- Përshkrimi
- Kurrikula
- Vlerësimi
Programi i Kursit Kimia Klasa 7
Natyra dhe kimia. Kimia shkencë natyrore
Materia dhe vetitë e saj
Eksperimenti në kimi
Energjia
Substancat kimike dhe klasifikimi i tyre
Vetitë fizike dhe kimike të substancave
Përzierjet. Metodat për ndarjen e tyre
Simbolet dhe formulat kimike
Ajri
Oksigjeni
Azoti
Dioksidi i karbonit
Uji në natyrë dhe vetitë e tij
Përbërja e ujit
Hidrogjeni
Struktura e atomit
Izotopet
Masat atomike relative dhe masa molekulare relative
Sistemi periodik i elementeve
Molekulat dhe jonet
Ushtrime
Lidhja jonike
Lidhja kovalente
Valenca. Ndërtimi i formulave në bazëtë valencave
Tretësirat. Përbërja e tretësirave
Reaksionit kimike
Ligjet themelore të kimisë
Paraqitja e reaksioneve kimike me barazime kimike
Llogaritjet në kimi
-
1Mësimi 1: Natyra dhe Kimia, Kimia shkencë natyrorePamje paraprake 2:47
Natyra dhe kimia Kimia shkencë natyrore Natyra është hapësirë e gjerë me përbërje të shumëllojshme. Ajo përmbanë trupa të dukshëm dhe të padukshëm. Kimia është shkencë natyrore, e cila studion natyrën, përbërjen dhe ndryshimet që ndodhin në të. Për lindjen e kimisë, zhvillimin dhe rëndësinë e saj në jetën e përditshme ndiqni videon në vazhdim.
-
2Mësimi 2: Materia dhe vetitë e sajPamje paraprake 3:31
Materia (lënda) dhe vetitë e saj Materie është çdo gjë që ka masë dhe zë vend në hapësirë. Lëvizja e materies është e përhershme. Masë e lëvizjes së materies është energjia. Materia dhe masa janë të pandashme nga njëra tjetra, Format konkrete të materies të cilat kanë përbërje dhe veti të caktuara, quhen substanca.
-
3Mësimi 3: Eksperimenti në kimiPamje paraprake 4:06
Eksperimenti në kimi Eksperimenti është metodë shumë e rëndësishme që përdoret në kimi. Eksperimenti në kimi përdoret për të sqaruar ndonjë dukuri për të analizuar përbërjen e trupave dhe për të fituar substanca të reja.
-
4Mësimi 4: EnergjiaPamje paraprake 3:42
Energjia Energjia është formë e materies, e cila është e pandashme prej saj. Energjia është veti e materies e cila shkakton ndryshime fizike dhe kimike të materies. Energjia paraqet aftësi ose kapacitet për të kryer punë.
-
5Mësimi 5: Substancat kimike dhe klasifikimi i tyrePamje paraprake 5:30
Substancat kimike dhe klasifikimi i tyre Substancat që kanë përbërje të njejtë në të gjitha pjesët e tyre quhen substanca të pastra. Substancat e pastra të cilat me metoda kimike nuk mund të zbërthehen më tej, quhen substanca të thjeshta ose elemente kimike. Substancat e pastra kimike të cilat janë të përbëra prej dy ose më tepër elementesh quhen komponime kimike.
-
6Mësimi 6: Vetitë fizike dhe kimike të substancavePamje paraprake 5:03
Vetitë fizike dhe kimike të substancave Ngjyra, shija tretshmëria, shkrirja, masa, vëllimi, fortësia, shkëlqimi, aroma etj. janë veti të substancave. Ndryshimet e materies si, djegia, avullimi, mbirja e bimëve, frymëmarrja, ndriçimi, rënia e shiut, ndryshkja e metaleve etj. janë dukuri. Ndryshimet gjatë të cilave substanca ndryshon formën, por përbërja e saj mbetet e njejtë, quhen ndryshime fizike. Ndryshimet gjatë cilave substancat ndrysojnë thelbësisht në përbërje, duke krijuar substanca të reja, quhen ndryshime kimike.
