- Përshkrimi
- Kurrikula
- Vlerësimi
Mirë se vini ne Kursin Kimia Klasa 11
Planprogrami i Klasës XI
Elementet kimike, përhapja dhe klasifikimi i tyre
Ndryshimi periodik i vetive të elementeve kimike
Klasifikimi i elementeve në bazë të strukturës elektronike të atomeve të tyre
Elementet e bllokut s.
Ushtrime
Elementet e grupit 1
Kaliumi dhe komponimet e tij
Elementet e tjera alkaline. Li, Rb, Cs dhe Fr
Ushtrime. Elementet e grupit 1.
Elementet e grupit 2.
Kalciumi
Ushtrime. Metalet alkalino tokësore.
Elementet e bllokut p. Elementet e grupit 17. Elementet halogjene
Klori. Komponimet e klorit
Bromi
Ushtrime
Jodi dhe astati
Elementet e grupit 16
Elementet e grupit të 15-të
Elememntet e grupit të 14-të
Elementet e grupit të 13-të
Të dashur nxënës, ky është viti i pestë në të cilin ju do të mësoni kimi duke llogaritur edhe tre vite të shkollës fillore. Në klasën e 11-të kimia është e njejtë me kiminë e klasës së 8-të, por kuptohet në një nivel më të avasuar. Edhe këtu do të përdorim, tabela, grafiqe, vizatime, figura, fotografi dhe eksperimente të ndryshme që ju sa më lehtë ta kuptoni kiminë e këtij niveli. Në vazhdim do t’i shihni kapitujt e rradhitur që do t’i mësoni në kiminë e klasës 11-të.
-
1Mësimi 2: Elementet kimike përhapja dhe klasifikimi i tyrePamje paraprake 6:42
Elementet kimike, përhapja dhe klasifikimi i tyre Zakonisht elementet kimike në natyrë gjenden në formë të komponimeve kimike. Një numër i vogël ndodhet në formë të elementeve kimike. Në grafikun e parë janë paraqitur elementet që ndodhen në korën e Tokës, ndërsa në grafikun e dytë janë paraqitur elementet që ndodhen në gjithësi.
-
2Mësimi 3: Ndryshimi periodik i vetive të elementeve kimikePamje paraprake 14:47
Ndryshimi periodik i vetive të elementeve kimike Përveç vetive kimike të elementeve, në mënyrë periodike ndryshojnë edhe shumë veti fizike të tyre. Shumica e vetive fizike të elementeve korrespodojnë me pozitën e elementeve në sistemin periodik. Vetitë e elementeve kimike ndryshojnë në mënyrë periodike. P.sh, radiusi atomik, energjia e jonizimit, afiniteti ndaj elektronit dhe elektronegativiteti. Ndryshimi periodik i vetive të elementeve kimike. Radiusi atomik Ndryshimi periodik i vetive të elementeve kimike. Enenrgjia e jonizimit Ndryshimi periodik i vetive të elementeve kimike. Afiniteti ndaj elektronit dhe afiniteti
-
3Mësimi 4: Klasifikimi i elementeve në bazë të strukturës elektronike të atomeve të tyrePamje paraprake 4:11
Klasifikimi i elementeve në bazë të strukturës elektronike të atomeve të tyre Elementet e bllokut s – grupi 1 dhe 2 Elementet e bllokut p – grupi 13 deri 17 Elementet e bllokut d – grupi 3 deri 12 Elementet e bllokut f
-
4Mësimi 5: Elementet e bllokut sPamje paraprake 20:20
Elementet e bllokut s. Hidrogjeni. Komponimet e hidrogjenit Hidrogjeni është element i bllokut s dhe bënë pjesë në grupin 1 të sistemit periodik të elementeve. Me hulumtime astronomike është vërtetuar se hidrogjeni përbënë 75% të masës së gjithësisë që do të thot se hidrogjeni është elementi më i përhapur në gjithësi. Komponimi më i përhapur i hidrogjenit është uji. Janë të njohura tre izotope të hidrogjenit: H i d r o g j e n i space i space r ë n d o m t ë space 1 with 1 on top H space 99.985 % D e u t e r i u m i space 1 with 2 on top H space o s e space 1 with 1 on top D space space 0.015 % T r i c i u m i space 1 with 3 on top H space space o s e space 1 with 3 on top T Hidrogjeni është gazi më i lehtë. Një litër hidrogjen në kushte standarde peshon 0.08987 g. Në krahasim me ajrin është 14.4 herë më i lehtë. Në laborator hidrogjeni përfitohet me aparatin e Kipp-it, zakonisht duke vepruar në zink metalik me acid klorhidrik (1:1). Hidrogjeni digjet duke formuar ujin dhe duke liruar energji të madhe. Peroksidi i hidrogjenit është komponim shumë i rëndësishëm i hidrogjenit, i cili përfitohet nga peroksidi i natriumit ose bariumit. Elementet e bllokut s. Hidrogjeni Elementet e bllokut s. Komponimet e hidrogjenit
