Kurrikula
Kursi: Letërsia Klasa 12 Shtëpia Botuese Filara
Identifikohu

Curriculum

Letërsia Klasa 12 Shtëpia Botuese Filara

0/32
Mësimi me video

Mësimi 7.5: Koment Vetmia

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Letërsia 12 Mësimi 7.5

MIGJENI

KOMENT Vetmia

Vetmia
Më plak mërzitja
që vetmia më sjell,
përbuzja, urrejtja
të gjith senset m’i mbështjell
që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt.
Nuk flasin.
As sy s’kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
– I mallkuem!
Së paku, të më tallin:
– I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
-I yni zot!
Ose të më thonë:
– Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në kët vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
e tyne, autobiografinë;
ndosht’ aty do gjej gjasim
me jetën teme pa tingllim
që në vetmi po e kaloj –
dhe s’po dij a rroj e s’rroj.
Sendet heshtin. – Sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s’kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemrën teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen.