Provimet e Matures Letersi
- Përshkrimi
- Kurrikula
- Vlerësimi
Kursi Provimet e Matures 13 Letersi 13 10
Mësuesit e Kursit:
Mësuese Migena Shyti Kapllani
Mësuese Marsela Neni
Mësuese Oriana Osmani
Mësuese Albana Panolli
Mësues Denis Zavalani
Mësuese Rita Petro
Mësuese Gresilda Gjoka
Mësuese Ermira Ymeraj
Mësuese Eglantina Korça
PESHA E GJUHËS SHQIPE DHE E LETËRSISË NË TEST
Tabela e mëposhtme paraqet peshën në pikë të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në test. Pikët për shkrimin e esesë janë të përbashkëta për të dyja lëndët.
Gjuhë shqipe
Të lexuarit e teksteve të ndryshme (afërsisht 22%)
Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit (afërsisht 18%)
Letërsi bërthamë afërsisht 40 %
Të shkruarit (ese) afërsisht 20 %
STRUKTURA E TESTIT
Testi i gjuhës dhe i letërsisë do të ketë tri pjesë.
Pjesa e parë:
Tekst/e jo letrar dhe njohuritë e aftësitë gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit. Teksti jo letrar (përshkrues, rrëfyes, informues paraqitës dhe argumentues) do të jetë i panjohur për nxënësit. Njohuritë dhe aftësitë gramatikore, drejtshkrimore e të pikësimit do të integrohen me tekstin jo letrar.
Pjesa e dytë:
Tekst/e letrar. Fragmentet do të jenë nga veprat letrare që janë përcaktuar në programin orientues.
Pjesa e tretë:
Ese. Eseja dëshmon formimin gjuhësor dhe letrar të nxënësit. Tema e esesë mund të lidhet me njërën nga pjesët e mësipërme.
LLOJET E PYETJEVE/ KËRKESAVE TË REKOMANDUARA
Pyetjet që mund të përdoren në test janë:
• Pyetje me alternativa.
• Pyetje me përgjigje: E vërtetë/ E rreme; Po/Jo; E saktë/ E gabuar.
• Pyetje me përgjigje të shkurtër ose me plotësim.
• Pyetje subjektive me përgjigje të kufizuar.
• Pyetje subjektive me përgjigje të zgjeruar, ese.
• Etj.
Pyetjet ose kërkesat në test do të jenë të tri niveleve. Tabela e mëposhtme paraqet përqindjen e pikëve në test për secilin nivel.
Niveli bazë 40%
Niveli mesatar 40%
Niveli i lartë 20%
Letërsi bërthamë
3.2.1 Analiza dhe interpretimi i teksteve të gjinive dhe të llojeve të ndryshme letrare
Nxënësit fitojnë teknikat e analizës së veprave letrare, të cilat do t’u shërbejnë në shkollë dhe në jetë. Ata analizojnë dhe interpretojnë vepra të gjinive dhe të llojeve të ndryshme letrare. Duke studiuar tiparet kryesore të gjinive dhe të llojeve letrare, nxënësit marrin njohuritë dhe fitojnë aftësitë e nevojshme për ta kuptuar më mirë natyrën e letërsisë. Këto tipare, nxënësi nuk i mëson thjesht në mënyrë teorike, por të konkretizuara në veprat ose fragmentet letrare. Përgjatë tri viteve, nxënësit do të lexojnë dhe do të punojnë me tekste poetike, dramatike dhe tekste në prozë.
Gjatë analizës dhe interpretimit të veprave letrare, nxënësit dallojnë edhe mjetet e shumta e gjuhës, të cilat janë përdorur për të krijuar tekste jo vetëm me kuptim, por edhe estetikisht të bukura.
3.2.2 Vlerësimi i letërsisë shqipe dhe asaj botërore në periudha të ndryshme letrare dhe historike.
Nxënësit krijojnë një pasqyrë të qartë:
• të fazave të ndryshme të zhvillimit të letërsisë shqipe dhe të letërsisë botërore;
• të lidhjeve mes periudhave të ndryshme historike dhe drejtimeve letrare;
• të gjinive letrare, të autorëve dhe veprave më përfaqësuese të një periudhe historike ose të një drejtimi letrar.
Mësimi i letërsisë përqendrohet në karakteristikat kryesore të një periudhe, duke u dhënë mundësi nxënësve të krijojnë një ide të përgjithshme rreth origjinës, përhapjes dhe tipareve të një drejtimi letrar, si dhe të gjinive e të llojeve që lëvrohen.
Letërsia shqipe studiohet paralelisht me letërsinë botërore duke u kushtuar vëmendje të përbashkëtave dhe dallimeve mes tyre. Në këtë mënyrë, nxënësit kuptojnë që letërsia shqipe nuk është një njësi e veçuar dhe e ndarë, por pjesë e pasurisë letrare botërore.
NJOHURITË DHE AFTËSITË SIPAS KOMPETENCAVE
Për secilën kompetencë janë paraqitur njohuritë dhe aftësitë që duhet të demonstrojë nxënësi.
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve të ndryshme
Njohuritë
Tekste përshkruese
• Teknikat e shkrimit të tekstit përshkrues, si p.sh., përshkrim i një personi real, një personazhi, një mjedisi, një vendi, një objekti etj.
• Karakteristikat strukturore dhe stilistike të tekstit përshkrues.
Tekste rrëfyese
• Teknikat e shkrimit të tekstit rrëfyes, si p.sh., rrëfim i një ngjarjeje reale ose një artikull në një gazetë për një ngjarje, kronikë, ditar, autobiografi, biografi etj.
• Karakteristikat strukturore dhe stilistike të tekstit rrëfyes.
Tekste argumentuese
• Teknikat e shkrimit të tekstit argumentues (një reklamë, një fjalim, një ese etj.).
• Karakteristikat strukturore dhe stilistike të teksteve argumentuese.
Tekste informuese-paraqitëse
• Teknikat e shkrimit të tekstit informues-paraqitës, si p.sh.: një jetëshkrim (CV), një aplikim për punë, një ese etj.
• Karakteristikat strukturore dhe stilistike të teksteve informuese-paraqitëse.
