Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Gjuha Shqipe 12 Mësimi 8.2
Teknikat e shkrimit të tekstit udhëzues
Për të shkruar një tekst udhëzues është e nevojshme:
Para shkrimit të tekstit udhëzues
1. Analizoni situatën komunikative në të cilën ndodheni: njihni marrësin e mesazhit, qëllimin pse po e shkruani; përcaktoni kohën që ju nevojitet, si dhe gjatësinë e tekstit.
2. Përcaktoni informacionet që do të paraqisni në tekst.
Gjatëshkrimit të tekstit udhëzues
3. Organizoni tekstin.
4. Hartoni tekstin.
Pas shkrimit të tekstit udhëzues
5. Kontrolloni tekstin e shkruar
· Informacioni duhet të jetë sa më i qartë. Fjalori duhet të jetë i saktë dhe të sugjerojë hapat dhe veprimet që duhet të ndërmarrë marrësi i mesazhit. Vendosni nëse teksti duhet të shoqërohet me ilustrime që tregojnë me hollësi veprimet që duhet të kryhen.
· Ngulitni mirë në mendje gjithë informacionet që do të jepni dhe organizojini ato në mënyrë paraprake, në shkallën e duhur, për të përcjellë informacionin thelbësor, sipas një rendi logjik e kronologjik të përshtatshëm.
· Vendosni radhën e veprimeve: struktura duhet të jetë skematike, e ndarë në pjesë të dallueshme, në varësi të temës – vendosni nga një numër progresiv, ose një shkronjë të alfabetit, për të theksuar rendin logjik dhe kronologjik (para-pas) të veprimeve;
· Përzgjidhni mënyrën se si do t’i drejtoheni marrësit të tekstit: në formë jopersonale ose përmes përemrave ti dhe ju;
· Përdorni fjali të shkurtra dhe termat e duhur, në mënyrë që lexuesi të kuptojë menjëherë atë që po thoni. Mendoni e motivoni mënyrën e kohën e foljeve që do të përdorni.
· Kontrolloni plotësinë e tekstit: a përfshihen në të,tëgjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë që marrësi i mesazhit të mund tëkuptojë dhe të ndjekë rregullat, udhëzimet, recetat, sugjerimet;
· Kontrolloni gjatësinë e tekstit: a e paraqet ai informacionin thelbësor dhe më të rëndësishëm;
· Kontrolloni objektivitetin në paraqitje: a është përdorur stili objektiv dhe konciz, me fjali të shkurtra, të qarta, pa komente vetjake.
Rregullorja e një loje
Minibasketi
1. Minibasketi është lojë sportive e frymëzuar nga basketbolli dhe e hapur për vajzat dhe djemtë e moshës ndërmjet 5 dhe 11 vjeç, sipas rregullave të nënshkruara nga Sektori i Minibasket F.I.P.
2. Qëllimi i secilit ekip është që të hedhë topin në koshin e kundërshtarëve dhe të parandalojë ekipin kundërshtar të marrë topin në zotërim ose të bëjë kosh, duke respektuar rregullat e lojës. Një ndeshje Minibasketi luhet midis dy ekipeve të përbëra, më së paku, prej 10 lojtarësh, e, më së shumti, prej 12 lojtarësh, nga të cilët vetëm 5 për çdo skuadër marrin pjesë në secilën pjesë të lojës.
3. Madhësia e fushës së lojës është: – gjatësia 28 m. – gjerësia 15 m. Mund të përdoren edhe fusha me përmasa më të vogla, me kusht që të respektojnë normat (6 x 14 – 24 x 13 – 22 x 12 – 20 x 11m).
4. Përmasat e fushës së lojës për Minibasketin janë të njëjtame ato,të një fushe normale basketbolli. Vijat e hequra (gjerësia e të gjitha vijave 5cm.):
– vijat anësore dhe vijat e poshtme;
– rrethi qendror;
– zona me vijën e gjuajtjeve të lira prej 4 m nga tabela;
– vija e trepikëshit.
5. Tabelat vendosen në të dy skajet e fushës së lojës, paralel me linjat fundore. Përmasat e tabelave janë:
– lartësia 0.90m;
– gjerësia 1.20m
Koshat kanë karakteristikat e mëposhtme:
– lartësia 2.60m nga toka (për kategorinë fillestare, lartësia është 3.05m);
– diametri 45cm.
6. Topi duhet të jetë i rrumbullakët (sferik), ai mund të bëhet nga materiale sintetike ose lëkure.
Ka karakteristikat e mëposhtme:
– perimetri 68 deri në 73 cm;
– pesha nga 400 deri 500 gr.
[……]
17. Topi duhet të luhet me duar: mund të pasohet, të hidhet ose driblohet në çdo drejtim, në përputhje me rregullat e lojës. Goditja e topit me grusht ose me këmbë përbën shkelje. Nëse gjatë lojës topi aksidentalisht prek këmbën ose pjesë të tjera të trupit të një lojtari, kjo nuk përbën shkelje.
18. Topi është jashtë fushe(jashtë loje), kur:
– prek tokën, një person ose një objekt që ndodhen jashtë fushës së lojës ose në vijën kufizuese;
– prek mbajtëset e koshit ose pjesën e pasme të tabelës.
Përgjegjësia e daljes së topit jashtë fushe është e lojtarit të fundit i cili prek topin. Nëse topi nxirret nga fusha njëkohësisht nga dy lojtarë të ekipeve të ndryshme, ose në qoftë se arbitri anësor nuk është i sigurtë në lidhje me ekipin që e ka shkaktuar faullin, loja do të rinisë me një “top të hedhur” në rrethin më të afërt ku ka ndodhur shkelja.
19. Një lojtar nuk mund të ecë e as të vrapojë me top në dorë, mund të lëvizë nëpër fushë duke e dribluar me një dorë atë. Një lojtar nuk mund:
-të driblojë me dy duart;
-të shoqërojë topin me dorë, ndërsa driblon;
-të fillojë përsëri tëdriblojë, pasi të ketë ndaluar me topin në dorë.