Fizika Klasa 6
- Përshkrimi
- Kurrikula
- Vlerësimi
Mirë se vini në Kursin Fizika Klasa 6
- Çka do të mësojmë në fizikë?
- Trupat
- Lënda
- Gjendjet e lëndës
- Ndërtimi grimcor i lëndës
- Lëngjet dhe vetitë e tyre
- Gazet dhe vetitë
- Vetitë e trupave të ngurtë
- Trupat e ngurtë mund të dëfërmohen
- Matja e madhësive fizike
- Shumëfishat
- Nënfishat
- Detyra numerike – Matja e gjatësisë
- Matja e sipërfaqes
- Përkufizimi i madhësive fizike
- Detyra numerike – Matja e sipërfaqes
- Vëllimi
- Detyrë për vellimin
- Masa e trupit
- Gabimet gjate matjes Matja gjatësisë
- Gabimet gjate matjes – Matja e masës
- Lëvizja dhe qetësia
- Trajektorja dhe rruga
- Të matim kohën
- Rruga dhe shpejtësia
- Detyra numerike – Rruga, shpejtësia dhe koha
- Kur kryejmë punë
- Detyra për punën mekanike
- Detyra për peshën e trupave
- Detyra numerike – Ushtrime
- Njohuritë e nxëna 1
- Njohuritë e nxëna 2
- Njohuritë e nxëna 3
- Njohuritë e nxëna 4
-
1Mësimi 2: Çfarë do të mësojmë në fizikëPamje paraprake 3:39
Çka do të mësojmë në fizikë? Do të mësojë për natyrën, dukuritë të cilat ndodhin në natyrë. Vrojtimet dhe eksperimentet apo provëzat Prejardhjen e fjalës fizikë. Përkufizimin e fizikës Lidhmërinë e fizikës me lëndët tjera.
-
2Mësimi 3: TrupatPamje paraprake 4:59
Trupat Do të mësojmë çka quajmë natyrë e çka quajmë trup. Si i dallojmë trupat në mes veti. Cilat janë vetitë e trupave?
-
3Mësimi 4: LëndaPamje paraprake 4:33
Lëndët Në këtë njësi mësimore do të mësojmë se prej kujt janë të përbërë trupat. Do të mësoni për shumë lëndë. Trupat mund të jenë nga lëndë të ndryshme. Kemi raste kur me të njëtën fjalë do të tregojmë edhe trupin edhe lëndën. Përpiquni të mësoni shembujt që i kemi dhënë. Përqëndrohuni në tabelat me shembuj dhe mbani mend: Trupat në natyrë përbëhen nga lënda.
-
4Mësimi 5: Gjendjet e lëndësPamje paraprake 8:14
Gjendjet e lëndës Do të njihemi me gjendjet agregate të lendës. Në cilën gjendje agregate janë trupat që gjenden përreth nesh. Cila është gjendja e katërt agregate që nuk e keni në librin e juaj bazë dhe të cilën do ta mësoni më gjerësisht në klasët më të larta.
-
5Mësimi 6: Ndërtimi grimcor i lëndësPamje paraprake 8:22
Ndërtimi grimcor i lëndës Në këtë njësi mësimore do të mësojmë për grimcën dhe pjesën elementare të saj. Çka quajmë molekula dhe a janë ato të njëjta mes veti. Shembuj të cilët demonstrojnë prezencën e molekulave edhe pse ato nuk shihen me sy.
-
6Mësimi 7: Lëngjet dhe vetitë e tyrePamje paraprake 4:15
Lëngjet dhe vetitë e tyre Do të mësojmë për dia veti të lëngjeve. Për formën e lëngjeve kemi dhënë disa shembuj, kryesisht eksperimentet janë me ujin. E ndërrojnë apo nuk e ndërrojnë vëllimin lëngjet kur derdhen nga ena në enën tjetër? Se çfarë është sipërfaqja e lirë e lëngut kur është në një enë të gjerë e çfarë kur është në një gyp të ngushtë? Mësoni nga kjo njësi mësimore.