Të kuptuarit e tekstit dhe reflektimi ndaj tij
Nxënësi:
• përdor njohuritë paraprake për të kuptuar tekstin;
• shfrytëzon elemente, si: titulli, nëntitujt, organizimi i tekstit, fjalori etj., për të kuptuar tekstin;
• parafrazon informacionin ose idetë e tekstit;
• përmbledh idetë (në një ose disa paragrafë);
• identifikon qëllimin dhe audiencën (lexuesin) e tekstit;
• veçon idenë/idetë kryesore;
• dallon në tekste, shkakun nga pasoja, faktin nga opinioni, problemin dhe zgjidhjen;
• kategorizon dhe klasifikon detajet e dhëna në tekst;
• analizon modelet organizative të teksteve: renditje e ideve ose e ngjarjeve, krahasim-kontrast, shkak-pasojë etj.;
• nxjerr përfundime nga informacioni i tekstit, nga pikëpamjet e autorit etj.;
• interpreton dhe integron informacionin e marrë nga një sërë burimesh (harta, grafikë, diagrame etj.);
• identifikon dhe analizon elementet pamore (fotografi, ilustrime), të përdorura në tekstet e shkruara për të arritur qëllime të ndryshme;
• bën përgjithësime në nivel kritik duke përdorur lidhjet brenda dhe jashtë teksteve;
• vlerëson informacionin (besueshmërinë, saktësinë, përdorimin e propagandës, ekzagjerimin, gabimin etj.);
• bën lidhje mes një teksti dhe pikëpamjeve ose ideve të tjera jashtë tekstit, si dhe idetë e tekstit i zbaton në një situatë të re;
• krahason lloje të ndryshme tekstesh (p.sh., një tekst rrëfyes letrar me një tekst rrëfyes jo letrar), duke u bazuar në kritere të përgjithshme ose në të dhëna specifike;
• dallon dhe krahason elemente të stilit në një shumëllojshmëri tekstesh;
• identifikon karakteristika të strukturës së teksteve, si: hyrja, mbyllja, paragrafi, fragmenti, evidenca, indeksi, fjalorthi, tabela e përmbajtjes etj.;
• identifikon karakteristika përmbajtësore të teksteve, si: tema, tematika, motivi etj.;
• analizon veçoritë gjuhësore të një teksti;
• analizon dhe vlerëson përdorimin e referencave të besueshme brenda një teksti;
• dallon vërtetësinë dhe koherencën e argumenteve në tekste të ndryshme;
• analizon qëndrimin e autorit ndaj “lëndës” që trajton dhe ndaj lexuesit të cilit i drejtohet;
• demonstron se si stili i autorit mund të ndikojë te lexuesi nëpërmjet zgjedhjes së fjalëve, teknikave të shkrimit, përdorimit të gjuhës së figurshme etj.
Llojet e teksteve
Nxënësi:
• përcakton funksionet, llojin, qëllimet teknikat dhe karakteristikat stilistike dhe strukturore të teksteve jo letrare, si:
o teksti përshkrues,
o teksti rrëfyes,
o teksti argumentues,
o teksti informues-paraqitës.
Pasurimi i fjalorit
Nxënësi:
• përdor gjerësisht dhe me efikasitet dukuritë semantike, si: polisemia, homonimia, sinonimia, antonimia;
• analizon dhe vlerëson përdorime të gjuhës së figurshme nga tekste të ndryshme;
• dallon kuptimin e drejtpërdrejtë nga i nënkuptuari për të vlerësuar forcën e fjalës.
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
Njohuritë
• Ese përshkruese.
• Ese rrëfyese.
• Ese argumentuese.
• Ese informuese- paraqitëse (shpjeguese).
Aftësitë
Shkrimi si proces
Nxënësi:
• planifikon duke identifikuar qëllimin, lexuesin dhe kontekstin;
• krijon ose mbledh ide të përshtatshme për punët me shkrim duke përdorur strategji të ndryshme, si: shkrimi i lirë, stuhi mendimi, hartë koncepti, kllaster etj.;
• rishikon esenë për të përmirësuar strukturën, qartësinë dhe për të arritur saktësi në shprehjen e kuptimit;
• identifikon elementet e gjuhës dhe të përmbajtjes (fakte, ide, detaje etj.), të cilat janë të papërshtatshme për lexuesin dhe kontekstin, dhe i zëvendëson, shton, fshin ose riorganizon fjalë, fraza, fjali, fakte, ide, detaje përshkruese, emocionale etj.;
• përmirëson renditjen e fakteve, ideve dhe detajeve brenda ose në mes të paragrafëve;
• korrigjon gabimet gjuhësore (gramatikë, drejtshkrim, pikësim).
Shkrimi si produkt
Nxënësi:
• organizon fakte dhe ide në përshtatje me qëllimin, lexuesin dhe llojin e tekstit;
• mbështet mesazhin kryesor të një teksti me detaje, fakte dhe shembuj të përshtatshëm për qëllimin, lexuesin, kontekstin etj.;
• i përmbahet temës së esesë;
• shkruan ese koherente;
• përpunon dhe shtjellon idenë kryesore të një paragrafi duke përdorur shembuj, detaje, fakte, opinione etj.;
• rimerr idenë kryesore në paragrafin përmbyllës të tekstit dhe shkruan mbylljen e tij;
• përdor strategji mbështetëse (anekdota personale, mbështetje te besimet e përbashkëta, opinione ekspertësh) në mënyrë që të bindë lexuesin;
• ka stil dhe origjinalitet në ese.
Llojet e teksteve
Nxënësi:
• shkruan ese përshkruese me tema të ndryshme;
• shkruan ese rrëfyese me tema të ndryshme;
• shkruan ese argumentuese me tema të ndryshme;
• shkruan ese informuese/paraqitëse (shpjeguese) me tema të ndryshme.
Kompetenca: Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit
Njohuritë
Morfologji
Klasat e fjalëve, të ndryshueshme dhe të pandryshueshme.
Emri
• Emrat që e ndërrojnë gjininë në numrin shumës.
• Emrat që e formojnë shumësin me prapashtesa, si: -ë, -nj, – ër, -inj, -ra ose me ndërrime tingujsh.
Nxënësi:
• përcakton klasat e fjalëve dhe argumenton përgjigjen e tij;
• klasifikon fjalët në të ndryshueshme dhe në të pandryshueshme;
• dallon emrat e gjinisë mashkullore që e ndryshojnë gjininë, kur kalojnë në numrin shumës;
• përcakton prapashtesën me të cilën e formojnë numrin shumës, disa emra mashkullorë, si:
o prapashtesën -e (shtigje, male, vende, mendime, personazhe, insekte etj.);
o prapashtesën -ra (djathëra, vajra, mallra, ujëra, shira etj.);
• përdor drejt emrat që në numrin shumës marrin prapashtesat ë, -nj, – ër, -inj, -ra ose ndërrojnë tingujt si p.sh.: drejtorë, arsimtarë, florinj, priftërinj, prindër, erëra, brigje, kapituj etj.;
Folja
• Foljet kalimtare dhe jokalimtare.
