Aplikacionet Realistike me PHP dhe MySQL
- Përshkrimi
- Kurrikula
- Vlerësimi
Aplikacionet realistike me PHP & MySQL
Nganjëherë nevojitet të krijohen shënimet para se të përdoren ato. Dhe nganjëherë duhet të krijohen tabela që t’i mbajnë ato shënime, si dhe baza e shënimeve që i mban të gjitha këto. Do të mësojmë si të krijojmë baza dhe tabela, dhe do ta ndërtojmë aplikacionin e parë me PHP dhe MySQL.
Kur aplikacioni del në Web, mund të zbulosh se nuk ke planifikuar mjaft mirë. Gjërat që ke menduar se do të funksionojnë nuk janë mjaft të mira në botën reale. Do t’i shohim disa probleme të botës reale që mund të ndodhin kur e bartim aplikacionin nga testimi në live apo ambient real.
Krijimi dhe popullimi i bazës së shënimeve
• Web-aplikacioni dhe kërkesat
• Krijimi i bazës së shënimeve dhe i tabelës për listën e emailave
• Krijimi i formës dhe skriptës për regjistrim në listë
• Dërgimi i emailave te anëtarët e listës
• Çregjistrimi nga lista
Aplikacionet realistike dhe praktike
• Validimi i hyrjes
• Urdhëri kushtëzues if
• Operatorët logjikë
• Format vetë-referuese dhe sticky
-
1Mësimi 1: HyrjePamje paraprake 1:40
-
2Mësimi 2: Regjistrimi në listë të emailavePamje paraprake 18:07
-
3Mësimi 3: Dërgimi i emailit tek anëtarët e listësPamje paraprake 27:13
-
4Mësimi 4: Forma për çregjistrimPamje paraprake 7:51
-
5Mësimi 5: Aplikacionet realistike dhe validimiPamje paraprake 10:05
-
6Mësimi 6: Format vetë referuese dhe stickyPamje paraprake 25:14