- Përshkrimi
- Kurrikula
- Vlerësimi
Mirë se vini! ne Kursin Kimia Klasa 8
Masa absolute e atomit dhe e molekulës – 1
Masa atomike relative dhe masa molekulare relative
Sasia e substances (moli). Masat molare
Vëllimi molar i gazeve
Pjesëmarrja në përqindje e elementeve në komponim
Llogaritja e masës së reaktantëve dhe e produkteve të reaksionit
Ushtrime – Masa absolute e atomit dhe e molekules
Ushtrime Detyrash – Masat molekulare relative.
Ushtrime – Llogaritja e mases se reaktanteve dhe e produkteve te reaksionit
Ushtrime. Vellimi molar i gazeve
Shpejtësia e reaksioneve kimike
Baraspesha (ekulibri) kimike
Reaksionet e oksido reduktimit
Barazimi i reaksioneve redoks
Ushtrime. Barazimi i reaskioneve redoks
Elementet kimike dhe klasifikimi i tyre
Klori
Oksigjeni
Sulfuri. Komponimet e sulfurit
Azoti. Acidi nitrik
Fosfori
Karboni. Silici
Metalet
Natriumi
Magnezi
Kalciumi
Hekuri
Bakri
Plumbi
Zinku
Alumini
-
1Mësimi 1: Masa absolute e atomit dhe e molekulësPamje paraprake 6;25
Masa absolute e atomit dhe e molekulës Masa e vërtetë e një atomi ose molekule është jashtëzakonisht e vogël dhe nuk ka mundësi të matet në peshore. Për të llogaritur masën absolute ose të vërtetë të një atomi ose molekule , kimistët e shumëzojnë masën relative të izotopit të atij elementi rrespektivisht masën molekulare relative të atij komponimi me të ashtuquajturën njësi unike të masës atomike që e shkruajmë me mu. Vlera e saj është 1.6605 . 10-27 kg
-
2Mësimi 2: Masa atomike relative dhe masa molekulare relativePamje paraprake 4:38
Masa atomike relative dhe masa molekulare relative Masa atomike relative e ndonjë elementi llogaritet nga raporti midis masës abolute të atomit të atij elementi dhe njësisë së unifikuar të masës. Masa molekulare relative e ndonjë molekule llogaritet duke i mbledhur masat atomike relative të secilit element që e përbënë atë komponim.
-
3Mësimi 3: Sasia e substancës moli Masat molarePamje paraprake 9:23
Sasia e substancës (moli). Masat molare Moli është njësia e sasisë së substancës që definon një numër të caktuar të grimcave (atomeve, molekulave, joneve etj.). Një mol paraqet sasinë e substancës e cila përmbanë aq grimca sa ka atome në 12 g të izotopit të karbonit 12C. Numri i atomeve të karbonit në 12 g të tijë është 6.022 space cross times space 10 to the power of 23 dhe paraqet numrin e Avogadros NA. Masa molare e ndonjë substance është e barabartë me masën atomike relative ose masën molekulare relative të shprehur në g/mol
-
4Mësimi 4: Vëllimi molar i gazevePamje paraprake 3:47
Vëllimi molar i gazeve Një mol i çfardo gazi në kushte standarde (në temperaturë 273.15 K ose 0 0C dhe shtypje 1 bar) ka numër të njëjtë të molekulave dhe zë vëllim prej 22.4 dm3. Ky vëllim paraqet vëllimin molar të gazit V0m.