-
5Mësimi 6: Ushtrime HidrogjeniPamje paraprake 14:02
Ushtrime Ushtrime. Izotopet e hidrogjenit. Detyra 1 Ushtrime. Izotopet e hidrogjenit. Detyra 2 Ushtrime. Përfitimi i hidrogjenit. Detyra 3
-
6Mësimi 7: Elementet e grupit 1Pamje paraprake 20:10
Elementet e grupit 1. Metalet alkaline Natriumi dhe komponimet e tij Metalet alkaline janë elemente të bllokut s. Konfiguracioni i shtresës valente është ns1, ku n-ja ka vlerat prej 2 deri në 7. Natriumi është element i këtij grupi. Natriumi përfitohet me elektrolizën e klorurit të natriumit të shkrirë. Komponimet e natriumit janë: oksidi i natriumit, perokidid i natriumit, hidroksidi i natriumit, karbonati i natriumit, bikarbonati i natriumit, kloruri i natriumit, nitrati i natriumit etj. Elementet e grupit 1. Metalet alkaline. Natriumi. Komponimet e natriumit
-
7Mësimi 8: Kaliumi dhe komponimet e tijPamje paraprake 7:13
Kaliumi dhe komponimet e tij Kaliumi është më pak i përhapur se natriumi. Për shkak të tretshmërisë të madhe të kripravë të kaliumit në ujë, ato nuk ndodhen në një vend. Kaliumi kryesisht ndodhet në form të mineraleve silikate, të cilat gjatë zbërthimit japin kripërat më të rëndësishme të kaliumit siç janë: minerali silvin qëështë klorur i kaliumit KCl karnaliti KCl MgCl2.6H2O kainitit KCl MgSO4.3H2O Kaliumi kryesisht fitohet me elektrolizën e klorurit të kaliumit të shkrirë. Kaliumi ndahet në katodë, klori në anodë. Komponimet më të rëndësishme të kaliumit janë: oksidi i kaliumit, hidroksidi i kaliumit, kloruri i kaliumit, nitrati i kaliumit, karbonati i kaliumit etj. Në figurën e më poshtme është paraqitur kaliumi metalik dhe konfiguracioni elektronik i atomit të kaliumit.
-
8Mësimi 9: Elementet e tjera alkaline Li Rb Cs dhe FrPamje paraprake 6:56
Elementet e tjera alkaline. Li, Rb, Cs dhe Fr
-
9Mësimi 10: Ushtrime Elementet e grupit 1Pamje paraprake 25:18
Ushtrime. Elementet e grupit 1.
-
10Mësimi 11: Elementet e grupit 2Pamje paraprake 13:04
Elementet e grupit 2. Magnezi Magnezi në natyrëështë i përhapur në formë të magnezitit MgCO3, dollomitit MgCO3.CaCO3, karnalitit KCl.MgCl2.6H2O. Magnezi është metal me ngjyrë të bardhë në të argjendtë. Në ajër digjet duke dhënë një flakë të bardhë intenzive shumë të ndritshme.Magnezi është mjet i fortë reduktues. Është element biogjen me rëndësi. Ndodhet në klorofil të bimëve. Elementet e grupit 2. Metalet alkanlino tokësore Vetitë e përgjithshme. Atomet të këtij grupi kanë konfiguracion ns2, d.m.th kanë dy elektrone në shtresën e fundit. Për këtë shkak këto metale në komponimet e veta paraqiten me numër oksidues +2. Disa veti kryesore të këtyre elementeve po i paraqesim në tabelë. Elementet e grupit 2. Magnezi. (Pjesa e parë) Elementet e grupit 2. Komponimet e magnezit (Pjesa e dytë) Elementet e grupit 2. Metalet alkalino tokësore
-
11Mësimi 12: KalciumiPamje paraprake 8:23
Kalciumi Kalciumi në natyrëështë i përhapur në formë të karbonatit të kalciumit, fosforitit dhe gjipsit. Kalciumi është metal me ngjyrë të bardhë dhe shkëlqim të argjendtë.Është metal shumë i butë dhe reaktiv. Mungesa e kalciumit në eshtra shkakton sëmundjen e quajtur rakitis. Kalciumi përfitohet me elektrolizën e klorurit të kalciumit të shkrirë. Karbonati i kalciumit tretet mirë në ujë dhe reaksioni është i prapësueshëm dhe kështu fromohen stalagtitet dhe stalagmitet.