• Mënyra dëftore dhe habitore, forma veprore dhe joveprore e foljeve të parregullta.
• Format e pashtjelluara foljore.
Nxënësi:
• dallon dhe krahason foljet kalimtare dhe jokalimtare;
• ndërton fjali me folje kalimtare dhe jokalimtare;
• zgjedhon foljet e parregullta (jam, them, rri, dua etj.) në kohët e mënyrës dëftore dhe të mënyrës habitore, në formën veprore dhe joveprore;
• përcakton format e pashtjelluara që ndërtohen mbi bazën e pjesores;
Mbiemri
• Mbiemrat e emërzuar.
• Shumësi i mbiemrave. Përdorimi në shumës i mbiemrave që përcaktojnë emra mashkullorë me shumësin me – e, – ra dhe me -a.
Nxënësi:
• dallon dhe përdor në fjali mbiemrat e emërzuar;
• vendos në trajtën e duhur mbiemrat ose fjalët e tjera përcaktuese pas emrave që e ndërrojnë gjininë në numrin shumës, si p.sh.: mendime të zymta, personazhe interesante, vende malore, ujëra të rrëmbyeshme, djathëra të kripura etj.;
Përemri
• Llojet e përemrave, sipas kuptimit që kanë dhe funksionit që kryejnë (vetorë, vetvetorë, dëftorë, pronorë, pyetës, lidhorë, të pacaktuar). Kategoritë gramatikore të përemrave.
• Bashkimet e trajtave të shkurtra drejtshkrimi i tyre. Vendi i trajtave të shkurtra.
• Lakimi i përemrave pronorë. Lakimi i përemrave pronorë kur përdoren të shoqëruar me emra.
Nxënësi:
• dallon dhe përdor në fjali, lloje të ndryshme përemrash;
• përcakton kategoritë gramatikore të përemrave;
• dallon bashkimet e trajtave të shkurtra dhe i përdor saktë në fjali;
• dallon përemrat vetorë nga ato dëftorë;
• lakon përemrin pronor dhe e përdor në trajtën e duhur në fjali;
Ndajfolja
• Llojet e ndajfoljeve. Dallimi i ndajfoljeve nga parafjalët me të njëjtën formë.
• Shkallët e ndajfoljeve.
• Lokucionet ndajfoljore.
Nxënësi:
• dallon ndajfoljet dhe përcakton llojin e tyre;
• përcakton shkallën e ndajfoljes;
• tregon se çfarë janë lokucionet ndajfoljore dhe ndërton fjali me to;
• përcakton se si janë formuar lokucionet ndajfoljore;
• dallon ndajfoljen nga parafjalët me të njëjtën formë;
Lidhëza
• Lidhëzat bashkërenditëse dhe lidhëzat nënrenditëse.
• Lokucionet lidhëzore.
Nxënësi:
• përcakton llojin e lidhëzave bashkërenditëse dhe lidhëzave nënrenditëse;
• përdor drejt në fjali lidhëzat;
• dallon lokucionet lidhëzore dhe përcakton se si janë formuar ato.
Lidhëza
• Lidhëzat bashkërenditëse dhe lidhëzat nënrenditëse.
• Lokucionet lidhëzore.
Nxënësi:
• përcakton llojin e lidhëzave bashkërenditëse dhe lidhëzave nënrenditëse;
• përdor drejt në fjali lidhëzat;
• dallon lokucionet lidhëzore dhe përcakton se si janë formuar ato.
Fjalëformimi
• Mënyrat e formimit të fjalëve:
o Prejardhja, kompozimi, përngjitja.
o Nyjëzimi dhe konversioni.
• Mënyrat e përziera të formimit të fjalëve.
Nxënësi:
• përcakton mënyrat e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe;
• dallon kur një fjalë është me prejardhje parashtesore, me prejardhje prapashtesore, me prejardhje parashtesore dhe prapashtesore dhe me prejardhje pa ndajshtesë, si dhe argumenton përgjigjen e tij;
• formon fjalë të prejardhura (me parashtesë, me prapashtesë, me parashtesë dhe prapashtesë, pa ndajshtesë) me një temë të dhënë;
• dallon fjalët e prejardhura (p.sh.: parathënie, prapaskenë, parashkollor etj.) nga fjalët që janë formuar me mënyrat e tjera të fjalëformimit;
• dallon kur një fjalë është e përbërë dhe argumenton përgjigjen e tij;
• përcakton kur një kompozitë është këpujore dhe kur është përcaktore;
• përcakton dallimet mes kompozitave këpujore dhe kompozitave përcaktore;
• përcakton dallimet mes kompozitave të zakonshme dhe shkurtesave;
• shkruan drejt shkurtesat;
• dallon kur një fjalë është formuar me përngjitje dhe argumenton përgjigjen e tij;
• dallon fjalët e përngjitura nga fjalët e përbëra;
• dallon fjalët që janë formuar me nyjëzim;
• përcakton se cilat pjesë të ligjëratës (klasa fjalësh) formohen me nyjëzim;
• dallon kur një fjalë është formuar me nyjëzim;
• përcakton se cilat pjesë të pandryshueshme të ligjëratës formohen me konversion;
• përcakton se cilat pjesë të ndryshueshme të ligjëratës formohen me konversion;
• dallon fjalët që janë formuar me përngjitje dhe prapashtesim, me kompozim dhe prapashtesim, me nyjëzim dhe prapashtesim etj.;
• formon fjalë të reja duke përdorur mënyrat e formimit të fjalëve.
Sintaksë
• Gjymtyrët e dyta.
• Kundrinori, llojet (kundrinori i drejtë, kundrinori i zhdrejtë me ose pa parafjalë).
• Rrethanori, llojet (rrethanori i vendit, i kohës, i shkakut, i qëllimit, i mënyrës etj.).
• Përcaktori, llojet (përcaktori me përshtatje, përcaktori me drejtim, përcaktori me bashkim, ndajshtimi).
• Përcaktori kallëzuesor (përcaktori kallëzuesor i shprehur me emër, me përemër, me mbiemër, me formë foljore të pashtjelluar etj.).
• Gjymtyrët homogjene. Përshtatja e mbiemrit ose e përemrit që përcakton një varg gjymtyrësh homogjene. Përdorimi i nyjave, i parafjalëve, i pjesëzave para gjymtyrëve homogjene. Përdorimi i foljeve ndihmëse në kallëzuesit foljorë homogjenë.
