Kurrikula
Kursi: Gjuha Shqipe Klasa 12
Identifikohu

Curriculum

Gjuha Shqipe Klasa 12

0/40
Mësimi me video

Mësimi 5.2 Teknikat e shkrimit të tekstit rrëfyes

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Gjuha Shqipe 12 Mësimi 5.2

Teknikat e shkrimit të tekstit rrëfyes

Lajmet e gazetës – kronika
Lajmi i gazetës është një tekst rrëfyes që informon ose që tregon një fakt, duke ekspozuar numrin më të madh të elementeve që janë të nevojshëm për ta kuptuar atë. Artikulli mund të jetë i gjatë ose më i shkurtër, në varësi të ngjarjes që rrëfehet. E rëndësishme është qëkjo ngjarje t’i paraqitet lexuesit sa më qartë.

Kronika është një lloj artikulli në të cilën rrëfehen ngjarje që ndodhin nënjë rendtë përcaktuar kohor. Në të trajtohen çështje politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, sportive, të cilat zhvillohen në një vend të caktuar.

Qëllimi i kronikës është të informojë, duke raportuar një fakt në mënyrë objektive, të përmbledhur e të efektshme.

Llojet e kronikës:
kronika e bardhë: merret me ngjarje të rëndësishme politike, shoqërore, kulturore etj; kronika e zezë: merret me krimet, vrasjet, plaçkitjet, vjedhjet, aksidentet etj; kronika gjyqësore: merret me raportet e gjykimeve të proceseve, të lëshuara nga gjykata ose hetimet në vazhdim; kronika rozë: merret me skandalet, kuriozitetet mbi personazhet e famshme të spektaklit, të kinemasë etj..

Struktura e artikullit / kronikës
Teksti i artikullit/ kronikës përbëhet nga:
Hyrja, në të cilën shfaqen elementet më të rëndësishme të një fakti; zakonisht ajo duhet të përmbushëtë ashtuquajturën rregullën e pesëpyetjeve, (pesë W) mbi të cilën ndërtohet çdo tekst i kronikës:(kush?, çfarë?, ku?, kur?, pse?).
Pjesa qendrore, që shpjegon me detaje domethënëse faktin.
Përfundimi, që, përveç mbylljes së artikullit, mund të përmbajë një ftesëose një nxitje për të reflektuar mbi faktin.

Rrëfimi i fakteve në njëartikull/kronikëmund të organizohet në dy mënyra:
1. Në mënyrë kronologjike: kur faktet jepen sipas rrjedhës në të cilën kanë ndodhur në të vërtetë.
2. Në formë piramide: kur në fillim jepen informacionet që kanë interes më të madh për lexuesin. Ndër elementet që duhet të kemi parasysh në fazën e hartimit të skemës sëartikullit/kronikës mund të përmendim:
Koherenca e tekstit: Çdo lajm duhet të përqendrohet vetëm në një argument, të sqaruar që nga fillimi. Gjatë kësaj faze është shumë e rëndësishme të identifikohet thelbi i lajmit.
Harmonia e tekstit: çdo fjali duhet të kujtojë atë të mëparshmen dhe të përgatisë tjetrën, që vjen më pas.

Struktura/informacioni
Titulli: shërben për të dhënë një informacion të parë, për të tërhequr vëmendjen dhe për tëpërmbledhur të gjithë lajmin. Titulli duhet të jetë i shkurtër.

Shkodrani që i ktheu orën kapitenit gjerman pas 30 vjetësh (titulli)
Një ngjarje e njohur nga të gjithë në Shkodër, por që përtej Baçallëkut ka qarkulluar si legjendë. Në qershor të vitit 1968, njëturist gjerman u interesua në qytetin e Shkodrës për orën që miku i tij i ngushtë kishte lënë tek orëndreqësi Nuh që prej kohës së luftës. Të nesërmen gjermani dhe përkthyesi, dalin nga dyqani i Nuhut me orën e rrallë të markës zviceriane “Erberhard”, të cilën sahatçiu e kishte ruajtur me kujdes në kasafortë për afro 30 vite.

Hyrja ose situata nismëtare
Në këtë pjesë të artikullit shfaqen elementet më të rëndësishme të faktit që po rrëfehet.
Kush? Ç’farë? Ku? Kur? Pse?.