-
7Mësimi 8: Gazet dhe vetitëPamje paraprake 3:31
Gazet dhe vetitë e tyre Në këtë njësi mësimore do t’ju numërojmë disa trupa në gjendje agregate të gaztë. Pastaj nëpërmjet disa shembujve ju do të mësoni për vetitë e trupave të gaztë. Ata nuk kanë formë, por kanë një veti të quajtur vetia e zgjerimit. Gazet kanë vetinë e ngjeshjes dhe bymimit. Për më shumë ju ftojmë të përcillni në video inçizimin e kësaj njësie mësimore.
-
8Mësimi 9: Vetitë e trupave të ngurtëPamje paraprake 3:30
Vetitë e trupave të ngurtë Në këtë njësi mësimore do të flasim për trupat e ngurtë. Do të tregojmë se ata kanë formë dhe vëllim të caktuar. Formën dhe vëllimin mund t’ua ndërrojmë nësa ata i copëtojmë apo i thejmë. Trupat e ngurtë kanë formë dhe vëllim të caktuar.
-
9Mësimi 10: Trupat e ngurtë mund të deformohenPamje paraprake 3:50
Trupat e ngurtë mund të deformohen Trupat e ngurtë sa do që na duken se kanë veti të përbashkëta ata mes veti dallojnë mjaft shumë. Kanë shumë veti fizike që i bëjnë të dallojnë mes veti. Disa nga veti që na ndihmojnë t’i dallojmë mes veti janë: elastikë, plasticë dhe të theyshëm. Ndiçni në vijim mësimin në fjalë.
-
10Mësimi 11: Matja e madhësive fizikePamje paraprake 3:25
Matja e madhësive fizike Matja është një proces i ndërlikuar. Me matje njeriu ka filluar të mirret qysh nga lashtësia. Gabimet gjatë matjes edhe pse sot janë të vogla, ato janë ende evidente. Po çka do të thotë të matësh? Cilat janë madhësitë fizike? Si të përgatitim një pasqyrë tabelare për madhësite fizike të cilat do të fillojmë t’i mësojmë? Na ndiçni ngase jemi përpjekur që hollësisht t’i zbërthejmë këto pyetje.
-
11Mësimi 12: ShumëfishatPamje paraprake 4:35
Shumëfishat Njësitë e madhësive fizike, në disa matje mund të jenë të papërshtatshme për paraqitjen e rezultatit, andaj Sistemi Internacional i njësive SI ka lejuar përdorimin e shumëfishave dhe nënfishave. Për shumëfisha janë marrë fjalë të vjetra të gjuhë greke. Shumëfishat që përdoren më shumë në nivelin e shkollimit tuaj janë: deka, hekto, kilo, Mega. Në këtë njësi mësimore ju do të mësoni edhe për disa shumëfisha tjerë.
-
12Mësimi 13: NënfishatPamje paraprake 4:23
Nënfishat Edhe nënfishat gjejnë një përdorim të rendësishëm në matjen madhësive fizike. Shpesh kemi të bëjmë me matje të madhësive fizike të cilat kanë vlera të vogla, andaj njësia e tyre numerike nuk është e përshtatshme për matjen e saj. Në ato rast përdoren nënfishat, të cilat janë fjalë të vjetra të gjuhës latine. Në këtë njësi mësimore kemi dhënë një listë të gjerë të nënfishave të cilat nuk do t’i përdorni gjatë shkollimit të mesëm të ultë, por ato sigurisht do t’ju shërbejnë në klasët më të larta. Më së shumti që do t’i përdorni janë këta nënfisha: deci, centi, mili dhe mikro.
-
13Mësimi 14: Detyra numerike Matja e gjatësisëPamje paraprake 11:28
Detyra numerike për gjatësinë Gjatësia është madhësi fizike e cila matet me njësinë ndërkombëtare metër. Gjatë jetës së përditëshme kemi të bëjmë matje të cilat janë të mëdha, andaj paraqitet nevoja që ato të shprehen në njësi më të mëdha se metri. Nëse keni vështirësi në zgjidhjen e detyrave në vijim, kthenu te njësia mësimore Shumëfishat për të rikujtuar ato.