• Gjymtyrët e veçuara.
• Fjalia e thjeshtë dhe fjalia e përbërë.
• Fjalia e përbërë me bashkërenditje dhe fjalia e përbërë me nënrenditje.
• Fjalitë e ndërmjetme.
Nxënësi:
• përcakton gjymtyrët e dyta në një fjali dhe argumenton përgjigjen e tij;
• dallon kundrinorin dhe përcakton llojin e tij;
• tregon se me çfarë është shprehur kundrinori;
• ndërton fjali me kundrinorë të llojeve të ndryshme;
• dallon rrethanorin dhe përcakton llojin e tij;
• përcakton se me çfarë është shprehur rrethanori;
• ndërton fjali me rrethanorë të llojeve të ndryshme;
• dallon përcaktorin dhe përcakton llojin e tij;
• tregon se me çfarë është shprehur përcaktori;
• formon fjali me përcaktorë të llojeve të ndryshme;
• krahason përcaktorin me gjymtyrët e tjera të fjalisë;
• dallon përcaktorin kallëzuesor dhe përcakton se me çfarë është shprehur;
• ndërton fjali me përcaktor kallëzuesor;
• dallon gjymtyrët homogjene në fjali;
• dallon dhe përdor përsëritjen ose jo të nyjave të përparme, të parafjalëve dhe të pjesëzave para gjymtyrëve homogjene;
• përdor drejt mbiemrat ose përemrat që përcaktojnë një varg gjymtyrësh homogjene;
• përdor drejt foljet ndihmëse në kallëzuesit foljorë homogjenë;
• dallon dhe përdor në fjali gjymtyrët e veçuara;
• përcakton tiparet e fjalisë së thjeshtë dhe ato të fjalisë së përbërë;
• analizon tiparet e përbashkëta dhe tiparet të veçanta mes fjalisë së thjeshtë dhe fjalisë së përbërë;
• dallon marrëdhëniet kuptimore dhe lidhjet sintaksore që realizohen në fjalinë e thjeshtë dhe në fjalinë e përbërë;
• dallon llojin e fjalive me bashkërenditje;
• ndërton fjali të përbëra me bashkërenditje këpujore, kundërshtore, veçuese, përmbyllëse dhe shkakore-motivuese;
• dallon llojet e fjalive të përbëra me nënrenditje;
• ndërton fjali të përbëra me nënrenditje;
• analizon fjalitë e përbëra me shumë pjesë;
• veçon mjetet lidhëse (lidhëzat dhe fjalët lidhëse) në fjalitë e përbëra;
• ndërton skemat e fjalive të përbëra me shumë pjesë;
• ndërton një fjali të përbërë në bazë të një skeme të dhënë;
• përshtat në kohë dhe në mënyrë foljet (kallëzuesit) në pjesët e fjalisë së përbërë;
• përdor drejt shenjat e pikësimit te fjalitë e përbëra;
• analizon fjalitë e ndërmjetme.
Leksikologji
• Ligjërimet në gjuhën shqipe (ligjërimi i thjeshtë, ligjërimi bisedor dhe ligjërimi libror).
• Stilet funksionale në gjuhën shqipe: stili i letërsisë artistike, stili politiko-shoqëror, stili shkencor-teknik, stili juridik- administrativ.
Nxënësi:
• përcakton llojet e ligjërimeve në gjuhën shqipe;
• analizon tiparet e ligjërimit të thjeshtë, të ligjërimit bisedor dhe të ligjërimit libror;
• krahason ligjërimin bisedor me ligjërimin e thjeshtë;
• dallon llojin e ligjërimit në një tekst;
• ndërton tekste të shkurtra të cilat kanë tiparet e ligjërimit të thjeshtë, të ligjërimit libror ose të ligjërimit libror;
• përcakton kuptimin e termit “stil funksional”;
• përcakton se cilit stil i përket një tekst;
• analizon elementet kryesore të secilit stil;
• krahason stilet me njëri-tjetrin;
• harton tekste të shkurtra që u përkasin stileve të ndryshme (stili i letërsisë artistike, stili politiko-shoqëror, stili shkencor-teknik, stili juridik-administrativ).
Drejtshkrim dhe pikësim
• Shkrimi i disa trajtave të shumësit të emrave dhe mbiemrave.
• Përdorimi i nyjës së përparme, përshtatja dhe ndryshimet që ajo pëson në strukturat sintaksore.
• Shkrimi i fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes.
• Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe i ligjëratës së zhdrejtë.
• Përdorimi i shenjave të pikësimit (presja, pikëpresja, dy pikat, tri pikat, thonjëzat).
• Përdorimi i presjes te fjalitë e përbëra dhe te fjalitë e ndërmjetme, si dhe i shenjave të tjera të pikësimit te fjalitë e ndërkallura.
Nxënësi:
• shkruan dhe përdor drejt emrat dhe mbiemrat në numrin shumës;
• shkruan dhe përdor drejt nyjën e përparme para emrave dhe mbiemrave;
• i përdor saktë fjalët që shkruhen njësh, ndaras ose me vizë në mes;
• shkruan saktë ligjëratën e drejtë dhe ligjëratën e zhdrejtë;
• kthen një ligjëratë të drejtë në ligjëratë të zhdrejtë dhe anasjellas;
• shkruan dhe përdor drejt shenjat e pikësimit (presja, pikëpresja, dy pikat);
• përdor drejt shenjat e pikësimit (tri pikat dhe thonjëzat);
• përdor drejt presjen te fjalitë e ndërmjetme dhe shenjat e pikësimit në fjalitë e ndërkallura.
Kompetenca: Analiza dhe interpretimi i teksteve të gjinive dhe llojeve të ndryshme letrare
Njohuritë
Letërsia dhe gjinitë letrare
• Karakteri historik i gjinive letrare.
• Veçoritë e llojeve të gjinisë epike, si: poema epike, miti, legjenda, përralla, tregimi, novela, romani.
• Veçoritë e llojeve të gjinisë lirike, si: elegjia, himni, soneti, lirika moderne etj.
• Veçoritë e llojeve të gjinisë dramatike, si: tragjedia, komedia, drama.
Figurat stilistike
• Figurat e kuptimit: krahasimi, personifikimi, antiteza, kontrasti, hiperbola, simboli, paralelizmi figurativ.
• Figurat e shqiptimit poetik: pyetja retorike, pasthirrma, apostrofa, epanastrofa, aliteracioni.
• Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve: metafora, metonimia, sinekdoka, sarkazma, alegoria.
• Figurat e sintaksës poetike: anasjella (inversioni), enumeracioni, shkallëzimi.
