- Përshkrimi
- Kurrikula
- Vlerësimi
-
1Mësimi 1: HyrjePamje paraprake 3:21
-
2Mësimi 2: Çfarë është Rrjeti KompjuterikPamje paraprake 3:53
Kapitulli 1: Çka është rrjeti kompjuterik?
“Miqësia ... nuk është diçka që e mësoni në shkollë. Por në qoftë se nuk e keni mësuar kuptimin e miqësisë, ju me të vërtetë nuk keni mësuar asgjë.” Muhammad Ali
Para se ta përkufizojmë definicionin për rrjetin kompjuterik, fillimisht do të njihemi me termin rrjetë në përgjithësi për tu njohur pastaj me rrjetën kompjuterike në veçanti. Po që se bëjmë një kërkim për fjalën rrjetë në fjalorin Merriam-Webster, do të gjejmë përkufizimin se “rrjetë është një grup i njerëzve ose organizatave që janë të lidhura ngushtë dhe se punojnë me njëri tjetrin.” Po në fjalorin Merriam-Webster, hasim edhe shprehjen rrjetëzim që definohet si “shkëmbim i informacionit apo i shërbimeve mes individëve, grupeve apo institucioneve.” Që të dy këto përkufizime do të na ndihmojnë që në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe konkrete të përkufizojmë definicionin e rrjetit kompjuterik në rreshtat në vijim.
Çka është rrjeti kompjuterik?
Meqë po flasim për kompjuterët, atëherë na del që në rastin tonë janë kompjuterët që përbejnë rrjetin kompjuterik dhe jo njerëzit. Kështu, rrjetë kompjuterike është një grup i kompjuterëve të lidhur me njëri tjetrin me qëllim të ndarjes së resurseve. Kur flasim për resurset, zakonisht ato i zbërthejmë në të dhëna, shërbime të rrjetit dhe pajisje periferike. Pra secili që ka përvojë me rrjete kompjuterike, ka parë se shumë lehtë është të ndash skedarë, aplikacione si dhe printerë dhe pajisje të tjera periferike në rrjetet kompjuterike. Në figurën 1 është paraqitur rrjeti kompjuterik dhe pajisjet pjesëmarrëse në të.
Si realizohet rrjeti kompjuterik?
Natyrisht, pjesa më e bukur e rrjeteve kompjuterike është si të realizosh një të tillë? Realizimi i rrjetit kompjuterik është ngushtë i lidhur për definicionin e tij. Pra duke e ditur se kemi të bëjmë me grup të kompjuterëve, atëherë kriteri për të realizuar një rrjet kompjuterik është që duhet të jenë dy apo më shumë kompjuter. Varësisht nga numri i kompjuterëve në rrjet dhe i mënyrës se si i qasin ata resurset në rrjetë, atëherë edhe bëhet kategorizimi i llojeve të rrjeteve kompjuterike të cilat do të shpjegohen në kapitullin e radhës. Në figurën 2 është paraqitur rrjeti kompjuterik në mjedisin shtëpiak.
Konkluzioni
Padyshim që rrjeti kompjuterik paraqet një ndër inovacionet më të mëdha të njerëzimit në fushën e teknologjisë së komunikimit. Mjafton të përmendim Internetin dhe menjëherë do të kuptojmë sesa i madh është përfitimi i njerëzimit nga rrjeti kompjuterik. Interneti, domosdoshmërish vërteton faktin se rrjetet kompjuterike krahas qëllimit të tyre primar për të ndarë resurse, kanë definuar edhe epokën në të cilën komunikimi njëmend i ofron njerëzit së bashku. Zaten Interneti, krahas faktit që ka lehtësuar dukshëm mënyrën e komunikimit, njëkohësisht ka ofruar mundësi për inovacione të reja në shumë disiplina shkencore duke bashkuar njerëzit rreth një ideje, projekti apo hulumtimi shkencor.
