Kimia Klasa 10
- Përshkrimi
- Kurrikula
- Vlerësimi
Mirë se vini ne Kursin Kimia Klasa 10
Kimia shkencë natyrore dhe eksperimentale
Ndryshimet fizike dhe kimike
Substancat e thjeshta. Elementet kimike
Substancat e përbëra. Komponimet kimike
Përzierjet. Metodat për ndarjen e tyre
Simbolet kimike dhe formulat
Llojet e formulave kimike
Masat atomike dhe masat molekulare relative
Ushtrime. Masat atomike dhe masat molekulare relative
Barazimet (ekuacionet) kimike
Sasia e substancës (moli)
Ushtrime. Sasia e substancës (moli)
Llogaritje në bazë të barazimeve kimike
Gjendja e gaztë e materies
Struktura e atomit. Modeli i atomit sipas Rutherford-it
Sistemi periodik i elementeve
Lidhjet kimike
Kristalet
Termodinamika kimike
Kinetika e reaksioneve kimike
Drejtpeshimi kimik
-
1Mësimi 1: Kimia shkencë natyrore dhe eksperimentalePamje paraprake 6:52
Kimia shkencë natyrore dhe eksperimentale Kimia është shkencë natyrore e cila për bazë e ka punën eksperimentale, analizën dhe sintezën si metoda kryesore. Laboratori i kimisë
-
2Mësimi 2: Ndryshimet fizike dhe kimikePamje paraprake 3:38
Ndryshimet fizike dhe kimike Substancat në natyrë vazhdimisht pësojnë ndryshime si pasojë e lëvizjes së materies. Gjatë këtyre ndryshimeve, substancat mund të ndryshojnë vetitë fizike të tyre, siç janë: forma, ngjyra, gjendja agregate, etj. Përveq kësaj substancat mund të ndryshojnë edhe përbërjen e tyre. Kjo do të thot se prej një substance mund të krijohet një substancë e re. Ndryshimi gjatë të cilit substanca ndryshon formën, por përbërja e saj mbetet e njejtë, quhet ndryshim fizik. Ndryshimi gjatë të cilit substanca, përveq formës ndryshon edhe përbërjen e saj, quhet ndryshim kimik.
-
3Mësimi 3: Substancat e thjeshta Elementet kimikePamje paraprake 3:48
Substancat e thjeshta. Elementet kimike Substancat e pastra, të cilat nuk mund të ndahen në substanca më të thjeshta me metoda kimike, quhen substanca të thjeshta ose elemente kimike. Elementet kimike janë të radhitura në tabelën e sistemit periodik të elementeve.
-
4Mësimi 4: Substancat e përbëra Komponimet kimikePamje paraprake 3:45
Substancat e përbëra. Komponimet kimike Substancat e pastra, molekulat e të cilave janë të ndërtuara prej atomeve të elementeve të ndryshme, të bashkuara në raporte të caktuara quhen komponime kimike. Për shembull uji, amoniaku, metani etj.
-
5Mësimi 5: Përzierjet Metodat për ndarjen e tyrePamje paraprake 8:52
Përzierjet. Metodat për ndarjen e tyre Në natyrë ka shumë përzierje. Dallojmë përzierjet homogjene dhe përzierjet heterogjene. Përzierejt homogjene janë ato përzierje ku përbërsit nuk mund të shihen as me sy as me thjerrez e as me mikroskop. Ndërsa të përzierjet heterogjene përbërësit mund të shihen edhe me sy edhe me thjerrëz edhe me mikroskop. Ekzistojnë disa metoda për ndarjen e përzierje siç janë për shembull: Filtrimi Distilimi Ndarja me magnet Kristalizimi Ndarja me hinkë ndarëse Sublimimi Kromatografia
-
6Mësimi 6: Simbolet kimike dhe formulatPamje paraprake 5:30
Simbolet kimike dhe formulat Në vitin 1813 kimisti Suedez Jöns Jacob Berzelius ka propozuar që simbolet e elementeve kimike të shënohen me shkronjën e parë të elementit në gjuhën latine. Simboli i elementit shënohet me shkronjë të madhe. Në qoftë se emrat e dy e më shumë elementeve në gjuhën latine fillojnë me shkronjë të njëjtë, atëherë përveç shkronjës së parë merret edhe ndonjë shkronjë e emrit dhe shkruhet me shkronjë të vogël afër shkronjës së parë. Deri më tani janë të njohur mbi 112 elemente kimike. Secilit element kimik i përshkruhet simboli kimik, dhe këto elemente përmblidhen në një tabelë që quhet tabela e sistemit periodik të elemnteve dhe zakonisht paraqitet në fund të librit. Pra lirisht mund të themi se simbolet kimike janë shkronja të alafabetit të kimisë.