Elementet e tekstit letrar
• Fabula dhe subjekti.
• Tema dhe motivet.
• Rrëfimtari, autori dhe lexuesi.
• Format e rrëfimit.
• Sistemi i personazheve. Marrëdhëniet kryesore mes personazheve.
• Mjedisi, koha dhe atmosfera.
• Stili. Gjuha e një vepre letrare.
• Ritmi dhe vargu (edhe vargu i lirë). Rima dhe llojet e saj.
• Strofa, funksioni dhe llojet e saj.
Elementet e tekstit letrar
a) Fabula dhe subjekti
Nxënësi:
• rrëfen dhe analizon subjektin duke e ilustruar me detaje dhe shembuj nga teksti ose fragmenti;
• përcakton dhe analizon fabulën e një teksti;
• bën dallimin mes fabulës dhe subjektit;
• analizon ngjarjet kryesore të një teksti;
• dallon ngjarjet që shënojnë hyrjen, pikën e lidhjes, zhvillimin, pikën kulmore, zgjidhjen, si dhe shpjegon funksionin dhe rëndësinë e tyre;
• dallon konfliktin/konfliktet dhe shpjegon mënyrën se si zgjidhen ato në vepër;
• analizon marrëdhëniet mes skenave të veçanta (skena, episode, pamje) dhe tekstit si i tërë;
• përshkruan strukturën narrative në një tekst dhe jep argumentet e tij rreth përzgjedhjes së saj nga autori.
b) Personazhet
Nxënësi:
• analizon dhe vlerëson personazhet duke u bazuar në përshkrimet e autorit dhe në mendimet, fjalët, veprimet, bindjet e tij;
• analizon se si ndryshon ose zhvillohet një personazh;
• evidenton ngjashmëritë dhe dallimet mes personazheve (karakteri, sjelljet etj.);
• analizon marrëdhëniet mes personazheve, si p.sh., ndikimi që ka një personazh te një personazh tjetër;
• dallon llojet e personazheve (reale, historike, të trilluara, mitologjike, të jashtëzakonshme, kryesore, dytësore);
• shpreh dhe argumenton pëlqimet e tij për një personazh;
• interpreton simbolikën e një personazhi (nëse ka të tillë);
• analizon marrëdhëniet njerëzore dhe sjelljet e njeriut përmes studimit të personazheve.
c) Mjedisi, koha dhe atmosfera
Nxënësi:
• përshkruan dhe analizon mjedisin dhe kohën në një vepër letrare;
• veçon mjetet artistike që përdor autori për të dhënë mjedisin dhe kohën;
• përshkruan ndikimin e tij emocional dhe psikologjik nga leximi i një vepre letrare;
• analizon gjendjen emocionale që krijohet nga mjedisi, koha apo rrethanat e një teksti.
d) Tematika
Nxënësi:
• dallon temën dhe motivet e një teksti;
• analizon dhe shpjegon mënyrën që zgjedh autori për të shtjelluar një temë ose një motiv të caktuar;
• demonstron vetëdije në lidhje me faktin që zhvillimi i një teme (ose motivi) nga një shkrimtar zbulon një pamje ose një aspekt të veçantë të jetës.
e) Stili dhe gjuha
Nxënësi:
• veçon tiparet e stilit dhe analizon e shpjegon se si ndikojnë ato te lexuesi dhe në tekst;
• analizon dhe vlerëson gjuhën e figurshme;
• vlerëson cilësitë estetike të gjuhës së një teksti.
Konteksti historik, kulturor, ekonomik, politik, shoqëror
Nxënësi:
• gjykon rreth kontekstit historik, kulturor, ekonomik, politik, shoqëror në të cilin është shkruar një tekst;
• shpjegon se si konteksti ndikon në vepër.
Lidhja mes tekstit dhe lexuesit
Nxënësi:
• tregon se si përvojat personale, vlerat, besimet e tij mund të ndikojnë në mënyrën se si ai e kupton dhe e interpreton një tekst;
• tregon se si një tekst e informon lexuesin rreth natyrës njerëzore.
Reflektimi ndaj tekstit
Nxënësi:
• formulon mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tij rreth tekstit, duke e lidhur atë me njohuritë e mëparshme;
• reflekton në mënyrë kritike përmes analizave, interpretimit, vlerësimit, krahasimit dhe sintezës së tekstit.
Ndërtimi dhe komunikimi i argumenteve
Nxënësi:
• mbron idetë e tij duke i ilustruar me detaje dhe me shembuj nga teksti;
• organizon qartë, saktë dhe në mënyrë logjike mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tij (me gojë dhe me shkrim).
Kompetenca: Vlerësimi i letërsisë shqipe dhe asaj botërore në periudha të ndryshme letrare dhe historike
Cikli i Kreshnikëve
• Cikli i Kreshnikëve, si pjesa më e rëndësishme e epikës shqiptare.
• Rëndësia e Ciklit të Kreshnikëve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.
• Vlerat artistike të Ciklit të Kreshnikëve.
Nxënësi:
• vlerëson rëndësinë e Ciklit të Kreshnikëve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve;
• interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ciklit të Kreshnikëve.
Homeri
• Iliada.
• Rëndësia e Homerit në letërsinë e mëvonshme.
Nxënësi:
• vlerëson rëndësinë e Homerit në letërsinë e mëvonshme;
• interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të poemës “Iliada”
Eskili
• Prometeu i mbërthyer.
• Tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit.
Nxënësi:
• interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të tragjedisë “Prometeu i mbërthyer”;
• analizon tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit.
Aligeri
• Ferri.
• Rëndësia e kësaj vepre.
Nxënësi:
• interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ferrit;
• analizon vlerat, strukturën, filozofinë dhe rëndësinë e “Ferrit”.
Shekspir
• Hamleti.
• Rëndësia e Shekspirit në letërsinë botërore.
Nxënësi:
• interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të veprës “Hamleti”;
• vlerëson rëndësinë e krijimtarisë së Shekspirit në letërsinë botërore.
Gëte
• Fausti.
• Rëndësia e Gëtes në historinë shpirtërore dhe letrare të Gjermanisë dhe të Europës.
Nxënësi:
• vlerëson rëndësinë që ka krijimtaria e Gëtes në letërsinë gjermane dhe më gjerë;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson tragjedinë “Fausti”.
Hygo
• Katedralja e Parisit.
• Hygoi si prijës i romantizmit.
Nxënësi:
• vlerëson rolin e Hygoit në letërsinë romantike dhe në letërsinë e mëvonshme franceze;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Katedralja e Parisit”.
