Kurrikula
Kursi: Gjuha Shqipe Klasa 12
Identifikohu

Curriculum

Gjuha Shqipe Klasa 12

0/40
Mësimi me video

Mësimi 1.2: Përshkrimi i një personazhi

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Gjuha Shqipe 12 Mësimi 1.2

Përshkrimi i një personazhi

Teknikat e përshkrimit
Në një tekst përshkrues duhet të futen të gjitha elementet që e karakterizojnë në mënyrë të saktë referentin, d.m.th., objektin e përshkrimit. Për të pasur një përshkrim sa më të besueshëm duhet të përdoren detaje që lidhen me shqisat, të tilla si pamjet, tingujt, aromat, shijet, ndjenjat. Ato krijojnëpërfytyrime të gjalla në mendjen e marrësit (lexuesit). Dhënësi përdor rendin hapësinor për të krijuar imazhin e qartë pamor të personit, vendit, objektit, etj., që përshkruan. Përshkrimi mund të përfshijë ose të sugjerojë edhe një rend kohor,për shkak se një person, vend ose objekt zakonisht shfaqet në një kohë, në një situatë apo nënjë skenë të caktuar.

Kriteret e renditjes sipas të cilave mund të realizohet teksti përshkrues janë dy:
1. Renditja logjike: përshkrimi fillon nga e përgjithshmja tek e veçanta, nga një vështrim tërësor te detajet ose anasjelltas.
2. Renditja hapësinore: përshkrimi fillon nga brenda – jashtë, me drejtim nga lart- poshtë, nga e majta në të djathtë ose anasjelltas, ose nga plani i parë te sfondi.

Për të planifikuar dhe realizuar një tekst përshkrues,është e domosdoshme të përcaktohen:
1. Qëllimi i komunikimit (informues, shprehës, bindës).
2. Objekti i përshkrimit (person, personazh, objekt, mjedis).
3. Mënyra ose lloji i përshkrimit (objektiv/ subjektiv).
4. Rendi i paraqitjes (hapësinor/ logjik).
5. Marrësi (i përgjithshëm ose specifik/i veçantë).
6. Regjistri gjuhësor dhe leksiku i mjaftueshëm (i ndarë sipas fushave ose i përgjithshëm).

Teknikat e përshkrimit të personazhit
Përshkrimi i një personazhi shërben për të njohur karakteristikat e tij fizike dhe psikologjike. Që ky përshkrim të jetë i efektshëm, është e nevojshme të krijohet një pamje a përfytyrim sa më i saktë dhe i plotë dhe jo vetëm të paraqiten karakteristikat e tij të përgjithëshme.

Mënyrat e karakterizimit të personazhit janë:
1. Karakterizimi i drejtpërdrejtë: ku përfshihet përshkrimi i aspektit fizik (ngjyra e flokëve, trupi, gjatësia, veçoritë fizike), mosha, idetë për jetën, për botën, etj.
2. Karakterizimi shoqëror dhe kulturor: niveli kulturor i personazhit dhe klasës së tij shoqërore, sfondi i tij shoqëror.
3. Karakterizimi psikologjik: është mënyra e të menduarit të personazhit, emocionet e tij, motivimi i veprimeve që kryen, marrëdhëniet e tij me shoqërinë dhe me të tjerët; Personazhi mund të paraqitet (prezantohet) në dy mënyra:
• Drejtpërdrejt, kur, që nga fillimi, prezantimi kryhet nga vetë personazhi, nga autori ose nga një personazh tjetër.

Shembuj të varianteve kryesore përmes të cilave paraqitet personazhi:
a. duke u vetëparaqitur:
“Më quajnë Odin Mondvalsen. Ç’punë u prish atyre se mua më quajnë kështu?… Nuk e keni dëgjuar ndonjëherë këtë emër? Shumë mirë: dëgjojeni tashti! Si?… Nuk doni ta dëgjoni? Pse?… Se nuk e keni dëgjuar? Dhe pastaj?… Nuk e ke dëgjuar më parë, dëgjoje tashti….”
b. duke u paraqitur nga rrëfimtari përmes portretit të tij fizik dhe psikologjik:
‘Një burrë rreth të tridhjetave, që dukej më tepër si një djalë i burrëruar para kohe, rrinte mbështetur pas parmakëve, duke pritur erën nëpër valavitjen e rrobave të lehta dhe flokëve të shpupurisur…’
c. duke u paraqitur nga një personazh tjetër (shpesh përmes dialogut) “Po, – tha abati Eimer, – çdo vend ka doket dhe zakonet e veta. Mos harroni atë që ju kam thënë: ai franklini i pasur është kryelartë, i ashpër, ziliqar dhe i rrëmbyer…’
d. Jodrejtpërdrejt: ky është prezantimi që lëvrohet në romanet bashkëkohore, nëpërmjet disa elementeve si gjuha, përshkrimi fizik, nëpërmjet batutave, gjesteve, veshjeve, që hedhin dritë mbi natyrën e personazhit.