-
5Mësimi 5: Pjesëmarrja në përqindje e elementeve në komponimPamje paraprake 26:46
Pjesëmarrja në përqindje e elementeve në komponim Pjesmëmarrja në përqindje e një elementi në komponim llogaritet duke e pjestuar masën atomike relative të elementit që duam t’ia gjejmë përqindjen me masën molekulare relative të komponimit. Këtu duhet patur kujdes se nëse indeksi i elementit është më i madh se një, atëherë masa atomike relative e elementit shumëzohet me atë numër. Pjesëmarrja në përqindje e elementeve në komponim Ushtrime. Pjesëmarrja në përqindje e elementeve në komponim Percaktimi i formulave empirike dhe atyre molekulare Ushtrime. Percaktimi i formulave empirike dhe atyre molekulare
-
6Mësimi 6: Llogaritja e masës së reaktanteve dhe e produkteve të reaksionitPamje paraprake 12:43
Llogaritja e masës së reaktantëve dhe e produkteve të reaksionit Për të llogaritur masën e reaktantëve ose të produkteve të reaksionit duhet të ndjekim disa hapa. 1. Shkruajmë reaksionin kimik 2. Gjejmë koeficientët (barazojmë reaksionin) 3. Shkruajmë raportin e moleve të reaktantëve dhe produkteve, që duhet të jetë i barabartë me raportin e koeficientëve stekiometrik të tyre 5. Në vend të (n) zëvendësojmë m/M 6. Në anën e majtë të barazimit nxjerrim si të panjohur masën e reaktanit ose të produktit, varësisht se çka kërkohet në detyrë 7. Zëvendësojmë vlerat numerike të dhëna në detyrë me njësitë e tyre, pastaj ato shumëzohen dhe pjestohen dhe njësitë thjeshtohen 8. Dhe tani kur kemi rezultatin bëjmë verifikimin e hapave të mësipërm për ndonjë lëshim eventual që do të mund të ndikonte negativisht në rezultat 9. Dhe në fund e diskutojmë rezultatin duke parë se çka kemi mësuar nga detyra Llogaritja e masës së reaktantëve dhe e produkteve të reaksionit Ushtrime. Llogaritja e mases se reaktanteve dhe e produkteve te reaksionit
-
7Mësimi 7: Ushtrime Masa absolute e atomit dhe e molekulësPamje paraprake 14:08
Ushtrime e Detyra - Masa absolute e atomit dhe e molekules
-
8Mësimi 8: Ushtrime e Detyra Masat molekulare relativePamje paraprake 11:10
Ushtrime e Detyra Masat molekulare relative
-
9Mësimi 9: Ushtrime Llogaritja e masës së reaktanteve dhe e produkteve të reaksionitPamje paraprake 12:09
Ushtrime - Llogaritja e mases se reaktanteve dhe e produkteve te reaksionit
-
10Mësimi 10: Ushtrime Vëllimi molar i gazevePamje paraprake 11:19
Ushtrime. Vellimi molar i gazeve
-
11Mësimi 11: Shpejtësia e reaksioneve kimikePamje paraprake 5:01
Shpejtësia e reaksioneve kimike Disa reaksione në natyrë ose në laborator zhvillohen shumë shpejtë ose shumë ngadal. Shndërrimi i reaktantëve në produkte për kohë të cakatuar quhet shpejtësi e reaksionit. Shpejtësinë e reaksionit mund ta definojmë edhe si ndryshim të numrit të moleve të substancës që formohet ose zhduket në njësinë e vëllimit dhe të kohës. Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksioneve kimike janë: Temperatura, përqëndrimi i reaktantëve, natyra e substancave reaguese, katalizatorët etj.
-
12Mësimi 12: Barazpesha ekulibri kimikPamje paraprake 6:53
Baraspesha (eukilibri) kimike Reaksionet kimike janë të prapësuara dhe të paprapësuara. Reaksionet që zhvillohen në një drejtim të caktuar deri në fund, quhen reaksione të paparapësuara ose reaksione të pakthyeshme. Reaksioni i prapësuar është ai reaksion i cili ka të pranishëm edhe reaktantët edhe produktet. Shkallët lëvizëse paraqesin në mënyrë simbolike baraspeshën dinamike,
-
13Mësimi 13: Reaksionet e oksido reduktimitPamje paraprake 8:37
Reaksionet e oksido reduktimit
-
14Mësimi 14: Barazimi i reaksioneve redoksPamje paraprake 5:52
Barazimi i reaksioneve redoks
-
15Mësimi 15: Ushtrime Barazimi i reaskioneve redoksPamje paraprake 35:58
Ushtrime. Barazimi i reaskioneve redoks
-
16Mësimi 16: Elementet kimike dhe klasifikimi i tyrePamje paraprake 5:29
Elementet kimike dhe klasifikimi i tyre Elementet kimike janë të radhitura në tabelën e sistemit periodik të elementeve. Elementet kimike ndahen në metale, jometale dhe gjysmëmetale. Disa elemente formojnë modifikime alotropike, si p.sh. karboni, oksigjeni etj. Janë të njohura 118 elemente, 91 janë metale, 17 janë jometale dhe tjerat janë gjysmëmetale.