De Rada
• Këngët e Milosaos.
• Roli dhe rëndësia e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes.
Nxënësi:
• vlerëson rolin dhe rëndësinë e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson poemën “Këngët e Milosaos”;
• dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e De Radës.
N. Frashëri
• Lulet e verës.
• Naim Frashëri, figura më përfaqësuese e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kontributi i tij në çështjen kombëtare, si dhe në gjuhën e në letërsinë shqipe.
Nxënësi:
• vlerëson kontributin e Naim Frashërit në çështjen kombëtare dhe në lëvrimin e gjuhës shqipe;
• dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e Naim Frashërit;
• interpreton, analizon dhe vlerëson poezitë e vëllimit poetik “Lulet e verës”.
Balzak
• Xha Gorio.
• Rëndësia e veprës së Balzakut në epokën e prozës realiste.
Nxënësi:
• analizon dhe vlerëson rëndësinë e veprës së Balzakut në letërsinë franceze dhe më gjerë;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson “Xha Gorio”;
• identifikon karakteristikat e personazhit realist në këtë roman.
Franc Kafka
• Metamorfoza
• Faktorët objektivë historikë që ndikuan në veprën e Kafkës.
• Qëndrimi i Kafkës ndaj vetmisë, zhgënjimit, tjetërsimit njerëzor, vdekjes.
• Veçoritë kryesore të krijimtarisë së Kafkës. Stili i Kafkës.
Nxënësi:
• analizon faktorët objektivë historikë që ndikuan në veprën e Kafkës;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson novelën “Metamorfoza”.
Lasgush Poradeci
• Ylli i zemrës,
• Poeti modern i shqipes.
• Vendlindja dhe dashuria në jetën e Poradecit.
• Mbështetja në trashëgiminë poetike të Naimit dhe në letërsinë moderne të Europës.
Nxënësi:
• analizon risitë dhe origjinalitetin që solli Poradeci në poezinë shqipe;
• analizon motivet kryesore të poezisë së Poradecit;
• veçon dhe gjykon ndikimet që pati Poradeci nga krijimtaria e Naim Frashërit dhe nga poezia moderne e Evropës;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Ylli i zemrës”.
Migjeni
• Novelat e qytetit të veriut.
• Vargjet e lira.
• Fryma e re që solli Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputja nga tradita, temat e ndaluara, vargu i lirë, shembja e kulteve politike, fetare etj.
• Njeriu në letërsinë e Migjenit (jeta në situata ekzistenciale).
Nxënësi:
• vlerëson frymën e re që sjell Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputjen nga letërsia pararendëse, trajtimin e temave tabu, vargu i lirë etj.;
• portretizon njeriun në krijimtarinë e Migjenit, duke e krahasuar edhe me krijimtarinë e letërsisë së mëparshme, por edhe me letërsinë e kohës së tij;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin në prozë “Novelat e qytetit të veriut”;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Vargjet e lira”.
Dritëro Agolli
• Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo.
• Risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe.
Nxënësi:
• analizon risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.
Ismail Kadare
• Pallati i ëndrrave.
• Vendi që zë Kadare në letërsinë shqipe.
• Bota shqiptare në veprën e Kadaresë.
Nxënësi:
• veçon dhe analizon risitë që sjell Kadare në letërsinë shqipe;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Pallati i ëndrrave”.
Azem Shkreli
• Lirikë me shi
• Risitë që solli Shkreli në letërsinë shqipe.
• Tiparet e poezisë së Shkrelit.
Nxënësi:
• analizon dhe vlerëson risitë që solli Shkreli në poezinë shqipe;
• përcakton tiparet e poezisë së Shkrelit, si dendësia e mendimit, mjeshtëria e vargut dhe frazës poetike, çlirimi i unit lirik etj.;
• interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Lirikë me shi”.
-
113 10 01 Hyrje ne Letersine e Matures Periudhat, Autoret, VepratPamje paraprake 9:40
Mësuese Migena Shyti Kapllani
-
213 10 02 Letërsia dhe gjinitë letrarePamje paraprake 20:41
Mësuese Marsela Neni
-
313 10 03 Ndarja e letërsisë sipas gjinive dhe llojevePamje paraprake 10:02
Mësuese Migena Shyti Kapllani
-
413 10 04 Elementet kryesore të tekstit letrarPamje paraprake 16:14
Mësuese Oriana Osmani
-
513 10 05 Njësite e kuptimshme te tekstit letrarPamje paraprake 10:48
Mësuese Marsela Neni
-
613 10 06 Autori dhe rrefimtariPamje paraprake 10:15
Mësuese Oriana Osmani
-
713 10 07 Subjekti dhe FabulaPamje paraprake 10:37
Mësuese Oriana Osmani
-
813 10 08 Koha letrare dhe koha e LigjerimitPamje paraprake 5:58
Mësuese Oriana Osmani
-
913 10 09 Personazhi, Sistemi i personazhevePamje paraprake 6:27
Mësuese Oriana Osmani
-
1013 10 10 Leximi i tekstit letrarPamje paraprake 5:09
Mësuese Oriana Osmani
-
1113 10 11 Konteksti historiko-letrarPamje paraprake 5:50
Mësuese Oriana Osmani
-
1213 10 12 Figurat stilistikePamje paraprake 24:40
Mësuese Oriana Osmani
-
1313 10 12.1 Figurat e kuptimit. Figurat e shqiptimit poetikPamje paraprake 42:27
Mësuese Oriana Osmani
-
