Kurrikula
Kursi: Letërsia Klasa 12 Shtëpia Botuese Filara
Identifikohu

Curriculum

Letërsia Klasa 12 Shtëpia Botuese Filara

0/32
Mësimi me video

Mësimi 5.3: Fragment nga Kënga XII: Tringa

Lexoni mësimin në libër duke klikuar këtu: Letërsia 12 Mësimi 5.3

LETËRSIA SHQIPE E GJYSMËS SË PARË TË SHEKULLIT XX

Gjergj Fishta “Lahuta e Malcis”

KOMENT: Kënga XXII, Tringa
Ngjarjet në këtë këngë ndodhin në Nokshiq. Ushtritë e Mark Milanit po djegin, po vrasin e po plaçkitin gjithçka. Trimi i madh i krahinës, Curr Ula, dergjet në shtrat nga plagët e marra në betejë me malazezët. Ai jeton çastet e fundit të jetës me motrën pranë, së cilës i duhet t’i shërbejë deri në fund vëllait, por edhe të mbrojë veten e saj. Vëllai vdes, por ajo nuk ligështohet e nuk nis vajin. Ia mbyll sytë vëllait të shtrenjtë, rrëmben armën dhe e pret vdekjen si trimëreshë.

Veç, po, ‘i vashë un jam tue pa
vashë të re n’ xhubletë të bardhë,
me nji rubë rreth ballit ardhë1
qi mje m’vetlla m’i ka ra;
e derdhë flokët jashta shamis,
dalë më paska m’der të shpisë,
njani brryl m’ballnik2 ngujue,
ndejka e kqyrka m’kambë haru
si Nokshiqi rrin t’u kallë,
plaçkë si bahet gjaja e gjallë:
si npër përroska, rrgall e zall
jesin dekun gra e fëmij
për nën plumbe t’Malit t’Zi.
Por se prap kurrkund nënshtrasha
mue s’m’a dan, ka’ e shoh m’at derë,
se ka menden me hikë vasha
e me u ba ajo me shokë tjerë,
për t’pshtuem vetë edhe bagëtia,
pa t’cilat s’ka t’gjallë Malcija.
A thue, Zanë, mos kjoftë premtue!
e re vasha tue qillue,
mos të ketë ajo gabue
me ndo’i Shkja me u miqasue;
e prandej, n’uzdajë të mikut,
s’dahet shpis as çarranikut
e haru m’rri pshtetë ke tbana?
Pse edhe t’mirë po e kisht’ ba nana:
ardhun shtatit si breshana,
synin hyllë, ballin si hana,
dishka njethë si molla m’ rrem,
si ajo lulja shpërthye m’gem:
qi ke dalë m’ka ashtu te dera,
sikur ban me çilë pranëvera;
sikur ban dielli me dalë
nëpër aha, brej e halë:
Kaq gja t’mirë Zoti e ka falë!
……………………………….
Veç orëzezë Tringa m’kisht’ le,
me iu dhimtë gurit e drunit;
pse i vllaj vjet, tue u gjuejtë me Shkje
atje n’ bjeshkë për punë t’hoqunit
me dy plumbe kje varrue:
edhe tash, qe mbushet vjeta,
se rri n’shtroje tue lingue,
pa mujtë kurr me u çue m’kambë t’veta.
Natë e ditë motra tue fsha,
S’kursen shtek as s’kursen pare:
i suell mjekët ku i’n kenë ma n’za,
ble melheme i ka edhe bare.
Por i vëllai ma mirë nuk bani,
fillë i mjeri, asht shtri për dekë.
Edhe jerm flet me ‘i gjysë zani:
veç qi nise s’ka ende me hjekë.
Marrë mendsh Tringa asi gazepi,
natë e ditë i rri te kryet:
si ajo nana fëmis ke djepi:
e as kurr, s’mjerës, s’i teren sytë.
S’han, as s’pin, as fjalë nuk flet;
sa për t’pritë miq e kumbarë,
ndonji shoqe çon e thërret;
gjanë raditë nëpër rrogtarë.
Por, kur drita atherë tue gdhi
nisë ka Shkjau vendin me çartë,
stane e tbana me i ba hi,
hikë kan shoqet e rrogtarët,
vrap tue shkue ndër shpia t’veta,
gjindes s’vet per ngjat m’iu gjetë:
edhe kshtu tash Tringa e shkreta
qyqe n’shpi me t’vllan ka mbetë.