-
3Mësimi 3: Llojet e Rrjeteve KompjuterikePamje paraprake 14:22
Kapitulli 2: Llojet e rrjeteve kompjuterike
“Shkenca e kompjuterikes nuk ka të bëjë më shumë me kompjuterët sesa astronomia me teleskopët.” Edsger Dijkstra
Gjithçka nisi si nevojë e ndarjes së resurseve. Çfarë ekzistonte si koncept dhe përpjekje për të realizuar rrjetin e parë kompjuterik në vitet e ’50-ta, u arritë në vitet e ’60-ta duke ndërlidhur disa nga universitet e para të asaj kohe. Me kalimin e kohës, dëshira për të realizuar rrjetin e parë kompjuterik si rezultat i kureshtjes tanimë ishte konvertuar në nevojë që do të plotësonte kërkesat. Kjo zaten edhe çoi në zhvillimin dhe avancimin e teknologjive të rrjeteve kompjuterike. Kështu, nevoja për të lidhur dhe ndërlidhur më shumë kompjuter dhe lokalitete në rrjetet kompjuterike rezultoi në vetvete me nevojën për të përcaktuar topologjitë, arkitekturat, teknologjitë dhe kategoritë e rrjeteve kompjuterike. Në këtë mënyrë lindën rrjetet kompjuterike si: rrjeti i hapësirës personale (PAN), rrjeti i hapësirës lokale (LAN), rrjeti i hapësirës së qytetit (MAN) dhe rrjeti i hapësirës së gjerë (WAN).
-
4Mësimi 4: Topologjitë fizike dhe logjike të Rrjeteve komjuterikePamje paraprake 16:35
Kapitulli 3: Topologjitë fizike dhe logjike të rrjeteve kompjuterike
“Kur dikush pyet nëse ju dëshironi byrek ose tortë, pse të mos i thoni se ju doni byrekun dhe tortën?” Lisa Loeb
Krahas llojit të rrjeteve kompjuterike që kryesisht kanë të bëjnë me shtrirjen gjeografike të tyre, një ndarje tjetër e rrjeteve kompjuterike është edhe nga aspekti topologjik i tyre e që kryesisht ka si synim përkufizimin e formës së rrjetit kompjuterik nga këndvështrimi i rregullimit, ndërlidhjes dhe komunikimit të pajisjeve në rrjet. Shkenca e rrjeteve kompjuterike kryesisht njeh dy lloje të topologjive:
topologjinë fizike dhe
topologjinë logjike
-
5Mësimi 5: Komponentet e Rrjetit KompjuterikPamje paraprake 19:17
Komponentët e rrjetit kompjuterik “Nëse një vend dëshiron të jetë i lirë nga korrupsioni dhe të bëhet një vend i mendjeve të ndritura, ndjej fuqishëm se janë tre anëtarë kyç të shoqërisë që mund ta bëjnë këtë ndryshim. Ata janë babai, nëna dhe mësuesi.” A. P. J. Abdul Kalam
Në kapitujt paraprak, përmendëm termat si kompjuterët, pajisjet periferike, mediumet për transmetim të të dhënave, pajisjet e rrjetit, teknologjitë e komunikimit, llojet dhe topologjitë e rrjeteve kompjuterike. Këto dhe shumë të tjera përbëjnë komponentët e rrjetit kompjuterik, ndaj në këtë kapitull, do të njihemi me komponentët tjera të rrjetit.
-
6Mësimi 6: Protokollet e Komunikimit në Rrjetet KompjuterikePamje paraprake 9:02
Kapitulli 5: Protokollet e komunikimit në rrjetet kompjuterike
“Fito diturinë dhe ndaje atë me njerëzit.” Muhamedi (paqja qoftë mbi të)
Fakti që ju po e lexoni këtë e-Libër tregon se ju e njihni gjuhën shqipe. Si çdo gjuhë tjetër e shkruar dhe e folur në botë, edhe gjuha shqipe ka rregullat e saj gramatikore, sintaksore dhe të drejtshkrimit. Thuajse njësoj, edhe kompjuterët për të komunikuar me njëri-tjetrin duhet të njohin gjuhën e komunikimit. Ashtu si gjuhët njerëzore, edhe gjuhët e komunikimit të kompjuterëve përmbajnë standarde dhe rregulla të cilat quhen protokolle të komunikimit. Në vijim do të njihemi me disa nga protokollet e komunikimit në botën e rrjeteve kompjuterike.
-
7Mësimi 7: Modelet OSI dhe TPC IPPamje paraprake 13:54
-
8Mësimi 8: Adresat IP dhe Nën RrjetëzimiPamje paraprake 17:38
-
9Mësimi 9: Arena e madhe e InternetitPamje paraprake 9:54
Arena e madhe e Internetit
“Interneti po bëhet sheshi i qytetit për fshatin global të së nesërmes.” Bill Gates
Disa e quajnë rrjetë e rrjeteve kompjuterike, e disa të tjerë rrjeti më i madhe global i informacionit dhe komunikimit. Pavarësisht, është Interneti ky rrjet i merimangës që ka mbuluar globin dhe ka prekur çdo sferë të jetës së individit dhe të bizneseve. Në vijim do të njihemi për së afërmi me të shkuarën e Internetit, siç edhe do të shpalosim shërbimet më të përdorura në Internet.