-
7Mësimi 7: Përzierjet Metodat për ndarjen e tyrePamje paraprake 4:39
Përzierjet. Metodat për ndarjen e tyre Përzierjet homogjene janë ato përzierje, te të cilat pjesët përbërëse nuk mund të dallohen me sy, me thjerrëz as me mikroskop. Përzierjet heterogjene janë ato përzierje , te të cilat përbërësit mund të dallohen me syrin e njeriut , me thjerrëz dhe me mikroskop. Metodat për ndarjen e përzierjeve janë: Dekantimi Filtrimi Distilimi Ndarja me magnet Ndarja me hinkë ndarëse Kristalizimi Sublimimi
-
8Mësimi 8: Simbolet dhe formulat kimikePamje paraprake 6:13
Simbolet dhe formulat kimike Në vitin 1813 kimisti Suedez Jöns Jacob Berzelius ka propozuar që simbolet e elementeve kimike të shënohen me shkronjën e parë të elementit në gjuhën latine. Simboli i elementit shënohet me shkronjë të madhe. Në qoftë se emrat e dy e më shumë elementeve në gjuhën latine fillojnë me shkronjë të njëjtë, atëherë përveç shkronjës së parë merret edhe ndonjë shkronjë e emrit dhe shkruhet me shkronjë të vogël afër shkronjës së parë. Deri më tani janë të njohur mbi 112 elemente kimike. Secilit element kimik i përshkruhet simboli kimik, dhe këto elemente përmblidhen në një tabelë që quhet tabela e sistemit periodik të elemnteve dhe zakonisht paraqitet në fund të librit. Pra lirisht mund të themi se simbolet kimike janë shkronja të alafabetit të kimisë. Komponimet kimike i paraqesim me formula kimike. Komponimet kimike përbëhen prej dy e më tepër elementeve.
-
9Mësimi 9: AjriPamje paraprake 5:43
Ajri Ajri është lëndë e gaztë e tejdukshme që e mbështjell Tokën. Ajri përbëhet kryesisht prej azotit, oksigjenit dhe dioksidit të karbonit. Përbërësit e ajrit
-
10Mësimi 10: OksigjeniPamje paraprake 4:49
Oksigjeni Oksigjeni është përbërës kryesor i ajrit. Njeriu pa ushqim mund të jetojë disa ditë kurse pa oksigjen mund të jetojë vetëm disa minuta. Oksigjeni është gaz pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije. Nuk digjet, por e ndihmon djegien. Oksigjeni është më i rëndë se ajri. Oksigjeni përfitohet prej komponimeve që përmbajnë oksigjen , kryesisht përfitohet nga peroksidi i hidrogjenit.
-
11Mësimi 11: AzotiPamje paraprake 4:15
Azoti Azoti gjendet i lirë në natyrë në formë të molekulave dyatomëshe N2. Azoti gjendet në ajër në sasi 78% të pjësëmarrjes vëllimore. Ai është përbërës i organizmave të gjallë. Bimët për t’u zhvilluar normalisht duhet të shfrytëzojnë azotin dhe disa elemente të tjerë siç janë: fosfori dhe kaliumi.. Këto elemente bimët i marrin nga toka në formë të kripërave minerale. Disa bimë e marrin azotin direkt nga ajri. Bimët e tilla quhen bimë leguminoze si psh. Jonxha, fasulja, bizelja etj. Në vazhdim po paraqesim rolin e azotit, fosforit dhe kaliumit në zhvillimin e bimëve si dhe qarkullimin e azotit në natyrë,
-
12Mësimi 12: Dioksidi i karbonitPamje paraprake 6:04
Dioksidi i karbonit Në ajër dioksidi i karbonit gjendet në sasi 0.03% të pjesëmarrjes vëllimore. Dioksidi i karbonit gjendet i tretur në ujërat minerale në natyrë. Shtazët dhe njeriu, gjatë procesit të frymëmarrjes, krahas marrjes së oksigjenit, e lirojnë dioksidin e karbonit. Dioksidi i karbonit është gaz pa ngjyrë dhe pa erë. Është më i rëndë se oksigjeni. Dioksidi i karbonit përdoret për fikjen e zjarrit. Bimët e gjelbërta e marrin dioksidin e karbonit nga ajri dhe e japin oksigjenin përmes procesit të fotosintezës siç është paraqitur në figurë.