……………………………….
E qe tash andej përtej
npër do aha e lisa t’mëdhej
zi nji tym nisë re me u çue,
po nisë flaka me vezllue,
ndihen Shkjetë si ujq tue ulrue,
tue vikatë, tue u hallaktë,
fort tue u dhanë, fort tue u përpjekë,
kah ia hinë shpiat me djegë:
edhe shkinat poshtë–përpjetë,
nga npër zalle e npër rrëgalle,
thirr sho’shoqes lerë e m’lerë.
tue u zgërdhi, tue ba poterë:
herë tue u sha e herë tue u tallë,
kah po ndjekin gjanë e gjallë:
qi tërbue hikin lak m’lak,
për me i xanë e me i qitë n’lak
e me i nisë për Karadak,
ku po hahej bukë e gjak.
Si ajo suta, shoqesh da
e n’blerim t’njethtë ajo ra,
lshohet zhgjetë e turrshëm futet
mbrendë në breshtë, tue u dridhë prej tutet,
kur gjuetari m’te t’ketë shti,
për pa mujtë por m’tokë m’e shtri:
nie kështu bredhë ka Tringa n’shpi
zbe si qiri, buzët nxi,
kur ka pa zjarmin kundruell
e ka pa se Shkjau ish’ hullë.
Hin me turr, e pa dijt gja
N’atë trishtim se ç’isht’ tue ba
Me shul deren ka mbërthye:
thue s’din Shkjau si m’e shpërthye…
…………………………………….
Por, kur ba ka me i u afrue,
Sa shpejt Tringa ‘i hap po kthen!
Sa shpejt hutën po e mbërthen!
M’parzme Shkjaut se ç’po ia ven!
Hiqi gisht, he bujareshë!
Se ‘i mend kenke ‘i bijë prej fisit!
Bjeri Shkjaut, bre, sokoleshë,
mu’ në parzme për mjedisit!
E ta dijë Knjazi n’Cetinë,
se edhe n’qitët Shqyptarët ai fare,
pasha Zotin, n’Shqypni s’hin,
der t’jetë gjallë ndo’i bijë shqiptare,
qi për erz, e Besë, e Atdhe
këto edhe desin si me le.
Edhe “huta bani bam”!
N’kokërr t’shpinës bjen Gjuri14 m’shkamb:
I asht derdhë mulla npër rrogam,
pëshesha n’ujë, dhe ata haram.
Çika vendit por s’po lot.
Synin kokërr, flakë e agzot,
n’krisme t’pushkës kah shokët e Gjurit
sheh se vrap i’n vu atij gurit,
sa me turr qi ia ka hjekë
hutës fyshekun; veç tue u rrekë
t’dytin mbrendë ajo m’ia qitë,
Vasil Ndreka, nji uk malit,
m’të novicën terezitë,
e ia ngjet shi n’lule t’ballit.
Dekun n’tokë bjen Tringa e mjera
shtan n’oborr e kryet te dera,
mollza e faqes krejt n’gjak la!
Edhe dielli dheut i ra.
Gjallë por Tringa Shkjaut n’dorë s’ra!

Tringë Smajli Martini Ivezaj (shkurt, Tringë Smajla) lindi në Kshevë të Grudës në vitin 1870. Tringa ishte vajza e bajraktarit famëmadh Smajl Martini (Ivezaj). Në vitin 1883 familja e saj mbetet pa djem, pasi dy vëllezërit e Tringës, Zefi dhe Gjoni, bien heroikisht në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Është ky moment i hidhur i sakrificës në familjen e Smajl Martinit që e bën Tringën të bëjë betimin dhe të japë fjalën se do të bëhej burrneshë trime e fisnike ashtu siç ishte edhe i ati i saj. Në përputhje me këtë betim të saj, në vend të stolive të asaj kohe për vajza, Tringa vesh “çakçirë e xhamadan, ngjeshë alltinë dhe rripin e fishekëve dhe në krah vendos pushkën”. Tringa, dallohej si e urtë e trimëreshë, saqë me veprat e saj kishte frymëzuar edhe poetin kombëtar At Gjergj Fishtën, i cili në veprën e tij “Lahuta e Malcis” ia dedikon asaj “Këngën e Njëzetedytë”, të titulluar thjeshtë “Tringa”.
Frank Shkreli