-
14Mësimi 15: Matja e sipërfaqesPamje paraprake 10:12
Matja e sipërfaqes Sipërfaqja është madhësi fizike e cila llogaritet me matjen e gjatësisë dhe gjerësisë. Shembuj të ndryshëm na mësojnë për matjen e gjatësisë. Shumëfisat dhe nënfishat e metrit katror janë paraqit dhe llogarit vlerat e tyre si dhe mënyra që të kthehemi në shumëfisha apo nënfisha të metrit katror.
-
15Mësimi 16: Përkufizimi i madhësive fizikePamje paraprake 4:19
Përkufizimi i madhësive fizike Për të kuptuar më mirë madhësitë fizike ato janë ndarë në tri lloje: Madhësi themelore; Madhësi plotësuese dhe Madhësi të rrjedhura. Sa madhësi themelore janë dhe cilat janë ato? Ç’është SI dhe kush e përbën këtë sistem? Për më tepër dhe detajisht, na ndiqni në vijim.
-
16Mësimi 17: Detyra numerike Matja e sipërfaqesPamje paraprake 17:08
Detyra numerike - Matja e sipërfaqes
-
17Mësimi 18: Vëllimi Matja e VëllimitPamje paraprake 16:15
Vellimi Matja e Vellimit
-
18Mësimi 19: Detyra për VëlliminPamje paraprake 12:25
-
19Mësimi 20: Masa e Trupit dhe Verifikim NjohurishPamje paraprake 22:19
Masa e trupit
Trupat me vëllim të njëjtë të ndërtuar nga lëndë të ndryshme nuk rëndojnë njësoj. Nga shembulli të cilin e kemi marrë për tre trupa me vëllime të njëjta: V1 = V2 = V3, nuk rëndojnë njësoj ngase masa e tyre është e ndryshme. Masa paraqet vetinë e përhershme të trupave. Njësia e masës së trupave është kilogrami që shënohet me simbolin kg.
Njësi më e madhe se kilogrami është tonelata, ndërsa 1 kg = 1000 g. gjatë matjeve kemi të bëjmë me masa më të vogla se grami, ku ato masa i shprehim me: decigram, centigram, miligram, mikrogram, etj. Por janë të njohura edhe njësitë më të mëdha se grami: dekagrami, hektogrami, kilogrami etj.
-
20Mësimi 21: Gabimet gjatë matjes Matja e gjatësisëPamje paraprake 37:49
Gabimet gjatë matjes
Gjatë matjes mund të bëjmë gabime. Ato janë si rezultat i mos leximit të saktë nga eksperimentuesi, por edhe si shkak i mos matjes së saktë që e bënë instrumenti matës. Kështu gjatë matjes duhet të jemi të përpiktë për aq sa mundemi dhe na e lejojnë kushtet e punës. Të jemi të kujdesshëm me përdorimin e instrumenteve matëse. Të dimë për mënyrën e matjeve me to dhe manipulime tjera që janë të domosdoshme për punë praktike. Ne do të nisim me matje të thjeshta, të gjatësisë së një lapsi, apo matjes së masës së një trupi të çfarëdoshëm, por sigurisht se do të vazhdojmë edhe me matje tjera të cilat kërkojnë punë precize dhe të kujdesshme.
-
21Mësimi 22: Gabimet gjatë matjes matja e masësPamje paraprake 10:58
Gabimet gjatë matjes Gjatë matjes mund të bëjmë gabime. Ato janë si rezultat i mos leximit të saktë nga eksperimentuesi, por edhe si shkak i mos matjes së saktë që e bënë instrumenti matës. Kështu gjatë matjes duhet të jemi të përpiktë për aq sa mundemi dhe na e lejojnë kushtet e punës. Të jemi të kujdesshëm me përdorimin e instrumenteve matëse. Të dimë për mënyrën e matjeve me to dhe manipulime tjera që janë të domosdoshme për punë praktike. Ne do të nisim me matje të thjeshta, të gjatësisë së një lapsi, apo matjes së masës së një trupi të çfarëdoshëm, por sigurisht se do të vazhdojmë edhe me matje tjera të cilat kërkojnë punë precize dhe të kujdesshme.