-
7Mësimi 7: Llojet e formulave kimikePamje paraprake 18:43
Llojet e formulave kimike Formulat empirike tregojnë raportin më të thjeshtë të atomeve në molekulë. Formulat molekulare tregojnë numrin e vërtetë të atomevë të çdo elementi në molekulë. Formulat strukturore përmbajnë të dhëna më të plota për komponimet. Ato, përveq numrit të atomeve në molekulë, tregojnë edhe mënyrën e lidhjeve të atomeve në mes veti.
-
8Mësimi 8: Masat atomike dhe masat molekulare relativePamje paraprake 14:25
Masat atomike dhe masat molekulare relative? Masa atomike relative është numër që tregon për sa herë masa mesatare e atomeve të një elementi është më e madhe sesa njësia atomike e masës (u). Zakonisht masat atomike relaitive i gjejmë në tabelën e sistemit periodik të elelemteve kimike. Masa molekulare relative është numër që tregon për sa herë masa e molekulës të një njësie formulore është më e madhe sesa njësia atomike e masës (u). Masat molekulare relaitive nuk i gjejmë në tabelën e sistemit periodik të elementeve kimike, por i llogarisim duke i mbledhur masat atomike relative të elementeve që e përbëjnë një komponim.
-
9Mësimi 9: Ushtrime Masat atomike dhe masat molekulare relativePamje paraprake 29:17
Ushtrime. Masat atomike dhe masat molekulare relative
-
10Mësimi 10: Barazimet ekuacionet kimikePamje paraprake 5:44
Barazimet (ekuacionet) kimike Barazimi kimik përshkruan zhvillimin e reaksonit kimik. Në anën e majtë të barazimit shenohen substancat që reagojnë ose reaktantët kurse në anën e djathtë shenohen substancat që përftohen ose produktet e reaksionit. Gjithmonë sipas ligjit të ruajtjes së masës numri i atomeve që hyjnë në reaksion kimik duhet të jetë i barabartë me numrin e atomeve që dalin nga reaksoni kimik. Gjendja agregate e reaktantëve dhe e produkteve shenohet në kllapa. Zn(s) + 2HCl(l) = ZnCl2 (aq) + H2 (g)
-
11Mësimi 11: Sasia e substancës moliPamje paraprake 6:42
Sasia e substancës (moli) Moli është sasia e substancës e definuar me formulë kimike, e cila përmbanë po aq grimca ( atome, molekula, jone etj ) sa ka atome në 12 gram të izotopit të karbonit C-12. Në bazë të matjeve të sakta është përcaktuar se numri i grimcave që përmbanë një mol ka vlerën 6.022.1023 dhe quhet numri i Avogadros.