Shkodra dhe Nuh Sahatçia në një dokumentar gjerman
Në pranverën e vitit 1995 është dukur në Shkodër një grup xhirimi me kineastë e gazetarë nga Berlini. Kujtim Shllaku, mësuesi që ka bërë përkthyesin, thotë se kishin ardhur aty për kalanë e Rozafës dhe Nuh Sahatçinë. Më saktë, – shpjegon ai, – për të ekranizuar legjendën e murimit dhe historinë e mjeshtrit të sahatëve. Ditët e para filmuan mjediset e kështjellës, mandej u interesuan për orëndreqësin e famshëm. Fakti që Nuh Sahatçia kishte vdekur, i stepi disi, por nuk i zbrapsi. Kërkuan bashkëkohësit, kolegët e familjarët e tij. U ulën e biseduan shtruar me ta. Njohën nga afër jetëshkrimin e Nuh Sahatçisë. Shkuan pastaj te vendi ku kishte qenë dyqani i tij, afër Radio Shkodrës. Filmuan aty çdo gjë me detaje. Më në fund u ndalën te kodrina ku pushon përjetësisht mjeshtri duarartë. Mbi këtë “lëndë” ngritën në Berlin dokumentarin, në formën e një guide për Shqipërinë.

Pjesa qendrore nëntitujt
PARAGRAFËT: tregojnë faktin në mënyrë më të plotë, me më shumë informacion të detajuar..

Një emër, një histori, një legjendë
Ka qenë një mjeshtër i famshëm në Shkodër, pinjoll i një dinastie orëndreqësish të dëgjuar. Ka jetuar një shekull e ka ikur duke lënë një emër të nderuar. Një emër dhe një histori të çuditshme, që ka qarkulluar si legjendë edhe përtej qytetit verior. E kanë rrëfyer së pari dëshmitarët, pastaj pasardhësit e tyre, duke e sjellë të pacenuar deri në ditët tona: “Në kohën e luftës, një oficer gjerman i trokiti në dyqan Nuh Sahatçisë. I kërkoi me i rregullu sahatin. Mirëpo lufta e rrëmbeu dhe e çoi tjetërkund. E gjermani nuk u duk ma. U kthye në Shkodër pas tridhjetë vitesh dhe kërkoi mjeshtrin e orës. U përball me të dhe ia nisi: “More zotni Shkodret, kam pasë një sahat kujtim prej gjyshit. Kot me të pyet, a thue e ke kund? Në pastë humbë, na pastë marrë të keqen!”. U çua në këmbë i zoti i dyqanit dhe iu kthye mysafirit: “Më thuaj nga vjen e për ç’orë bëhet fjalë”. Tjetri shpjegoi se ishte gjerman dhe kërkonte një orë “Erberhard”, të lënë aty gjatë luftës. “Tani po”, bëri Nuh Sahatçia dhe fap sahatin prej kasafortës. “Urdhno!”. “Sa ban?” – drëng paratë gjermani. “Janë pagu, zotni. E ke të shkruar në faturë”, i është përgjigjur Nuh Sahatçia dhe e ka përcjellë deri te porta. Janë shuar njëri pas tjetrit dëshmitarët e ngjarjes, por jo buja e saj. Në Shkodër shumëkush ta rrëfen me kënaqësi, veç e ka vështirë për emrin e “gjermanit të orës” dhe bëmat e tij gjatë luftës. Megjithatë, dikush është njohur e ka mësuar jo pak nga kujtimet e tij për Shkodrën. Një tjetër histori fle pikërisht aty…

Përfundimi
Përfshihen lajme anësore (jo kryesore) lidhur me faktin. Një element tjetër që mund të përfshihet në një lajm është rindërtimi i sfondit në të cilin ka ndodhurnjë ngjarje e caktuar. Përfundimi mund të ofrojë gjithashtu një koment përfundimtar të rëndësishëm.ose një lloj gjykimi në lidhje me zhvillimet e ardhshme.

Johann Arendt
Johann Arendt-i, kapiteni gjerman që la orën për ta rregulluar te mjeshtri Nuh Sahatçia, ishte efektiv i Brigadës 999, Batalioni XX, kompania III që mori pjesë në luftime në zonën veriore të Shqipërisë. I lindur në Noistrasse Kasel – Trier, djalë i vetëm i një çifti gjermano-polak, Arendt-i, kishte kryer studimet universitare në Zvicër dhe në vazhdim ishte diplomuar ushtarak karriere në Berlin. Fundi i luftës e gjeti në Shkodër, ku mbeti rob i forcave partizane, për t’u riatdheusuar në vitin 1947. Vdiq në moshën 90 vjeçare, në vitin 1996. Për herë të parë pas luftës e vizitoi Shqipërinë në vitin 1968.
Panorama; 14 qershor 2017