1413 10 13 Përsëritje për provimin kombëtar të arsimit bazë. Figurat kryesore letrarePamje paraprake 20:46
Mësuese Albana Panolli
-
1513 10 14 Epika popullore Eposi i KreshnikëvePamje paraprake 13:40
Mësuese Migena Shyti Kapllani
-
1613 10 15 Cikli i Kreshnikëve dhe origjinaliteti i tijPamje paraprake 8:45
-
1713 10 16 Analizë e eposit “Cikli i Kreshnikëve”. Studim teksti nga "Cikli i Kreshnikëve".Pamje paraprake 42:27
Mësuese Oriana Osmani
-
1813 10 17 Fuqia e Mujit - Pjesa 1Pamje paraprake 8:00
-
1913 10 18 Fuqia e Mujit - Pjesa 2Pamje paraprake 4:15
-
2013 10 19 Fuqia e Mujit - Pjesa 3Pamje paraprake 7:10
-
2113 10 20 Fuqia e Mujit - Pjesa 4Pamje paraprake 4:54
-
2213 10 21 Fuqia e Mujit - Pjesa 5Pamje paraprake 4:50
-
2313 10 22 Gjergj Elez Alia - Pjesa 1Pamje paraprake 3:34
-
2413 10 23 Gjergj Elez Alia - Pjesa 2Pamje paraprake 8:08
-
2513 10 24 Gjergj Elez Alija - Pjesa 3Pamje paraprake 3:13
-
2613 10 25 Gjergj Elez Alija - Pjesa 4Pamje paraprake 9:23
-
2713 10 26 Gjergj Elez Alija - Pjesa 5Pamje paraprake 5:36
-
2813 10 27 Gjergj Elez Alija - Pjesa 6Pamje paraprake 7:20
-
2913 10 28 Gjergj Elez Alija - Pjesa 7Pamje paraprake 6:07
-
3013 10 29 Gjergj Elez Alija - Pjesa 8Pamje paraprake 9:22
-
3313 10 32 Jeta dhe krijmtaria e Eskilit. Analizë e tragjedisë “Prometeu i mbërthyer”Pamje paraprake 36:57
Mësuese Oriana Osmani
-
3413 10 33 Studim teksti nga tragjedia "Prometeu i mbërthyer"Pamje paraprake 16:36
Mësuese Oriana Osmani
-
3513 10 34 Përsëritje për Maturën Shtetërore “Prometeu i Mbërthyer”. - Studim teksti: “Ferri”Pamje paraprake 32:55
Mësuese Oriana Osmani
-
3813 10 36 Shekspiri, pasqyrë e kohës së vet. Krijimtaria. Analizë: “Hamleti”.Pamje paraprake 27:03
Mësuese Oriana Osmani
-
3913 10 37 Analiza e tragjedisë "Hamleti"Pamje paraprake 29:42
Mësuese Oriana Osmani
-
4013 10 38 Përsëritje - Shekspir “Hamleti”Pamje paraprake 22:04
Mësuese Oriana Osmani
-
4113 10 39 Studim teksti: “Hamleti”Pamje paraprake 24:40
Mësuese Oriana Osmani
-
4213 10 40 Shekspir Tragjedia HamletiPamje paraprake 21:29
Mësues Denis Zavalani
-
4313 10 41 Shekspiri dhe HamletiPamje paraprake 43:20
Mësuese Migena Shyti Kapllani
-
4413 10 42 Ju tregoj HamletinPamje paraprake 43:53
Mësues Denis Zavalani
-
4513 10 43 Lëvizja "Stuhi dhe vrull". Jeta dhe krijimtaria letrare e Gëtes.Pamje paraprake 24:17
Mësuese Oriana Osmani
-
4613 10 44 Analizë e tragjedisë "Fausti"Pamje paraprake 27:09
Mësuese Oriana Osmani
-
4713 10 45 Studim teksti nga tragjedia FaustiPamje paraprake 24:17
Mësuese Oriana Osmani
-
4813 10 46 Përsëritje për Maturën Shtetërore: Vepra “Fausti” nga Johan Volfgang GëtePamje paraprake 26:08
Mësuese Oriana Osmani
-
4913 10 47 "Fausti" Gëte LEXIM I KOMENTUAR nga Rita Petro (PJESA I)Pamje paraprake 32:49
Mësuese Rita Petro
-
5013 10 48 "Fausti" Gëte LEXIM I KOMENTUAR nga Rita Petro (PJESA II)Pamje paraprake 30:10
Mësuese Rita Petro
-
5113 10 49 Viktor Hygo PrezantimPamje paraprake 12:21
Mësues Denis Zavalani
-
5213 10 50 Viktor Hygo, si prijës i romantizmit Krijimtaria e Hygoit si poet, prozatorPamje paraprake 38:08
Mësuese Oriana Osmani
-
5313 10 51 Analizë e romanit "Katedralja e Parisit"Pamje paraprake 38:08
Mësuese Oriana Osmani
-
5413 10 52 Studim teksti nga romani ''Katedralja e Parisit''Pamje paraprake 19:15
Mësuese Oriana Osmani
-
5513 10 53 Pergatitje per Provimet e Matures Lenda Gjuhe e Letersi Jeronim De Rada Kenget e MilosaosPamje paraprake 43:58
Mësuese Migena Shyti Kapllani
-
5613 10 54 Romantizmi arbëresh. Jeronim de Rada, jeta dhe krijimtaria letrarePamje paraprake 14:08
Mësuese Oriana Osmani
-
5713 10 55 Analizë dhe studim teksti: “Këngët e Milosaos” nga Jeronim De RadaPamje paraprake 32:24
Mësuese Oriana Osmani
-
5813 10 56 Analizë e poemës “Këngët e Milosaos”Pamje paraprake 33:59
Mësuese Oriana Osmani
-
5913 10 57 Studim teksti nga poema "Këngët e Milosaos"Pamje paraprake 12:00
Mësuese Oriana Osmani
-
6013 10 58 Romantizmi arbëresh. Jeronim de Rada, jeta dhe krijimtaria letrare.Pamje paraprake 14:08
Mësuese Oriana Osmani
-
6113 10 59 Studim teksti nga poema "Këngët e Milosaos"Pamje paraprake 16:17
Mësuese Oriana Osmani
-
6413 10 62 Balzak. Rëndësia e veprës së Balzakut në epokën e prozës realistePamje paraprake 12:20
Mësuese Oriana Osmani
-
6513 10 63 Analizë Xha GorioPamje paraprake 14:15
Mësuese Oriana Osmani
-
6613 10 64 Studim teksi nga romani "Xha Gorioi"Pamje paraprake 19:21
Mësuese Oriana Osmani
-
6713 10 65 "Xha Gorioi" Honoré de Balzac - Nga Rita PetroPamje paraprake 33:54
Mësuese Rita Petro
-
6813 10 66 Jeta dhe vepra e Franc KafkësPamje paraprake 8:54
-
6913 10 67 Kafka Personaliteti i tij krijues. Analizë e romanit "Metamorfoza".Pamje paraprake 30:13
Mësuese Oriana Osmani
-
7013 10 68 Studim teksti nga “Metamorfoza" Franz KafkaPamje paraprake 22:59
Mësuese Oriana Osmani
-
7113 10 69 Studim teksti nga "Metamorfoza" Franz KafkaPamje paraprake 22:59
Mësuese Oriana Osmani
-