-
12Mësimi 12: Ushtrime Sasia e substancës moliPamje paraprake 8:17
Ushtrime. Sasia e substancës (moli)
-
13Mësimi 13: Llogaritje në bazë të barazimeve kimikePamje paraprake 13:17
Llogaritje në bazë të barazimeve kimike Gjatë reaksioneve kimike numri i atomeve të elementeve që hyjnë në reaksion kimik(reaktantët) duhet të jetë i barabartë me numrin e atomeve që dalin nga reaksioni kimik (produktet). Kjo kërkesë del nga ligji i ruajtjes së masës. I cili thot se shuma e masave të reaktantëve është e barabartë me shumën e masave të produkteve të formuara. Për të llogaritur masën e reaktantëve ose të produkteve të reaksionit duhet të ndjekim disa hapa. Shkruajmë reaksionin kimik Gjejmë koeficientët (barazojmë reaksionin) Shkruajmë raportin e moleve të reaktantëve dhe produkteve, që duhet të jetë i barabartë me raportin e koeficientëve stekiometrik të tyre Në vend të (n) zëvendësojmë m/M Në anën e majtë të barazimit nxjerrim si të panjohur masën e reaktanit ose të produktit, varësisht se çka kërkohet në detyrë Zëvendësojmë vlerat numerike të dhëna në detyrë me njësitë e tyre, pastaj ato shumëzohen dhe pjestohen dhe njësitë thjeshtohen Dhe tani kur kemi rezultatin bëjmë verifikimin e hapave të mësipërm për ndonjë lëshim eventual që do të mund të ndikonte negativisht në rezultat Dhe në fund e diskutojmë rezultatin duke parë se çka kemi mësuar nga detyra
-
14Mësimi 14: Gjendja e gaztë e materiesPamje paraprake 14:42
Gjendja e gaztë e materies Gazet nuk kanë formë e as vëllim të caktuar, por molekulat e tyra shpërndahen në tërë hapësirën ku ndodhen. Parametrat që kushtëzojnë gjendjen e një gazi janë: presioni, vëllimi, temperatura dhe sasia e gazit. Çdo gaz në kushte standarde ne temperaturë 00C ose 273.15 K, dhe presion 101325 Pa zë vëllim prej 22.4 dm3.
-
15Mësimi 15: Struktura e atomit Modeli i atomit sipas Rutherford itPamje paraprake 49:59
Struktura e atomit Fjala atom rrjedh nga gjuha greke –atomos- që do të thot i pandashëm. Atomet janë grimcat më të imëta të materies të cilat nuk mund të ndahen në grimca tjera. Ky formulim rrjedh nga filozofët e vjetër grek , sepse ne sot e dijmë se në fakt atomi ndahet në pjesët përbërëse të tij. Pjesët përbërsëse të atomit janë protonet, neutronet dhe elektronet. Protonet dhe neutronet gjenden në bërthamën e atomit, ndërsa elektronet në mbeshtjellësin elektroni. Konceptet teorike të strukturës së atomit janë formulauar nga John Dalton në fund të shekullit XIX. Mandej teoritë për atomin kanë avansuar dhe janë zhvilluar nga: Rutherford, Bohr etj. Atomi është grimcë shumë më komplekse sesa mendonin filozofët dhe mendimtarët grek. Struktura e atomit Modeli i atomit sipas Rutherford-it Modeli i atomit sipas Bohr-it Numrat kuantik Konfiguracioni elektronik i elementeve kimike Ushtrime. Struktura e atomit
-
16Mësimi 16: Sistemi periodik i elementevePamje paraprake 18:25
Sistemi periodik i elementeve kimike Kimisti gjerman Lotar Majer në vitin 1870 konstatoi se vetitë fizike të elementeve ndryshojnë me rritjen e masës atomike të tyre. Mendelejev në vitin 1869, i ka rradhitur elementet sipas rritjes së masave atomike të tyre. Në bazë të kësaj ai formuloi ligjin periodik të elementeve. Vetitë fizike dhe kimike të elementeve kimike janë funksione periodike të masave atomike të tyre. Henry Mosley në vitin 1913 ka treguar se numri atomik (rendor) i elementeve (Z) i përcakton vetitë fizike dhe kimike të tyre. Në bazë të kësaj është modifikuar ligji periodik i Mendelejevit. Sistemi periodik i elementeve Sistemi periodik bashkekoheor i elementeve Radiusi atomik dhe energjia e jonizimit Afiniteti ndaj elektronit dhe elektronegativiteti