-
12Mësimi 13: Ushtrime Metalet alkalino tokësorePamje paraprake 5:28
Ushtrime. Metalet alkalino tokësore.
-
13Mësimi 14: Elementet e bllokut p Elementet e grupit 17 Elementet halogjenePamje paraprake 11:12
Elementet e bllokut p. Elementet e grupit 17 Elementet halogjene Në këtë grup bëjn pjes: Fluori (F), klori (Cl), bromi (Br), jodi (I) dhe astati (At). Quhen elemente halogjene sepse reagojnë me metale dhe formojnë kripra. Përjashtim bënë astati sepse është element radioaktiv. Elementet halogjene u takojnë elementeve të bllokut p. Atomet e elementeve halogjene në shtresën e fundit të tyre kanë nga shtatë elektrone valente dhe konfiguracioni i përgjithshm i kësaj shtrese është ns2 np5 Elementet halogjene gjenden në t tri gjendjet agregate. Elementet e bllokut p. Elementet e grupit 17. Elementet halogjene Elementet e bllokut p. Elementet e grupit 17. Fluori
-
14Mësimi 15: Klori Komponimet e KloritPamje paraprake 13:09
Klori. Komponimet e klorit Klori është element shumë reaktiv dhe si i lirë nuk është i përhapur në natyrë por në formë të komponimeve të tij. Mineralet më të përhapura janë mineralet klorure siç janë kloruri i natriumit ose minerali halit NaCl, kloruri ikaliumit ose minerali silvin KCl, dhe minerali karnalit KCl.MgCl2.6H2O. Klori është gaz me ngjyrë të verdhë në të gjelbër. Është dy herë më i rëndë se ajri. Ai është gaz shumë helmues.. Përkundër kësaj, komonimet e klort janë përbërës të organizmave të gjallë, pra klori është element biogjen. Klori kryesisht përfitohet me elektrolizën e tretësirës ujore të klorurit të natriumit ose me bashkëveprimin e acidit klorhidrik në përmanganat të kaliumit. Gazi klorhidrik ose acidi klorhidrik HCl. Oksidet e klorit dhe oksiacidet e klorit janë ndër komponimet më të rëndësishme te klorit Klori Komponimet e klorit
-
15Mësimi 16: BromiPamje paraprake 6:05
Bromi Bromi në natyrë nuk gjendet ilirë por në formë komponimesh. Kryesisht i përcjellur me klorin. Edhe bromi sikur elementet e tjera halogjene ndodhet në formë të molekulave dy atomëshe Br2. Bromi është i vetmi jometal i cili në temperaturë të mjedisit ndodhet në gjendje agregate të lëngët. Bromi elementar përftohet me oksdimin e bromhidrikut me mjete oksiduese si p.sh. me MnO2 ose KMnO4.
-
16Mësimi 17: UshtrimePamje paraprake 12:14
Ushtrime
-
17Mësimi 18: Jodi dhe astatiPamje paraprake 7:12
Jodi dhe astati Jodi në temperaturë të mjedisit ndodhet në gjendje agregate të ngurtë. Jodi sublimon leht dhe kjo mundëson largimin e papastërtive nga jodi. Jodi përftohet nga jodati i natriumit. Mungesa e jodit paraqet sëmundjen e gushës. Astati është element radioaktiv dhe jo mirë i studiuar.