-
17Mësimi 17: KloriPamje paraprake 18:38
Klori Klori bënë pjesë në grupin e 17 me numër atomik 17 dhe me shtatë elektrone në shtren e fundit në shtresën valente. Molekulat e klorit janë dy atomëshe. Klori është element shumë reaktiv dhe i helmueshëm. Është me ngyrë të gjelbër në të verdhë. Në natyrë ndodhet në formë të mineraleve klorure. Klori nëlaborator kryesisht përfitohet nga acidi klorhidrik duke bashkëvepruar me dioksid mangani, ose permanganat kaliumi dhe me elektrolizën e klorurit të natriumit të shkrirë. Në industri përfitohet me elektrolizën e tretësirës ujore të klorurit të natriumit.
-
18Mësimi 18: OksigjeniPamje paraprake 14:06
Oksigjeni Oksigjeni u zbulua në vitin 1774 nga Joseph Priestley gjatë zbërthimit me nxemje tëoksidit të merkurit. Oksigjeni është gaz pa erë pa ngjyrë dhe pa shije dhe ndodhet në formë të molekulave dyatomëshe. Ozoni është modifikim alotropik i oksigjenit dhe është molekulë treatomëshe. Oksigjeni me metale formon okside bazike, dhe me jometale formon okside acidike. Oksigjeni përdoret nga alpinistët, zhytësit, në spiatle për frymarrje nga pacientët etj.
-
19Mësimi 19: Sulfuri Komponimet e sulfuritPamje paraprake 21:13
Sulfuri Sulfuri është elementi grupit të 16 të sistemit periodik të elementeve me numër rendor 16 dhe me numër të masës 32. Sulfuri nxirret nga thellësia e tokës me metodën Frash. Varësisht nga temperatura ekzistojnë këto modifikime alotropike të sulfurit: sulfuri rombik, sullfuri monoklinik, sulfuri veshtullor ( viskoz) dhe sulfuri plastik. Komponimi më i rëndësishëm i sulfurit është acidi sulfurik. Kripërrat e acidit sulfurik quhen sulfate.
-
20Mësimi 20: Azoti Acidi nitrikPamje paraprake 16:10
Azoti. Acidi nitrik Azoti bënë pjesë në grupin e 15-të në sistemin periodik të elementeve kimike. Numrin aotomik e ka 7 ndërsa numrin e masës 14. Azoti gjendet i lirë në natyrë si përbërës i ajrit me pjesëmarrje 78%. Në formë të komponimeve është i përhapur në shalitrën e Kilit KNO3 etj. Azoti në laborator përftohet me nxehjen e nitritit të amonit, nërsa në industri përftohet nga distilimi fraksional i ajrit të lëngët. Komponimet më të rëndësishme të azotit janë amoniaku, acidi nitrik dhe plehërat azotike.
-
21Mësimi 21: FosforiPamje paraprake 11:50
Fosfori Fosfori bënë pjesë në grupin e 15-të të sistemit periodik të elementeve me numër atomik 15 dhe me numër të masës 31. Nuk gjendet i lirë në natyrë por në formë të mineraleve. Mineralet më të rëndësishme të fosforit janë: fosforiti, apatiti dhe fluoroapatiti. Ekzistojnë dy modifikime alotropike të fosforit. Fosfori i bardhë dhe fosfori i kuq. Fosfori i kuq përdoret për prodhimin e fijeve të shkrepsës. Acidi fosforik është komponim shumë i rëndësishëm i fosforit i cili përdoret për acidifikimin e pijeve joalkoolike si p.sh. coca cola.
