Kurrikula
Kursi: Gjuha Shqipe Klasa 9
Identifikohu

Kurrikula

Gjuha Shqipe Klasa 9

TEKSTI TREGIMTAR

0/22
Mësimi me video

Mësimi 16: Të lexuarit; Lumnija (Ernest Koliqi)

Dy fjalë për autorin:

Ernest Koliqi lindi në Shkodër, më 20 maj 1903. Më 1928 botoi vëllimin me tregime e novela “Hija e maleve”. Më 1932 solli në shqip “Poetët e mëdhenj t’Italisë”. Më 1933 botoi vëllimin me poezi “Gjurmat e stinëve”, më 1934 botoi “Pasqyrat e Narcizit” – me shtatë proza poetike. Punën krijuese e çoi më tej me vëllimin “Tregtar flamujsh” më 1935 dhe vëllimin e dytë “Poetët e mëdhenj t’Italisë” më 1936. Koliqi vdiq në vitin 1975. Te Koliqi, letërsia shqiptare njohu mjeshtrin e madh të penës, një ndër themeluesit e prozës moderne shqiptare, shkrimtarin e ditur e me kulturë të gjerë. Proza e tij çmohet për origjinalitet, gjuhë të punuar me mjeshtëri të rrallë dhe formë të përsosur. 

ERNEST KOLIQI

Lexoni libra të autorit:

Bylbylat e Plepishtit

Djepi Arit

Kërcimtarja e Dukagjinit

Kopshti

Tregtar Flamujsh