Kurrikula
Kursi: Gjuha Shqipe Klasa 12
Identifikohu

Curriculum

Gjuha Shqipe Klasa 12

0/40
Mësimi me video

Mësimi 1.1: Teksti përshkrues Përshkrimi i një personi real

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu:  Gjuha Shqipe 12 Mësimi 1.1

Përshkrimi i një personi real
Teksti përshkrues synon të paraqesë, në mënyrë pak a shumë të detajuar, objekte, njerëz, vende, mjedise reale ose imagjinare.Ai mund të jetë tekst i mëvetësishëm, por shpesh përfshihet në tekste të llojeve të ndryshme (rrëfyes, informues-paraqitës,udhëzues). Të përshkruash do të thotë t’i paraqesësh diçka shqisave të marrësit mbi bazën e dy parimeve: duke i krijuar mundësinë të krijojë në mendjen e tij një pamje sa më të qartëtë objektit të përshkruar dhe duke dalluar të veçantat e mundshme që e karakterizojnë atë.

Objektivi kryesor i një teksti përshkrues është të informojë,siç ndodh në rastin e përshkrimeve teknike dhe shkencore të pranishme në enciklopedi, manuale, në fjalorë e udhëzues.Krahas këtij objektivi,teksti mund të ketë edhe objektiva të tjerë, si për shembull, tëndikojë te marrësi (personit të cilit i adresohet teksti/mesazhi)pozitivisht ose negativisht, në lidhje me objektin e përshkrimit. Në këtë rast, teksti përdoret me qëllim kryesisht bindës.Kësaj kategorie i përkasin reklamat (tekstet publicitare), që nxjerrin në pah cilësitë e produktit dhe përjashtojnë të metat, me qëllim që të nxitin marrësin në vlerësimin e produktit.Në rastin kur,përmes një përshkrimi, dhënësi shpreh ndjenjat, emocionet ose gjendjet shpirtërore,atëherë mbizotëron funksioni shprehës.Ky lloj teksti është i përhapur në të gjitha fushat e jetës shoqërore.