
Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Letërsia 12 Mësimi 11.4
MARTIN CAMAJ
KOMENT Dështimi
Dështimi
Nuk e çova zanin në kor
Aty ku duhej: prej frike, turpi?
“Atëherë, del jashtë! – Më tha mjeshtri.
-Del jashtë!”
Prej të mbramit rresht në fund
u shkëputa, spec prej vargut në tra,
e njeha shkallët nji nga nji
deri në fund,
nën dhé
me peshën e njiqind syve në krahë.