-
13Mësimi 13: Uji në natyrë dhe vetitë e tijPamje paraprake 4:52
Uji në natyrë dhe vetitë e tij
-
14Mësimi 14: Përbërja e ujitPamje paraprake 3:01
Përbërja e ujit
-
15Mësimi 15: HidrogjeniPamje paraprake 3:03
Hidrogjeni
Hidrogjeni është elementi më i përhapur në natyrë. Hidrogjeni është përbërës kryesor i diellit dhe i yjeve të tjerë. Uji është komponimi më i përhapur i hidrogjenit. Hidrogjeni përfitohet në laborator nëse në zink metalik veprojmë me acid klorhidrik. Hidrogjeni është gaz i cili digjet duke u përfituar uji dhe lirohet shumë nxehtësi. Hidrogjeni është gaz më i lehtë se ajri. Hidrogjeni përdoret për prerjen e metaleve, ngjitjen autogjene, për prodhimin e margarinës. Hidrogjeni përdoret edhe si lëndë djegëse raketore, lëndë djegëse për makina etj.
-
16Mësimi 16: Struktura e atomitPamje paraprake 9:01
Struktura e atomit
Atomet janë pjesët më të imta të elementit, të cilat i ruajnë vetitë karakteristike të tyre.
-
17Mësimi 17: IzotopetPamje paraprake 4:02
Izotopet izotopet janë atome të të njëjtit element kimik. Ato kanë numër atomik të njëjtë, por ndryshojnë për nga numri i masës. Tek izotopet ndryshon vetëm numri i neutroneve, kurse numri i protoneve dhe elektroneve është i njëjtë.
-
18Mësimi 18: Masat atomike relative dhe masat molekulare relativePamje paraprake 6:19
Masat atomike relative dhe masat molekulare relative Atomet janë grimcat më të imëta të materies. Secili lloj i atomeve ka masën e vet të caktuar. Masa atomike relative e një elementi (Ar), tregon se sa herë është më e madhe masa e atij elementi në krahasim me 1/12 pjesë të masës së atomit të karbonit 12C. Masa molekulare relative (Mr) është numër që tregon për sa herë masa e një molekule është më e madhe se 1/12 pjesë e masës së atomit të karbonit 12C.
-
19M%simi 19: Sistemi periodik i elementeve kimikePamje paraprake 5:28
Sistemi periodik i elementeve kimike Elementet kimike janë të radhitura në një tabelë e cila quhet sistem periodik i elementeve kimike. Një radhitje të tillë e ka bërë Mendelejev. Elementet kimike janë të radhitura në 18 grupe dhe 7 perioda. Në tabelën e sistemit periodik të elementeve gjejmë shumë informata me rëndësi si p.sh. masat atomike të cilat do t’i përdorim kur bëjmë llogaritjen e masave molekulare relative te komponimeve kimike.
-
20Mësimi 20: Molekulat dhe jonetPamje paraprake 4:31
Molekulat dhe jonet Molekulat përbëhen prej dy e më tëpr atomeve. Molekulat mund të përbëhen prej atomeve të njejta dhe prej atomeve të ndryshme. Jonet janë grimca me ngarkesa pozitive dhe negative. Jonet pozitive quhen katione kurse jonet me ngarkesa negative quhen anione.
-
21Mësimi 21: Ushtrime per Atomin dhe Masat atomikePamje paraprake 13:16
Ushtrime. Struktura e atomit. Izotopet. Detyra 1 Ushtrime. Struktura e atomit. Masat atomike relative dhe masat molekulare relative. Detyra 2
-
22Mësimi 22: Lidhja jonikePamje paraprake 6:10
Lidhja jonike Lidhja jonike është tërheqje elektrostatike e joneve me ngarkesa të kundërta. Lidhja jonike është lidhje që formohet me këmbimin e elektroneve të metaleve dhe të jometaleve. Metali + jometali = komponimi jonik
-
23Mësimi 23: Lidhja kovalentePamje paraprake 12:22
Lidhja kovalente Lidhja kovalente formohet me çiftëzimin e elektroneve të atomeve përkatëse. Çifti elektronik i formuar ndahet në mes të dy atomeve që formojnë lidhjen kimike. Kështu gjatë formimit të lidhjes kovalente atomet që marrin pjesë në formimin e lidhjes kovalente duke çiftëzuar elektronet formojnë oktet, përveq hidrogjenit që formon dublet sepse ka vetëm një elektron në shtresën valente. Lidhja kovalente formohet në mes të jometaleve të njejta dhe në mes të jometaleve të ndryshme. Lidhja kovalente në mes të jometaleve të njejta është lidhje e thjeshtë kovalente, dhe lidhja në mes të jometaleve të ndryshme është lidhje kovalente polare.