7213 10 70 Analizë Metamorfoza Franz KafkaPamje paraprake 10:52
-
7313 10 71 Fragment Zgjimi Metamorfoza Franz KafkaPamje paraprake 6:17
-
7413 10 72 Jeta dhe vepra e Lasgush PoradecitPamje paraprake 12:24
-
7513 10 73 Lasgush Poradeci, poeti modern i letërsisë shqipePamje paraprake 31:13
Mësuese Oriana Osmani
-
7613 10 74 Analizë Ylli i zemrës Lasgush PoradeciPamje paraprake 9:33
-
7713 10 75 Lasgush Poradeci ,analizë e vëllimit poetik "Ylli i zemrës"Pamje paraprake 29:48
Mësuese Gresilda Gjoka
-
7813 10 76 Studim teksti nga vëllimi poetik "Ylli i zemrës"Pamje paraprake 15:40
Mësuese Oriana Osmani
-
7913 10 77 "Ylli i zemrës" Lasgush Poradeci LEXIM I KOMENTUAR nga Rita PetroPamje paraprake 34:31
Mësuese Rita Petro
-
8013 10 78 Jeta dhe vepra e Migjenit Analizë Vargjet e liraPamje paraprake 10:38
-
8113 10 79 Migjeni: poeti vullkanik i letërsisë shqipe.Analizë e vëllimit poetik “Vargjet e lira”Pamje paraprake 30:05
Mësuese Oriana Osmani
-
8213 10 80 Studim teksti nga vëllimi poetik "Vargjet e lira"Pamje paraprake 12:07
Mësuese Oriana Osmani
-
8313 10 81 "Vargje të lira" Migjeni LEXIM I KOMENTUAR nga Rita PetroPamje paraprake 40:17
Mësuese Rita Petro
-
8413 10 82 Analizë "Novelat e qytetit të veriut", MigjeniPamje paraprake 28:57
Mësuese Oriana Osmani
-
8513 10 83 Studim teksti: "Novelat e qytetit të veriut"Pamje paraprake 21:57
Mësuese Oriana Osmani
-
8613 10 84 Proza e Migjenit Analizë Novelat e qytetit të VeriutPamje paraprake 13:13
-
8713 10 85 Koment Studenti në shtëpi MigjeniPamje paraprake 6:44
-
8813 10 86 Koment Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun MigjeniPamje paraprake 5:19
-
8913 10 87 Koment Vetmia MigjeniPamje paraprake 5:31
-
9013 10 88 Jeta dhe vepra e Dritëro AgollitPamje paraprake 5:44
-
9113 10 89 Veçori të prozës së Agollit Analizë Shkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloPamje paraprake 13:19
-
9213 10 90 Analizë e romanit "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo"Pamje paraprake 12:54
Mësuese Oriana Osmani
-
9313 10 91 Studim teksti nga romani "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo"Pamje paraprake 17:23
Mësuese Oriana Osmani
-
9413 10 92 Studim teksti nga romani "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo"Pamje paraprake 18:18
Mësuese Oriana Osmani
-
9513 10 93 Poezia e Dritero Agollit dhe mbeshtetja ne poezine popullorePamje paraprake 5:04
-
9613 10 94 Veçori të poezisë së Dritëro AgollitPamje paraprake 6:45
-
9713 10 95 Fragment Shoku Zylo pret rapsodëtPamje paraprake 5:56
-
9813 10 96 Jeta dhe vepra e Ismail KadaresëPamje paraprake 14:52
-
9913 10 97 Ismail Kadare: ambasadori i letrave shqipe. Studim teksti i një poeziePamje paraprake 18:00
Mësuese Oriana Osmani
-
10013 10 98 Studim teksti nga romani "Pallati i ëndrrave"Pamje paraprake 20:37
Mësuese Oriana Osmani
-
10113 10 99 Analize Pallati i EndrravePamje paraprake 12:19
-
10213 10 100 Analizë romani Pallati i ëndrravePamje paraprake 13:41
-
10313 10 101 Analizë " Pallati i ëndrrave" , KadarePamje paraprake 18:32
Mësuese Gresilda Gjoka
-
10413 10 102 Studim teksti Bote e cngjyrosur Pallati I Enderrave Ismail KadarePamje paraprake 10:48
-
10513 10 103 Jeta dhe vepra e Azem ShkrelitPamje paraprake 11:34
-
10613 10 104 Analizë e vëllimit Lirikë me shi Azem ShkreliPamje paraprake 10:07
-
10713 10 105 "Lirikë me shi”, Azem ShkreliPamje paraprake 20:47
Mësuese Oriana Osmani
-
10813 10 106 Azem Shkreli analize Lirike me ShiPamje paraprake 21:58
Mësuese Ermira Ymeraj
-
10913 10 107 Analizë Lirikë me shi A ShkreliPamje paraprake 12:56
Mësuese Eglantina Korça
-
11013 10 108 Teza e Maturës Letërsi 2023 e komentuar - Pjesa 1Pamje paraprake 7:28
-
11113 10 109 Teza e Maturës Letërsi 2023 e komentuar - Pjesa 2Pamje paraprake 8:13
-
11213 10 110 Teza e Maturës Letërsi 2023 e komentuar - Pjesa 3Pamje paraprake 8:02
-
11313 10 111 Teza e Maturës Letërsi 2023 e komentuar - Pjesa 4Pamje paraprake 8:04
-
11413 10 112 Teza e Maturës Letërsi 2023 e komentuar - Pjesa 5Pamje paraprake 10:27
-
11513 10 113 Teza e Maturës Letërsi 2023 e komentuar - Pjesa 6Pamje paraprake 15:21
-
11613 10 114 Teza e Maturës Letërsi 2021 e komentuar - Pjesa 1Pamje paraprake 6:23
-
11713 10 115 Teza e Maturës Letërsi 2021 e komentuar - Pjesa 2Pamje paraprake 5:33
-
11813 10 116 Teza e Maturës Letërsi 2021 e komentuar - Pjesa 3Pamje paraprake 6:33
-
11913 10 117 Teza e Maturës Letërsi 2021 e komentuar - Pjesa 4Pamje paraprake 6:17
-
12013 10 118 Teza e Maturës Letërsi 2021 e komentuar - Pjesa 5Pamje paraprake 5:10
-
12113 10 119 Teza e Maturës Letërsi 2021 e komentuar - Pjesa 6Pamje paraprake 5:37
-
12213 10 120 Teza e Maturës Letërsi 2021 e komentuar - Pjesa 7Pamje paraprake 4:16
-
12313 10 121 Teza e Maturës Letërsi 2021 e komentuar - Pjesa 8Pamje paraprake 6:23
-
12413 10 122 Teza e Maturës Letërsi 2021 e komentuar - Pjesa 9Pamje paraprake 7:52