-
22Mësimi 23: Lëvizja dhe qetësiaPamje paraprake 3:57
Lëvizja dhe qetësia Natyra që na rrethon është e përbërë prej trupave. Por a janë në lëvizje trupat apo në qetësi, do të mësoni nga mësimi në vazhdim. E çka quajmë lëvizje? Trupi lëviz atëherë kur, gjatë kohës, e ndërron vendndodhjen e tij në krahasim me ndonjë trup tjetër. Lëvizja dhe qetësia janë relative. Nuk ka lëvizje absolute, sikur që nuk ka as qetësi absolute.
-
23Mësimi 24: Trajektorja dhe rrugaPamje paraprake 3:33
Trajektorja dhe rruga Pjesa e fizikës e cila studion lëvizjet e trupave quhet kinematikë. Fjala kinematikë rrjedh nga gjuha greke, kineo që do të thotë lëvizje. Për t’i studiuar më lehtë trupat, ata mund t’i paramendojmë si pika materiale, kur në rastin e shikuar nuk na interesojnë forma dhe dimensionet e tyre. Kjo bëhet për studim më të lehtë, sepse paramendojeni sa e vështirë do të ishte apo edhe e pamundur të paraqesim një vizatim real të autobusit i cili niset nga Prishtina për të shkuar në Tiranë. Trajektorja është vija nëpër të cilën lëviz pika materiale. Trajektorja mund të jetë: - Vijë e drejtë - Vijë e lakuar apo - Vijë rrethore Prandaj edhe lëvizjet ndahen në lëvizje: drejtvizore, lëkundëse apo lëkundje dhe rrethore. Çdo pjesë e trajektores apo e tërë trajektorja quhet rrugë që shënohet me shkronjën e vogël ( s ) dhe matet me metra.
-
24Mësimi 25: Të matim kohënPamje paraprake 17:07
Të matim kohën Zhvillimi i ngjarjeve dhe dukurive fizike kanë fillimin dhe mbarimin e tyre. Prandaj për matjen e zgjatjes së tyre përdoret koha si madhësi themelore e fizikës. Koha simbolikisht shënohet me shkronjën e vogël ( t ), ndërsa njësia e saj ndërkombëtare është sekonda, që shënohet me shkronjën e vogël ( s ). Sa zgjatë sekonda, cilat janë njësitë më të mëdha se sekonda si dhe njësitë më të vogla të saj, mund t’i mësoni nga njësitë mësimore në vijim që kanë të bëjnë me kohën dhe matjen e saj.
-
25Mësimi 26 Rruga dhe shpejtësiaPamje paraprake 5:38
Rruga dhe shpejtësia Rruga është madhësi themelore në fizikë e cila matet me metra. Gjatë matjes shpesh përdorim edhe njësi më të mëdha se metri si dhe njësi më të vogla se metri. Kilometri është shumëfish i metrit që shpesh rrugën e shprehim me të. Por duhet të dimë se kilometri është më i madh se metri, që do të thotë: 1 km = 1000 m. Lëvizja e trupit përcillet me kohën, që e kemi shënuar me t. njësi ndërkombëtare e kohës është sekonda. Shpejtësia si madhësi fizike, varet nga rruga dhe koha, andaj nëpërmjet shembujve të lëvizjes së trupave të ndryshëm do të arrijmë deri te formula fizike me të cilën përcaktojmë shpejtësinë e trupit.
-
26Mësimi 27: Detyra numerike Rruga shpejtësia dhe kohaPamje paraprake 53:25
Detyra numerike - Rruga, shpejtësia dhe koha
-
27Mësimi 28: Kur kryejme punëPamje paraprake 18:58
PUNA MEKANIKE Kur kryejmë punë? Gjatë ditës ne kryejmë punë të ndryshme. Për kryerjen e punës trupi duhet të zhvendoset. Që një trup të zhvendoset e dimë se mbi të duhet të veproj forca. Nëse mbi trup vepron forca dhe ai nuk lëviz, atëherë nuk kryhet punë mekanike. Për kryerjen e punës hargjohet energji. Puna mekanike paraqet prodhimin e forcës dhe rrugës që e ka kaluar trupi. Matematikisht formula e punës mekanike shprehet kështu: A equals F times s equals left parenthesis straight pi right parenthesis straight N times straight m equals straight J Kjo formulë lexohet: Puna mekanike prej 1 Xhuli është forca prej 1 Njutoni që vepron mbi një trup dhe e zhvendos atë në rrugën prej 1m.
