Keni Pyetje?
Mesazhi u dërgua. Mbylle
0
0 vlerësime

Provimet e Matures Gjuhe Shqipe

  • Përshkrimi
  • Kurrikula
  • Vlerësimi

Kursi Provimet e Matures 13 Gjuhe Shqipe 13 01

Mësuesit e Kursit:
Mësuese Oriana Osmani
Mësuese Natasha Kazmaj
Mësuese Migena Shyti Kapllani
Mësuese Gresilda Gjoka
Mësuese Majlinda Revania
Mësuese Laureta Janollari
Mësuese Eglantina Korça

3.1 Gjuhë shqipe 3.1.1 Të lexuarit e teksteve të ndryshme Lënda e gjuhës shqipe u krijon mundësi nxënësve që të lexojnë në mënyrë aktive dhe kritike, si dhe ta përthithin mirë e shpejt informacionin. Një lexues aktiv dhe kritik është ai, që jo vetëm i kupton dhe i vlerëson njohuritë që komunikohen në një tekst, por edhe i përdor ato në kontekste të reja. Për ta realizuar këtë, nxënësit zbatojnë një sërë strategjish të të kuptuarit, si dhe njihen me një shumëllojshmëri tekstesh. Njohja me tekste të ndryshme u jep mundësinë nxënësve që të zbulojnë interesat dhe prirjet e tyre dhe, gjithashtu, ta kenë më të lehtë të zgjedhin orientimin e karrierës së tyre. 3.1.2 Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale Një nga qëllimet e programit të gjuhës shqipe është që nxënësit të demonstrojnë siguri dhe saktësi kur shkruajnë, të hulumtojnë para se të shkruajnë një tekst, si dhe të komunikojnë me kompetencë duke përdorur forma dhe stile të ndryshme të shkruari. Gjatë tri viteve, nxënësit krijojnë, organizojnë dhe përzgjedhin ide për të shkruar për qëllime, lexues dhe situata të ndryshme. Ata zbatojnë hapat e domosdoshëm të procesit të shkrimit (planifikimi, organizimi i punës me shkrim, rishikimi, redaktimi etj.). Gjatë të shkruarit, nxënësit zbatojnë karakteristikat e teksteve dhe rregullat gramatikore e drejtshkrimore. 3.1.3 Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit Në arsimin e mesëm të lartë, nxënësit demonstrojnë ndërgjegjësim dhe saktësi në përdorimin e njohurive rreth sistemit gjuhësor të shqipes. Ata i konsolidojnë njohuritë gjuhësore, aftësohen ta përdorin gjuhën saktë dhe brenda rregullave gramatikore. Nxënësit i përdorin njohuritë gjuhësore për të organizuar, për të redaktuar dhe për të përmirësuar shkrimet e tyre, për të folur qartë dhe saktë, për të gjykuar gjuhën e një teksti që dëgjojnë ose lexojnë etj. Në këtë cikël, nxënësit përcaktojnë dallimet mes gjuhës së folur e gjuhës së shkruar, analizojnë regjistrat e gjuhës, vlerësojnë pasurinë leksikore të gjuhës shqipe dhe zbatojnë rregullat drejtshkrimore dhe ato të pikësimit.

Morfologji
Sintakse
Llojet e teksteve