

Çfarë mund të bëni ju?
a. Përpiquni të respektoni kufizimet e moshës.
b. Kuptoni që jo çdo informacion që mund të gjendet në internet është i besueshëm.
c. Kuptoni që materialet që nuk janë të ideuara për ju, nuk duhet të shikohen nga mosha juaj.
d. Mos jepni të dhëna personale.
e. Bisedoni me prindërit tuaj për të identifikuar bashkarisht faqet dhe burimet serioze të informacionit.
f. Mos shkarkoni dhe dërgoni foto dhe video me përmbajtje të papërshtatshme.
Vizitoni faqen www.isigurt.al – Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve Online, për të raportuar rastet konkrete dhe për t’u informuar për mënyrat se si mund ta mbrojnë veten gjatë përdorimit të internetit;
Kontaktoni Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë ALO 116 111;

2. Nëse luani lojëra në internet, jeni të ekspozuar ndaj disa rreziqeve:
a. Ka persona të rritur, që përfshihen në lojë bashkë me ju. Shpeshherë ata shtiren sikur janë fëmijë për të krijuar shoqëri. Por qëllimi i tyre mund të jetë të fitojnë besimin tuaj me qëllim që t’iu bëjnë keq më vonë.
b. Gjatë lojës shpeshherë happen vetë faqe interneti në ekranin tuaj. Përgjithësisht janë reklama, por mund të këtë edhe faqe me përmbajtje të papërshtatshme.
Çfarë duhet të bëni?
c. Përdorni pseudonime gjatë lojës, në mënyrë që të mos zbulohet identiteti juaj. Mos i ndani informacionet tuaja personale (identitetin, adresën, numrin e telefonit, foto personale etj.) me njerëz të panjohur.
d. Rekomandohet të pyesni prindërit para se të filloni të luani ndonjë lojë të re. Merrni miratimin e tyre paraprakisht. Ata ju ndihmojnë të zgjedhni lojërat më të sigurta.
e. Informohuni për varësinë psikologjike që mund të krijojë përdorimi i tepërt i saj.
f. Mos e lejoni veten të bëheni të varur pas lojërave në internet, sepse kjo mund të kushtojë shumë në shëndet, mësime dhe financiarisht;
g. Mbroni llogarinë tuaj kur e hapni duke i vendosur një fjalëkalim të fortë. Fjalëkalimet (password) e forta kanë, së paku, tetë karaktere dhe përfshijnë një kombinim të shkronjave të mëdha, numrave, shkronjave të vogla dhe simboleve.
h. Ftoni prindërit të bashkohen në lojë. Në këtë mënyrë ata mund të vlersojnë nga afër lojën. i. Mos përdorni lojëra pirate. Raportoni rastet e abuzimit gjatë lojërave online në faqen www.isigurt.al – Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve Online; Vizitoni faqen www.isigurt.al për t’u informuar për mënyrat se si mund ta mbroni veten gjatë aktivitetit online. Telefononi ALO 116 111 –Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe raportoni.

3. Termi “Varësia nga interneti” përdoret për të shpjeguar përdorimin e tepruar të internetit. Përdorimi i pakontrolluar i internetit mund të ndikojë negativisht në jetën e përditshme, në punë, dhe aspekte të tjera të jetës shoqërore. Mund të njihet edhe si varësia nga kompjuteri ose varësia online.

Çfarë mund të bëni ju?
a. Kërkoni ndihmë nga prindërit ose kujdestarët tuaj;
b. Kaloni më tepër kohë me miqtë tuaj, dilni bashkë, luani bashkë, pra argëtohuni me ta;
c. Kërkoni ndihmën e një psikologu/-eje në shkollë;
d. Kontaktoni ALO116 111 – Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë;

www.isigurt.al –Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve Online