-
28Mësimi 29: Detyra numerike për punën mekanikePamje paraprake 22:30
-
29Mësimi 30: Detyra për peshën e trupavePamje paraprake 7:06
Detyra për peshën e trupave
-
30Mësimi 31: Detyra numerike UshtrimePamje paraprake 107:30
Detyra numerike - Ushtrime
-
31Mësimi 32: Njohuritë e nxëna 1Pamje paraprake 20:12
Njohuritë e nxëna 1 Çka mësuam në kl.VI? Kjo është një nga pyetjet e para që arsimtari i fizikës ua bënë nxënësve të kl. VII, në fillim të vitit të ri shkollor. Sigurisht se ju menjëherë do të ktheni kujtesën e juaj nga koha e një viti më parë. Do të kujtoni se keni mësuar për trupat, lëndën, matjen e madhësive fizike, njësitë e tyre si dhe për shumëfishat e nënfishat e madhësive fizike. Po ashtu do të kujtoni edhe shumë e shumë mësime tjera, detyra numerike, ushtrime praktike dhe shumëçka prej tyre shpresojmë se i mbani në mend. Por të bëjmë së bashku një përsëritje të disa nga mësimet që i kemi mësuar.
-
32Mësimi 33: Njohuritë e nxëna 2Pamje paraprake 21:58
Njohuritë e nxëna 2 Në vijim mund të përcillni disa veçori për madhsëitë fizike: Gjatësia simboli l e njësia e saj ndërkombëtare metri ( m ) Sipërfaqja simboli S e njësia e saj ndërkombëtare metri katror( m2) Vëllimi simboli V e njësia e saj ndërkombëtare metri kub ( m3 ) Koha simboli t e njësia e saj ndërkombëtare sekonda ( s ) Masa simboli m e njësia e saj ndërkombëtare kilogrami ( kg )
-
33Mësimi 34: Njohuritë e nxëna 3Pamje paraprake 21:03
Njohuritë e nxëna 3 Madhësitë fizike janë të shumta. Poashtu ne kemi mësuar disa prej tyre. Ndër to është edhe foca e cila për symbol ka shkronjën F. Njësia ndërkombëtare e forces është Njutoni, me simbol shkronjën N. ekzistojnë lloje të ndryshme të forces. Shumë shembuj demonstrues kemi prësëritur për të rikujtuar njohuritë e nxëna për forcën. Poashtu kemi përsëritur edhe peshën e trupave. Llogaritjen e peshës së trupit kur e dime masën e tij, e që kjo bëhet nëpërmjet formulës matematikore: G equals m times 10 fraction numerator N over denominator k g end fraction Trupat i tërheq Toka. Po a ju kujtohet se a i tërheq Toka njësoj të gjithë trupat? Sa ju kujtohet rënia e lire e trupave? Si shndërrohet masa e trupit në peshë dhe anasjelltas. Pa humbur kohë vazhdoni në videot që ua kemi përgatitur në vijim
-
34Mësimi 35: Njohuritë e nxëna 4Pamje paraprake 24:44
Njohurite e nxëna 4 Çka mësuam për punën dhe energjinë Puna mekanike është madhësi fizike që simobolikisht shënohet me A. NJësia ndërkombëtare e sja është Xhauli ( J ). Puna mekanike paraqe prodhimin ndërmjet Forcës mekanike dhe zhvnedosjes. Matematikisht shkruhet: A= F×s ( = ) N × m = J Kjo mund të lexohet: Puna meknaike prej 1 J është forca prej 1 N që vepron mbi një trup dhe e zhvendos atë për 1 m. Përgjigjuni në këto pyetje: 1. Kur kryejmë punë? 2. Shkruaj dhe vërteto formulën e punës melanike. 3. Përmend disa shumëfisha të J. 4. Ç'punë mekanike kryen trupi me forcë 50 N, nëse kalon 100 m? 5. Sa punë mekanike kryen trupi me masë 5 kg, nëse ngritet në lartësi 3 m?