-
24Mësimi 24: Tretesirat Perberja e tretesiravePamje paraprake 14:26
Valenca. Ndërtimi i formulave në bazëtë valencave Aftësia e atomit të ndonjë elementi, që të lidhet me një numër të caktuar atomesh të një elementi tjetër, quhen valenca e tij. Valenca e një elementi është numër që tregon me sa atome të hidrogjenit mund të lidhet një atom, ose sa atome të hidrogjenit mund të zëvendësoj atomi i këtij elementi.
-
25Mësimi 25: Valenca Ndërtimi i formulave në bazë të valencavePamje paraprake 8:05
Tretësirat. Përbërja e tretësirave Shpërndarja e grimcave të substancës së tretur në tërë vëllimin e tretësit quhet tretje. Përzierja e tillë quhet tretësirë. Pra, një tretësirë përbëhet nga substanca e tretur dhe tretësi. Tretshmëria e një substance paraqet numrin e gramëve të substancës së tretur në 100 g tretës në temperaturë të mjedisit, për të formuar tretësirë të ngopur. Përqindja e masës tregon numrin e gramëve të substancës së tretur në 100 g tretësirë.
-
26Mësimi 26: Reaksionet kimikePamje paraprake 9:43
Reaksionet kimike Reaksionet kimike janë rezultat i bashkëveprimit të substancave kimike, përkatësisht i lëvizjes së materies. Gjatë reaksioneve kimike fitohen substanca të reja. Dallojmë reaksionet e analizës dhe të sintezës, reakionet termokimike etj. Substancat që reagojnë në mes veti quhen substanca reaguese ose reaktantë, ndërsa substancat që fitohen gjatë reaskioneve kimike quhen produkte.
-
27Mësimi 27: Ligjet themelore të kimisëPamje paraprake 9:31
Ligjet themelore në kimi Ligji i ruajtjes së masës. Masa e përgjithshme e substancave reaguese është e barabartë me masën e produkteve që formohen gjatë reaksioneve kimike. Këtë ligj për herë të parë e zbuloi shkenctari francez Lavoazie. Në bazë të këtij ligji zhvillohen të gjitha ndryshimet kimike dhe reaksionet kimike. Ligji i raporteve të caktuara të masave. Gjatë përfitimit të konmponimeve kimike elementet komponohen në mes veti në raporte të caktuara të masave. Ky ligj njihet si ligji i Prustit.
-
28Mësimi 28: Paraqitje e reaksioneve kimike me barazime kimikePamje paraprake 5:23
Paraqitje e reaksioneve kimike me barazime kimike Reaksionet kimike i paraqesim me barazime kimike. Në anën e majtë të barazimit shënojmë substancat që hyjnë në reakion kimik ose reaktantët, kurse në anën e djathtë të barazimit shenojmë substancat që përfitohen gjatë reaskionit kimik ose produktet. Numri i atomeve të substancave që hyjnë në reaskion kimik duhet të jetë gjithmonë i barabartë me numrin e atomeve të substancave që dalin nga reakioni kimik.
-
29Mësimi 29: Llogaritjet ne kimiPamje paraprake 10:49
Llogaritjet në kimi Duke u mbështetut në ligjet themelore të kimisë, mund të llogarisim masën e reaktantëve ose të produkteve të reakionit kimik. Për këtë arsye reaskioni kimik duhet të jetë i shkruar drejtë dhe i barazuar mirë. Pastaj vensodim raport në mes të masave të substancave në bazë të ligjit të ruajtjes së masës dhe kushteve të detyrës