Kurrikula
Kursi: Gjuha Shqipe Klasa 12
Identifikohu

Curriculum

Gjuha Shqipe Klasa 12

0/40
Mësimi me video

Mësimi 1.3: Karakteristika gjuhësore dhe stilistike të tekstit përshkrues

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Gjuha Shqipe 12 Mësimi 1.3

Karakteristika gjuhësore dhe stilistike të tekstit përshkrues
Struktura e teksteve përshkruese paraqet disa karakteristika kryesore, pavarësisht se tekstet mund të ndryshojnë ndërmjet tyre në varësi të objektit të përshkruar, të situatës komunikuese e të qëllimit për të cilin përftohen:
1. Referenti-personi, vendi, objekti etj., i përshkruar.
2. Karakteristikat a vetitë e referentit që përzgjidhen gjatë përshkrimit.
Në mënyrë që përshkrimi të jetë i plotë dhe i qartë, është e domosdoshme të bëhen referime të sakta për pjesët e ndryshme që e dallojnë objektin dhe për cilësitë e tij.

Nga këndvështrimi gjuhësor, karakteristikat kryesore të një teksti përshkrues janë:
a. përdorimi i treguesve hapësinorë: i ndajfoljeve a shprehjeve ndajfoljore, i parafjalëve (para, pas, poshtë, lart, majtas, djathtas etj..), të cilat janë të domosdoshme në përshkrimin e një vendi, për vendosjen e një objekti në hapësirë dhe për përcaktimin e pjesëve që e përbëjnë atë;
b. përdorimi i mbiemraveqë tregojnë cilësinë e referentit (objektit, vendit, mjedisit, personit që përshkruhet). Përdorimi i mbiemrave që tregojnë cilësi (cilësorë) dhe marrëdhëniorë, shpesh ka funksion figurativ, ata përdoren si epitete.
c. përdorimi i fjalive të shkurtra, të thjeshta, gërshetuar me fjali të përbëra, për ta bërë më të qartë përshkrimin;
d. përdorimi i foljeve në kohën e tashme dhe në të pakryerën, që shprehin veprime të cilat zgjasin në kohë;
e. përdorimi i termave të përzgjedhur me kujdes, të cilët janë të domosdoshëm për të siguruar një pamje të qartë e të saktë të referentit e të pjesëve që e përbëjnë.Po ashtu, përzgjedhje të kujdesshme fjalësh nga një fushë e caktuar leksikore, për t’i dhënë lexuesit një imazh sa mëtë qartë.