-
22Mësimi 22: Karboni SiliciPamje paraprake 18:48
Karboni Karboni bënë pjesë në grupin e 14-të të sistemit periodik të elementeve me simbol kimik C, dhe me numër atomik 6. Egzistojnë këto modifikime alotropike të karbonit: diamanti, grafiti, fulloreni që kanë struktura kristalore dhe koksi, bloza, qymyri aktiv etj, që janë modifikime amorfe. Karboni me oksigjenin formon monoksidin e karbonit dhe dioksidin e karbonit. Monoksidi i karbonit me klorin formon fozgenin një helm shumë të fortë. Dioksidi i karbonit tretet në ujë dhe formon acidin karbonik. Acidi karbonik formon dy lloje të kripërave siç janë bikarbonatet dhe karbonatet. Silici
Silici bënë pjesë në grupin e 14-të të elementeve në sistemin periodik, me simbol kimik Si dhe me numër atomik 14. Silici është gjysmëmetal shumë i përhapur në koren e tokës. Silici kryesisht gjendet në formë të dy modifikimeve, silici amorf dhe silici kristalor. Silici elementar përftohet me nxehjen e dioksidit të silicit në furra elektrike në prani të koksit. Silici formon dy lloje të acideve acidin metasilicik dhe acidin ortosilicik. Kripërat e acidit silicik quhen silikate.
-
23Mësimi 23: MetaletPamje paraprake 21:01
Metalet Toka është burim i mineraleve nga të cilat përfitohen metalet.Litosfera ose shtresa e jashtme e tokës deri në thellësi 17 km është e pasur me metale. Metalet në natyrë gjenden në formë të silikateve, oksideve, sulfureve, sulfateve, karbonateve, halogejnureve etj.
-
24Mësimi 24: NatriumiPamje paraprake 11:04
Natriumi Natriumi është element i grupit të parë të sistemit periodik të elementeve. Simbolin kimik e ka Na dhe numrin e masës 11. Gjithsej ka 11 elektrone, ndërsa në shtresën valente ka vetëm një elektron. Natriumi është metal shumë reaktiv, që dmth se nuk gjendet i lirë në natyrë por në formë të komponimeve. Zakonisht në natyrë gjendet si mineral halit NaCl, shalitra e kilit NaNO3, kriolit Na3AlF6 etj. Natriumi përfitohet me elektrolizën e klorurit të natriumit të shkrirë ose hidroksidit të natriumit të shkrirë. Është më i lehtë se uji dhe noton mbi ujë, duke reaguar vrullshëm me ujin me ç’rast lirohet hidrogjeni i gaztë.
-
25Mësimi 25: MagneziPamje paraprake 10:00
Magnezi Magnezi është metal i cili bënë pjesë në grupin e dytë në sistemin periodik të elementeve kimike me numër atomik 12. Nuk gjendet i lirë në natyrë por në formë të komponimeve siç janë: magneziti, dollonimiti, karnaliti etj Magnezi përftohet me elektrolizën e kolurit të magnezit të shkrirë. Magnezi është metal i lehtë, shkrihet në 651 0C dhe pikën e vlimit e ka 1107 0C.
-
26Mësimi 26: KalciumiPamje paraprake 13:19
Kalciumi Kalciumi bënë pjesë në grupin e dytë të sistemit periodik me numër atomic 20. Në natyrë nuk gjendet i lirë por në formë të komponimeve siç janë: guri gëlqeror ose karbonati i kalciumit, fosforiti ose fosfati i kalciumit, gjipsi ose sulfati i kalciumit me dy molekula ujë. Kalciumi përftohet me elektrolizën e klorurit të kalciumit të shkrirë.