-
18Mësimi 19: Elementet e grupit të 16-tëPamje paraprake 51:36
Elementet e grupittë16-të Në grupin e16-të bëjnë pjesë këto elemente: oksigjeni, sulfuri, seleni, teluri dhe poloniumi. Këto elemente quhen elemente kalkogjene. Konfiguracioni elektronik i tyre i shtresës së fundit është ns2 np4. Oksigjeni është i gaztë, kurse elementet tjera janë tëngurta. Temperatura e shkrirjes, vlimit dhe densiteti rriten duke shkuar nga oksigjeni teposhtë brenda grupit. Energjia e parë e jonizimit, koeficienti i elektronegativitetit dhe radiusiatomit, zvogëlohen mbrenda grupit duke shkuar nga lart –poshtë. Oksigjeni është elementimë i përhapur në natyrë. Komponimi më i përhapuri oksigjenit në tokë është uji. Në kushte normale oksigjeni është gaz pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije. Është më i rëndë se ajri.Oksigjeni në laborator përftohet nga komponimet e pasura me oksigjenisi p.sh, permanganati i kaliumit, peroksidi i hidrogjenit etj. Ozoni është modifikim alotropik i oksigjeni tdhe gjendet si molekulë tre atomëshe. Ozoni përftohet në ozonizator në mes të oksigjenit atomik dhe atij molekulkar. Sulfuri është substancë e ngurtë me ngjyrë të verdhë. Ekzistojnë këto modifikim ealotropike: sulfurirombik, monoklinik, viskoz dhe aiplastik. Komponimi më i rëndësishëm i sulfurit është acidi sulfurik.
-
19Mësimi 20: Elementet e grupit të 15-tëPamje paraprake 54:01
Elementet e grupit të 15-të. Në këtë grup bëjnë pjesë: azoti, fosfori, arseni, antimoni dhe bizmuthi. Konfiguarcioni elektronik i këtyre elementeve është ns2 np3. Pasi që kanë tre elektrone në orbitalen p, këto elemente mund të pranojnë ose të lëshojnë tre elektrone. Prej këtyre elementeve vetëm azoti është i gaztë dhe ekziston në formë të molekulave dyatomëshe. Elementet e tjera janë të ngurta. Radiusi atomik rrittet duke shkuar nga azoti kah bizmuthi. Azoti bënë pjesë në grupin e 15-të në sistemin periodik të elementeve kimike. Numrin aotomik e ka 7 ndërsa numrin e masës 14. Azoti gjendet i lirë në natyrë si përbërës i ajrit me pjesëmarrje 78%. Në formë të komponimeve është i përhapur në shalitrën e Kilit KNO3 etj. Azoti në laborator përftohet me nxehjen e nitritit të amonit, nërsa në industri përftohet nga distilimi fraksional tëi ajrit të lëngët. Komponimet më të rëndësishme të azotit janë amoniaku, acidi nitrik dhe plehërat azotike. Elementet e grupit të 15-të Azoti dhe komponimet e tij Fosfori Komponimet e fosforit Elementet e tjera të grupit të 15-të Ushtrime 1. Elementet e grupit të 15-të Ushtrime 2. Eleemntet e grupit të 15-të Ushtrime 3. Eleemntet e grupit të 15-të
-
20Mësimi 21: Elementet e grupit të 14 tëPamje paraprake 28:59
Elementet e grupit të 14-të Në grupin e 14-të te elementeve kimike bëjnë pjesë: karboni, silici, germaniumi, kallaji dhe plumbi. Karboni është jometal, silici dhe germaniumi janë gjysmëmetale ndërsa kallaji dhe plumbi janë metale. Konfiguracioni elektronik i këtij grupi është ns2 np2. Karboni gjendet i lirë në natyrë në formë të modifikimeve alotropike si diamant dhe si grafit që kanë struktura kristalore. Më vonë është zbuluar edhe fuloreni. Vetitë e përgjithëshme Karboni Silici Elementet e tjera të grupit të 14-të
-
21Mësimi 22: Elementet e grupit të 13-tëPamje paraprake 24:34
Elementet e grupit të 13-të Elementet e grupit të 13-të. Vetitë e përgjithshme Bori Alumini Ushtrime. Elementet e grupit të 13-të