Fizika Klasa 12
- Përshkrimi
- Kurrikula
- Vlerësimi
Mirë se vini ne Kursin Fizika Klasa 12
Ligjet themelore të optikës
Ligji i thyerjes së dritës
Pasqyrat e rrafshëta
Pasqyrat Sferike
Optika Detyra numerike
-
1Mësimi 1: Ligjet themelore të optikësPamje paraprake 12:55 min
Ligjet themelore të optikës Ju jeni njohur me optikën dhe ligjet e përhapjes së dritës, që në klasën e VIII. Këtu do të bëjmë një përsëritje të shkurtë madje do të zgjerojmë edhe më shumë njohuritë e juaja nçë këtë fushë. Cilat janë ligjet e përhapjes së dritës? Ligji i përhapjes drejtvizore të dritës Ligji i pavarësisë së tufave të rrezeve të dritës Ligji i reflektimit të dritës Ligji i thyerjes së dritës Përmendëm në pjesën e parë Ligjet themelore të optikës. Në këtë pjesë do të marrim shembuj të cilët demonstrojnë këto ligje. Nëpërmjet tyre ju do të përsëritni edhe më shumë atë qëe keni mësuar deri tani për optikën ose dritën.
-
2Mësimi 2: Ligji i thyerjes së dritësPamje paraprake 11:15 minuta
Ligji i thyerjes së dritës 1 Do të vazhdojmë më detajisht me ligjin e thyerjes së dritës. Tani do të shtjellojmë në mënyrë gjeometrike për thyerjen e dritës për të nxjerrë indeksin absolut dhe relativ të thyerjes së dritës. Për të mësuar ligjin e thyerjes së dritës, ju duhet të ndiqni tri pjesët e kësaj njësie mësimore. Mos u ndani nga to deri t’i përcillni në tërësi. Njohuritë e fituara verifikoni me kuizet që ua përgatitëm. Ligji i thyerjes së dritës 2 Drita gjatë lëvizjes nga një mjedis në tjetrin e ndërron drejtimin e lëvizjes. Mjedisin nëpër të cilat përhapet drita quhen mjedise optike dhe ato dallohen në mes veti si të rralla apo të dendura. Çka ndodhë me dritën kur kalon nga njëri mjedis në tjetrin? Si paraqiten rrezet e dritës së thyerjes dhe këndet e tyre a dhe b? Mësoni duke përcjell mësimin në vijim. Ligji i thyerjes së dritës 3 Në pjesën e tretë do të shihni grafikisht si përhapet drita nga mjedisi i dendur në të rrallë. I afrohet apo i largohet normales rrezja e dritës kur ajo kalon nga mjedisi optiksiht i dendur në të rallë? Rruga e përhapjes së rrezeve të dritës paraqitet me viza, por me vi të ndërprerë çka kemi paraqit? Cili kënd është më i madh, këndi a apo këndi b? Për këto pyetje dhe shumë risi tjera do të mësoni në këtë pjesë.
-
3Mësimi 3: Pasqyrat e rrafshëtaPamje paraprake 11:24 minuta
Pasqyrat e rrafshëta Sipërfqet e rrafshta dhe të lëmueshme të cilat i reflektojnë rrezet e dritës quhen pasqyra të rrafshëta. Nëpërmjet të disa shembujve do të demonstrojmë reflektimin e rrezeve të dritës të një burimi. Do të vërtetojmë edhe këtu se këndi i përhapjes a është i barabartë me këndin e reflektimit b. Kur trupi gjendet para pasqyrës, reflektimi i tij do të paraqitet i përmbysur. Kjo i bie që kur dorën e djathtë e qesim para pasqyrës, brenda në pasqyrë shohim dorën e majtë (imagjinare). Zbatimi i pasqyrave të rrafshëta Zmadhimi te pasqyrat e rrafshëta nuk ekziston ndërmjet trupit real dhe atij virtual, të paramenduar apo të imagjinuar. Pasqyrat e rrafshëta përdoren edhe në shtëpi por zbatim kanë gjetë në instrumente të ndrsyhme. Në cilat instrumente? Dëgjoni video incizimin e kësaj teme.
-
4Mësimi 4: Pasqyrat SferikePamje paraprake 15:26 minuta
Pasqyrat Sferike
Pasqyrat ndahen në dy grupe: Pasqyra të rrafshëta dhe Pasqyra sferike.
Pasqyrat sferike pastaj mund të jenë dy llojshe: Pasqyra konkave apo lugore dhe Pasqyra konvekse apo mysore. Karakteristikat e pasqyrave sferike janë: Qendra e pasqyrës – C Kulmi i pasqyrës – K Vatra e pasqyrës apo fokusi – F Hapja e pasqyrës-harku i pasqyrës – AB, etj. Më detalisht për pasqyrat sferike përcillni dy pjesët në vijim.
-
5Mësimi 5: Optika, Detyra numerikePamje paraprake 18:46 minuta
Optika Detyra numerike