-
27Mësimi 27: HekuriPamje paraprake 17:29
Hekuri Hekuri në natyrë gjendet kryesisht në formë të xenerorëve siç janë: magnetiti Fe3O4, hematiti Fe2O3, piriti FeS2, halkopiriti CuFeS2, sideriti FeCO3 etj. Hekuri është edhe përbërës i hemoglobinës së gjakut. Hekuri përfitohet në furnnaltë me reduktimin e hematiti me koks. Çeliku është aliazh (lëgurë) e hekurit i cili përmbanë 1.7% karbon. Hekuri ka dendësi 7.86 g/cm3 dhe shkrihet në 1530 0C. Hekuri është metal i cili në ndikimin e oksigjenit të ajrit dhe lagështisë ndryshket shumë shpejt. Për ta mbrojtur nga ndryshku ose korrozioni hekuri lyhet me ngjyra të pa tretshme në ujë. Mënyrë tjetër për ta mbrojtur hekurin nga korrozioni është edhe galvanizimi dhe formimi i lëgurave.
-
28Mësimi 28: BakriPamje paraprake 9:10
Bakri Bakri bënë pjesë në grupin e 11 në sistemin periodik të elementeve me simbol kimik Cu dhe me numër atomik 29. Bakri në natyrë gjendet kryesisht në formë të xeherorëve të tij siç janë: kalkopiriti CuFeS2, kalkozina Cu2S, kupriti Cu2O etj. Bakri pëfitohet prej xeheve sulfure me çrast njëherë fitohet bakri blistër ose brut e mandej me elektrolizë përfitohet bakri shumë i pastër. Bakri është metal me ngjyrë të kuqrremtë me shkëlqim të fortë metalik. Pas argjendit është përçuesi më i mirë i nxehtësisë dhe i elektricitetit. Bakri ka dendësi 8.9 g/cm3 dhe temperaturë të shkrirjes 1083 0C.
-
29Mësimi 29: PlumbiPamje paraprake 11:09
Plumbi Xeherorët më të rëndësishëm prej të cilave përfitohet plumbi janë: galena PbS, dhe ceruziti PbCO3. Plumbi është metal me shkëlqim metalik me ngjyrë të bardhë në të kaltër, është i butë sa mund të prehet edhe me thikë. Bënë pjesë në metale të rënda me peshë specifike 11.35 g/cm3 me temperaturë të shkrirjes 327.4 0C dhe temperaturë të vlimit 1620 0C. Plumbi kryesisht përdorët në industrinë ushtarake dhe në industrinë e akumulatorëve.
-
30Mësimi 30: ZinkuPamje paraprake 8:49
Zinku Xeherorët më të rëndësishme të zinkut janë: sfaleriti ZnS, dhe smithsoniti ZnCO3. Zinku përfitohet me pjekjen e xeherorëve sulfure të zinkut në prani të ajrit. Gjatë këtij procesi xeherori sulfur shndërrohet në oksid zinku i cili pastaj reduktohet me koks.
-
31Mësimi 31: AluminiPamje paraprake 10:54
Alumini Alumini në natyrë gjendet në formë të mineraleve siç janë: boksiti Al2O3 nH2O, kriolitit Na3AlF6, të alumino silikateve, (felldspate, liskunë, kaolin), korund Al2O3 etj. Alumini në industry përfitohet nga boksiti. Alumini është metal i molehtë me dendësi 2.7 g/cm3 me ngjyrë të bardhë si argjendi. Është përçues i mirë i nxehtësisë dhe elektricitetit. Alumini i pastër është metal i butë i cili lehtë mund të petëzohet dhe telëzohet. Shkrihet në 660 0C dhe vlon në 2270 0C. Tretet në acide dhe baza të forta. Me bakrin, magnezin dhe manganin alumini formon një lëgurë e cila quhet duralumin. Alumin përdoret në industrinë e automobilave, në elektronikë, në industrinë e aeroplanëve, ndërtimin e largpërçuesëve, korniza të dyerve dhe dritareve etj.