-
17Mësimi 17: Lidhjet kimikePamje paraprake 42:35
Lidhjet kimike Atomet kanë aftësi të reagojnë në mes veti dhe të formojnë molekulat. Forcat që i mbajnë të lidhura dy e më tepër atome në mes veti quhen lidhje kimike. Lidhja jonike formohet si rezultat i tërheqjes elekrostatike të joneve me ngarksa të kundërta. Lidhje jonike formojnë atomet e metaleve me jometale. Lidhja kovalente formohet si rezultat i formimit të çiftit elektronik të përbashkët në mes të atomeve. Lidhje kovalente formojnë atomet e jometaleve. Lidhja jonike Lidhja kovalente Momenti dipolar Lidhja metalike Forcat ndërmoleuklare Lidhja hidrogjenore Ushtrime. Lidhjet kimike
-
18Mësimi 18: KristaletPamje paraprake 26:46
Kristalet Kristalet janë trupa të rregullt gjeometrik ë të kufizuar me sipqrfaqe të rrafshta. Ekzistojnë shtatë sisteme kristalore dhe ato janë: kubik, triklinik, monoklinik, rombik, tetragonal, heksagonal dhe romboedrik. Paraqitja e të njejtës substancë në dy apo më shumë forma strukturore quhen modifikime alotropike. Ndertimi i kristaleve dhe sistemet kristalore Kristalet kovalente Kristalet molekulare Kristalet jonike Kristalet metalike Aliazhet, gjysëmpërçuesit dhe superpërçuesit
-
19Mësimi 19: Termodinamika kimikePamje paraprake 30:29
Termodinamika kimike Termodinamika kimike është disiplinë e kimisë e cila i studion format e energjisë dhe ligjshmëritë e shndërrimit të tyre nga njëra formë në tjetrën. Ndryshimet fizike dhe kimike gjatë të cilave lirohet nxehtësia quhen reaksione ekzotermike. Ndryshimet fizike dhe kimike, për zhvillimin e të cilave nevojitet nxehtësia, quhen reaksione endotermike. Lëndët e djegshme fosilore Burimet alternative te energjise Energjia e pergjithshme, energjia e brendshme dhe entalpia Kapaciteti i nxehtesise Entalpia Entalpia e formimit
-
20Mësimi 20: Kinetika e reaksioneve kimikePamje paraprake 24:37
Kinetika e reaskioneve kimike Kinetika kimike është disiplinë e cila studion shpejtësinë e reaksioneve kimike dhe faktorët që ndikojnë në te. Shpejtësia e reaksionit kimik paraqet raportin midis ndryshimit të përqendrimit të reaktantëve dhe produkteve të reaksionit për njësi të kohës. Faktotët që ndikojnë në shpejtësinë e reakioneve kimike janë: përqendrimi, temperatura, katalizatorët etj. Shpejtësia e reakioneve kimike Faktoret që ndikojnë në shpejtësinë e reakioneve kimike. ndikimi përqendrimit Ndikimi i temperaturës Reaksionet e kthyeshme dhe të pakthyeshme
-
21Mësimi 21: Drejtpeshimi kimikPamje paraprake 19:14
Drejtpeshimi kimik Reaksionet kimike të cilat zhvillohen vetëm në një kahje quhen reaksione të pakthyeshme, ndërsa reaksionet kimike të cilat zhvillohen në të dy kahjet quhen reaksione të kthyeshme. Shpejtësia e reaksionit kimik është në përpjestim të drejtë me produktin e përqendrimit të substancave reaguese të ngritura në fuqi me koeficientët përkatës të barazimit kimik. Në qoftë se në një sistem i cili është në drejtëpeshim ndrrojmë ndonjërin nga faktorët e jashtëm, sistemi do të rivendos drejtëpeshimin e ri në atë mënyrë që t’i kundërvihet ndryshimit të atij faktori. Reaksionet e kthyeshme dhe tw pakthyeshme Ligji i veprimt të masave Ushtrime. Ligji i veprimit të masave Parimi Le Shatelie